Për nesër është lajmëruar grevë e mundshme në pikat kufitare me Greqinë , njofton Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) në një raport mbi gjendjen e rrugëve. LAMM thotë se greva do të fillojë nesër në mëngjes në orën pesë dhe do të zgjasë deri në orën 23 në VP”Dojran” dhe në udhëkryqin “Niki” dhe “Evzoni” nga ora 5:00 ditën e ardhshme.
Author: Adijat
https://www.youtube.com/watch?v=6Zof6H98R8w Drogomishti Madh Nëna e cila jeton e vetme e në varfëri me imazhet e vetëvrasjes të birit të saj.
Një protestë e lajmëruar për të premten në Shkup, kundër dënimeve ndaj pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës nuk do të mbahet. Kjo është bërë me dije përmes një letre publike të Këshillit të protestave, ku jepen detaje lidhur me organizimin e protestave të radhës, por duke qenë në disa qytete dhe qendra shqiptare. Ja letra publike: Ja letra publike: Duke pas parasysh peshën dhe rëndësinë e rastit të Kumanovës 09-10 Maj 2015 dhe vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi1 në Shkup, kërkojm që si trup – Këshilli i këtyre protestave vendosi të formon nënkëshillat e tij me shtrirje edhe në qytetet e tjera duke u koordinuar edhe…
Qeveria dje në seancë solli konkluzion për ndërprerjen e aksionit “Dita e drurit”, ndërsa arsye janë efektet e dobëta nga zbatimi i deritanishëm. Zëdhënësi i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë Mile Boshnjakovsku thekson se në seancë është shqyrtuar informacioni për zbatimin e pyllëzimit dhe se Qeveria e ka angazhuar NP “Pyjet e Maqedonisë” të dorëzojë informacion gjithëpërfshirës për efektet dhe rezultatet nga aksioni në vitet e fundit. “Informacionet e deritanishme para se të sillet vendim janë se në të kaluarën janë mbjellë 35 milionë fidanë, ndërsa përqindja e suksesit ka lëvizur prej 0 deri 15”, tha zëdhënësi. Shtoi se në…
Në mbledhje e djeshme Qeveria solli vendim që Ministria e Punëve të Brendshme të transferojë mjete financiare në vlerë prej 10 milionë denarëve në llogari të shoqatës, me qëllim të pagesës së një rroge të punësuarve dhe për furnizim të repromaterialeve që të vazhdojë puna e fabrikës në këtë kapacitet. “Qeveria konkludoi Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të marrëveshjes me Shoqatën për prodhim të prodhimeve me dedikim të posaçëm ’11 tetori-Eurokompozit’ SHA Prilep, në pronësi shtetërore, ta realizojë Konkludimin nga mbledhja e 32-të e Qeverisë, të mbajtur më 19.10.2017, që i referohej informatës për gjetje të zgjidhjes për…
Qeveria do të ndryshojë Ligjin për nëpunësit administrativë. Ndryshimet e propozuara dhe plotësimet ishin pranuar sot nga Qeveria dhe do të dërgohen në miratim në Kuvend në procedurë të rregullt. Ndryshimet siç arsyetoi zëvendësministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Publike, Aleksandar Bajdovski , kanë të bëjnë me pjesën e punësimit, avancimin e të punësuarit dhe vlerësimin. Në pjesën e punësimit do të hiqet edhe provimi për verifikim dhe testi psikologjik, që siç tha zëvendësministri paraqet vetëm ngarkesë dhe nuk është mjet për punësimin e kuadrove cilësore. Do të hiqet edhe nevoja e parashtrimit të certifikatave ndërkombëtare për njohjen e një…
Energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike nesër nuk do të kenë një pjesë e komunave Qendër, Kisella Vodë, Karposh, Gazi Babë dhe Çuçer-Sandevë. Siç kumtoi QRMK, prej orës 08:30 e deri në 12:30 pa energji do të mbesin konsumatorët një pjese të bulevardit “Aradhat partizane” mes bulevardit “8 Shtatori” dhe rrugën “Franklin Ruzvelt” dhe konsumatorët e rrugëve “Kajro” “Ankara”, “Romë”, “Algjeri”, “Bahar Mois”, “Nju-Delhi”, “Naum Evro”, “Drezden”, “Athinë” dhe “Bagdad” në Karposh, prej orës 09:00 e deri në 15:00 konsumatorët e një pjese të firmave në “Rruga e Kaçainkut” dhe objektet e tjera në afërsi të tyre, si dhe…
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të shqiptohet aktvendimi për rastin “Fortesa 2” në të cilin është akuzuar ish shefi i DSK-së Goran Grujevski dhe gjashtë të punësuar të tjerë në DSK. Në seancën e kaluar në fjalët përmbyllëse, prokurorët nga Prokuroria Speciale Publike kërkuan dënim më të ashpër për Grujevskin, si i akuzuar i parë në këtë rast. Gjykimi për rastin “Fortesa2” filloi në mungesë të të akuzuarit kryesor Goran Grujovski për të cilin gjykata konstatoi se është në arrati. Dëshmuan dëshmitarë dhe të akuzuar dhe u shpalosën fakte që në disa momente publiku nuk mundej t’i ndjekë,…
Biblioteka nacionale dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit” sot dhe nesër do të jetë organizator i Konferencës së gjashtë të drejtorëve të bibliotekave nacionale nga Evropa Juglindore, në të cilën do të marrin pjesë drejtorët e bibliotekave nacionale të Maqedonisë, Kosovës, Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë. Ata do të diskutojnë për mundësitë për shkëmbim të objekteve digjitale, përfshirje e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të Vitit evropian të trashëgimisë kulturore (2018), ndërsa gjithashtu edhe do të shkëmbehen informacione për projekte aktuale dhe të reja. Me këtë rast është përgatitur edhe ekspozitë “Shkrimi si një vepra artizanale: dorëshkrime…
Takim për koordinim dhe harmonizim të aktiviteteve për uljen e ndotjes së ajrit ambiental me kryetarin e Shkupit dhe kryetarët e komunave nga rajoni i Shkupit, do të mbajnë sot ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki dhe zëvendësministri Jani Makraduli. Në takim, siç informojnë nga Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, do të prezantohet gjendja momentale, ingerencat ligjore, planet aktuale, përvojat dhe problemet e deritanishme, si dhe propozim masat dhe drejtimet për definimin që komunikim të ardhshëm dhe veprim të kenë MMJPH, UNDP, Inspektorati Shtetëror për Mjedis të Jetesës dhe Këshilli Inspektues. Në takim,…
Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për furnizime publike, me procedurë të shkurtuar, me të cilin propozohet heqja e Këshillit për furnizime publike, është në rend dite të seancës së sotme të 19-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. “Qëllimi i ndryshimeve është që të largohen procedurat e panevojshme burokratike që çojnë deri në uljen e efikasitetit dhe ekonomizimit të procedurave për ndarjen e marrëveshjeve për furnizime publike dhe e rrezikojnë realizimin e kapitullit të shfrytëzimit racional dhe efikas të mjeteve publike. Gjithashtu, do të tejkalohet mbulimi i panevojshëm i disa kompetencave të Këshillit për furnizime publike me organe dhe…
Ministria e Kulturës sot nga ora 12 në galerinë Stacioni i Vogël do ta organizojë debatin e tretë publik rreth propozim tekstit për strategji në kulturë 2018-2022. Këtë debat publik Ministria e përgatit në bashkëpunim me shoqatat e pavarura Kult-Tranzen dhe Jadro. Pas fjalimeve hyrëse të përfaqësuesve të Ministrisë, grupi i punës dhe shoqatat, do të vijojë diskutim me pyetje dhe sugjerime për projekt-tekstin, e pastaj debati do të vazhdojë në shtatë grupe të ndara sipas veprimtarive. Nga ora 15 do të organizohen edhe info-sesione sipas veprimtarive për aplikuesit e interesuar për Konkursin për Programin vjetor, i cili zgjat deri…

