Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot
realizoi takim me sekretarin shtetëror për punë të jashtme dhe evropiane të Republikës së Sllovakisë, Ivan Korçok.
Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi të veçantë për mundësinë për realizimin e takimit me një përfaqësues të vendit me të cilin Republika e Maqedonisë ka marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera dhe shumëvjeçare, në më shumë nivele. Në nivelin parlamentar, Parlamenti i Republikës së Sllovakisë e ndau përvojën gjatë formimit të Institutit Parlamentar në Kuvendin e Maqedonisë.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, me ç’rast kryetari i Kuvendit e informoi mysafirin për qasjen e ndryshme, pozitive ndaj kësaj çështjeje, veçanërisht nëpërmjet përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët dhe fillimin e reformave që janë të domosdoshme për afrimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe më në fund, anëtarësimin e plotfuqishëm në aleancën euroatlantike.
Sekretari shtetëror për punë të jashtme dhe evropiane të Sllovakisë, Ivan Korçok, i theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe trendët pozitivë të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet investimeve sllovake në Republikën e Maqedonisë.
Gjithashtu, Republika e Sllovakisë do e përforcojë përkrahjen për Republikën e Maqedonisë në rrugën kah Bashkimi Evropian dhe NATO edhe si iniciator i projektit “Konventi nacional për BE në Republikën e Maqedonisë”, që do të ndihmojë në përmbushjen e kritereve në përputhje me rekomandimet e Pribes dhe planit për reforma të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e shprehu gatishmërinë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të kontribuuar në realizimin e këtij projekti, për arsye se qëllimet e tij janë në përputhje me përcaktimin për parlament të hapur për qytetarët dhe për shoqërinë civile.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit
- Ndodh e papritura: Nis sonte Big Brother VIP Kosova, futen tre banorët e parë – ja ku mund ta ndiqni


