Në shtator të këtij viti janë lëshuar 222 leje për ndërtim, që është për
25,3 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin 3. 575. 789.000 denarë, që është për 29,7 për qind më pak krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të lëshuara për ndërtimit, 141 (63,5 për qind) janë dedikuar për ndërtime të larta, 18 (8,1 për qind) për ndërtime të ulëta inxhinieri civile dhe 63 (28,4 për qind) për objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 222 objekte, 162 (73 për qind) si investues janë persona fizikë, ndërsa 60 (27 për qind) objekte investues janë subjekte afariste.
Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 665 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 55.192 metra katrorë.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Ndërron jetë Eqrem Kryeziu
- Sulmet e pushtuesve izraelitë në Bregun Perëndimor rriten me 63 për qind
- “Më thonë që i është dhënë visto filanit e fistekut”, Braçe reagon pas mbledhjeve të Ramës në Pogradec: Do i shkoj deri në fund garës për Tiranën dhe do të fitoj
- VMRO-DPMNE: Miliona euro investime në spitale, pajisje dhe projekte të reja shëndetësore
- Nesër ndahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës
- Nikolloski: Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë Thanë, po kërkojmë trasenë adekuate
- Kërkohej në Maqedoni, arrestohet në Ferizaj
- VLEN: Cili prokuror i ka ofruar marrëveshje Grubit


