Author: Adijat

AccuWeather ka bërë një parashikim afatgjatë për dimrin e ardhëshëm, duke iu referuar muajve dhjetor, janar dhe shkurt. Accueëeather në faqen e saj ka njoftuar se më 21 nëntor 2017 do të bie bora e parë në Shkup. Gjithsesi që, kjo edhe mund që të ndryshohet, pasi është parashikuar për një kohë pak më të gjatë, por jo rrallë herë edhe ja goditin me një saktësi precize. Në fillim të dimrit, Evropa Veriore dhe pjesë të Evropës Perëndimore do të goditen nga stuhi të forta, të cilat do të sjellin edhe reshje të mëdha, njoftojnë nga AccuWeather. Temperaturat në fillim…

Lexo më Shumë

Niveli i Vardarit në Jegunovc sot është pothuajse për 15 herë më i ulët se zakonisht për nëntorin, në Shkup  niveli i lumit është pothuajse dy herë më i ulët, ndërsa në Veles dhe Demir Kapi është në suaza të normales për këtë muaj , tregojnë të dhënat më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike  (DPHM). Sipas nivelit DPHM, megjithatë, Liqeni i Ohrit është nëntë centimetra nga minimalja e lejuar dhe arriti në 693.19, niveli i Liqenit të Dojranit është për katër herë më i lartë se mesatarja për muajin nëntor, ndërsa Liqeni i Prespës ishte pothuajse në mesataren.

Lexo më Shumë

Raporti i ri për pakicat pa shtetësi në momentin apo në të kaluarën “Kjo është shtëpia jonë: Pakicat pa shtetësi dhe kërkimi i tyre pas nënshtetësisë” do të promovohet sot në Shkup në suaza të fushatës së tretë vjetore të UNHCR për t’i dhënë fund pa-nënshtetësisë, përcjell Fol. Pas promovimit të Raportit do të projektohen edhe dy video klipe të shkurtra të cilat do ta prezantojnë tregimin e personave të pa-dokumentuar në vend. Në prezantim, siç paralajmëruan nga UNHCR, duhet të marrin pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe përfaqësuesi i UNHCR-së Dag Sigurdson të cilët do…

Lexo më Shumë

Blerona Brao, studente e Gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Struga, si dhe anëtare e këshillit inicues të protestave, dje i ka shkruar një letër publike kryeministrit shqiptar Edi Rama  duke i kërkuar që të thotë një fjalë për rastin e Kumanovës, pas dënimeve drakonike të gjykatës maqedonase. Në një intervistë për Albeu.com ajo shprehet se vendimet e Gjykatës së Shkupit për “Lagjen e Trimave” janë politike dhe rraciste. Ajo gjithashtu thekson se kryeministri shqiptar Edi Rama  është i obliguar edhe në Kushtetutën e shtetit shqiptar për të drejtat e shqiptarëve jasht kufijve administrative të Republikës së shqipërisë. Si i gjykoni vendimet e Gjykatës së…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, dje realizoi takim me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, Mirosllav Toman. Kryetari Xhaferi, njofton Shërbimi për informim i Kuvendit, i uroi mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë ambasadorit Toman, me dëshirë për punë të suksesshme dhe të frytshme diplomatike, me ç’rast shprehu shpresë se bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjithashtu, kryetari i Kuvendit shprehu falënderim për përkrahjen e hapur dhe të vazhdueshme të Republikës së Çekisë në procesin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2016, gjithsej në mbarë Maqedoninë policia ka regjistruar 17 vrasje. Kjo shkruhet në përmbledhjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për deliket e përgjakshme në 6 vitet e Maqedonisë, njofton Portalb.mk. Sipas të dhënave, në gjashtë vitet e fundit më së shumti ka pasur vrasje në vitin 2010, gjegjësisht 40, ndërkaq më së paku në vitin 2016. Në vitin 2011, gjithsej janë regjistruar 29 vrasje, në 2012 – 28, në 2013 – 20, në 2014 – 25, ndërkaq në vitin 2015 – 21 vrasje. 46 kryerës të veprës penale “vrasje” janë regjistruar në vitin 2010, ndërkaq më së paku ka pasur…

Lexo më Shumë

Shefat e shtatmadhorive të armatave të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut dhe SHBA (A-5), paradite e filluan konferencën në të cilën po debatohet për zgjerimin e bashkëpunimit mes shteteve të A-5 për integrim të plotë në NATO dhe kontribut për sigurinë e Aleancës. Konferencën e hapi shefi i Shtamadhorisë së ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski. “Me partnerët dhe miqtë tanë janë të vendosur dhe të përkushtuar në Nismën amerikane të adriatikut, dhe jemi të gatshëm t’i ndajmë përvojat dhe perspektivat tona, si dhe ta zgjerojmë bashkëpunimin për integrim të plotë në NATO dhe kontribut për siguri të Aleancës”, tha gjenerali…

Lexo më Shumë

Zhvillimi i një hetimi ndërkombëtarë për rastin “ Lagjja e Trimave” është i mundur, por dilemat janë ngritur për shkak të keqinterpretimeve të bëra në opinion, për mënyrën se si mund të arrihet deri tek ky lloj hetimi. Duke qenë se Maqedonia është shtet sovran, ligjërisht është e pamundur që të vijë prokuroria e një shteti të caktuar dhe të filloje hetimet rreth këtij rasti, por ama mund të kërkohen ekspert të cilët do të asistojnë në rishikimin e provave, shkruan Almakos. Gjithçka do të varet nga komisioni parlamentar i cili pritet të formohet për hetimin e këtij rasti, për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, sot pati takim me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend, Ivan Velikov Petkov. Grubi, siç njoftoi Komisioni për Çështje Evropiane pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në takim theksoi bindjen se mbështetja e Bullgarisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO është e fuqishme dhe në këtë kuptim, para se gjithash, me ndihmën e Sofjes do të mënjanohet rekomandimi i kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, në kornizat e kryesimit të ardhshëm gjashtëmujor të Bullgarisë me BE-në, i cili do të…

Lexo më Shumë

Të dielën, më 12.11.2017, në Vienë të Austrisë do të organizohet protestë kundër vendimit gjyqësor në shkallën e parë për rastin ‘Lagja e Trimave’. Ajo fillon në ora 13, para Amabasadës së Maqedonisë në Vienë. Protesta të tilla janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera, ndërsa këshilli organizativ i përbërë nga disa shoqata dhe familjarë ka nisur organizimin për koordinim të protestave. Protesta kundër vendimit të Gjykatës Supreme në Shkup ka pasur në Tiranë, të dilën kishte në Shkup, të enjten në Pejë dhe Gjilan kurse të premten në Prishtinë. Protestat shpërthyen meqë Gjykata penale dënoj me 746 vite burg…

Lexo më Shumë