Author: Adijat

Kryetari i ri i komunës së Gostivarit Arben Taravari, ka postuar një fotografi të familjes së tij të gjerë në facebook. Ata që i njohin thonë se familja Taravari është familje e njohur në Gostivar, me traditë të lakmueshme intelektuale, shkruan Gazeta Lajm. Në këtë familje ka profesorë, mjekë, arkitektë dhe intelektual të profileve tjera.

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet pa ndërprerje në korsi të lagështa. Sipas LAMM intensiteti I trafikut jashta qyteteve është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dalje nga vendi.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët dhe me rreshje të kohëpaskohshme. Rreshje më të fuqishme priten gjatë natës, përkatësisht në pjesën perëndimore të vendit, ku parashihen rreshje mbi 25 litra për metër katror. Në pjesët më të larta malore në veriperëndim të vendit priten rreshje të borës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 3 deri më 10 gradë celsius, ndërsa ajo ditore nga pesë deri në 13 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i njejtë, me vranësira dhe rreshje të kohëpaskohshme dhe me erë të lehtë juglindore. Temperatura më e ulët e mëngjesit…

Lexo më Shumë

Propozim-Ligji për Gjuhën Shqipe rikthehet në Kuvend ditën e hënë. Seanca për sjelljen e Ligjit për Gjuhët është planifikuar që të përfundojë deri të premten. Kryeparlamentari tha se seanca për këtë ligj u ndërpre para fillimit të fushatës parazgjedhorë, me qëllimin e vetëm që të mos ketë keqpërdorim për fushatë, shkruan Almakos. Sipas kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferri, ky ligj do të jetë në rendin kryesor të ditës sw hwnw, nëse nuk vjen propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të qeverisë. “Planifikojnë që ligji i gjuhëve të jetë në Kuvend që nga e hëna, në rast se nuk vjen…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk e përjashton mundësinë që të  hapet hetim ndërkombëtar për rastin “Lagja e Trimave”. Këtë e tha sot në konferencën për mediat i pari i Qeverisë, Zoran Zaev, duke shtuar se qeveria nuk dëshiron që të ketë çështje të paqarta në interes të qytetarëve, shkruan Almakos. “Hap që deri tani është bërë është informimi i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të mendojnë në variantet se si kjo do të realizohej. Ne nuk dëshirojmë që të ketë dilema për punë të paqarta të cilat janë në interes për qytetarët. Besoj se do t’i gjejmë mënyrat me…

Lexo më Shumë

Nën patronazhin e zëvendëskryeministrit të angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika do të shënohet 109-vjetori i Kongresit të Alfabetit. Lika në takimin me gazetarët njoftoi se manifestimet kryesore të shënimit të kësaj date të rëndësishme do të mbahen në Shkup dhe Manastir. Në Shkup do të mbahet akademi solemne për doajenët e arsimit shqip, e cila për herë të parë mbahet me nismë të Qeverisë. Sipas axhendës, njoftoi ai, ngjarja kryesore është në Manastir më 22 nëntor, ku do të mbahet edhe koncert solemn tradicional, ndërsa në vazhdën e këtyre aktiviteteve me 21 nëntor në Manastir do…

Lexo më Shumë

Për herë të parë në Maqedoni do të themelohet ansambli i parë shqiptar i këngëve dhe valleve shqipe për të cilin janë paraparë mjete financiare, ka deklaruar  zëvendëskryeministri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika. “Për herë të parë në këtë proces kemi marrëveshje për themelimin e ansamblit shqiptar të këngëve dhe valleve shqipe për të cilin edhe janë parashikuar mjete financiare për vitin 2018 me çka do të bëjmë konsolidimin dhe funksionimin e këtij ansambli, ka thënë Lika”, njofton Aktuale.mk Sipas tij Programi në gjuhën shqipe TVM 2 do të punojë 24 orë, ndërsa  kanalet e nacionaliteteve do të…

Lexo më Shumë

Të gjitha masat e parapara të pjesës tre nga Plani 3-6-9 deri më tani janë realizuar, ishte konkluduar në takimin e sotëm të grupit ministror të punës, me të cilin kryesoi kryeministri Zoran Zaev. Në takim ishin saktësuar masat dhe reformat në pjesën gjashtë të Planit. Ministrat informuan se është hartuar plani i hollësishëm për aktivitetet dhe masat të cilat duhet të realizohen në periudhën dhjetor-janar, kur duhet të finalizohet edhe pjesa gjashtë nga Plani 3-6-8. Pjesa më e madhe e reformave dhe ndryshimeve ligjore janë nga fusha e gjyqësisë, reforma në shërbimet zbuluese, lufta kundër korrupsionit, terrorizmi dhe ekstremizmi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi sot takim me ambasadorin e Republikës së Argjentinës, të autorizuar për Republikën e Maqedonisë, Alberto Alfredo Manuel Trueba. Në takim, siç njoftoi Seksioni për informim publik dhe marrëdhënie me publikun pranë Kuvendit, ishte i pranishëm edhe deputeti Rexhail Ismaili, anëtar i Grupit të deputetëve pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve. Bashkëbiseduesit u pajtuan se vendosja dhe zhvillimi i bashkëpunimit parlamentar mund të hapë rrugë për bashkëpunim ndërmjet institucioneve tjera në të dy shtetet, dhe kjo do të jetë nxitje…

Lexo më Shumë

Ligji i gjuhëve pritet që të hënën të jetë në rend dite të Parlamentit, ndërkaq deri të premten të përfundojë. Këtë e tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në takim jo-formal me gazetarët. “Planifikojnë që ligji i gjuhëve të jetë në Kuvend që nga e hëna, në rast se nuk vjen propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë. Debati për ligjin planifikohet të mbarojë deri të premten”, tha Xhaferi.

Lexo më Shumë

Të dielën do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi unanimisht pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair. Shkelja ishte raportuar nga Lëvizja Besa, e cila përmes vëzhguesve kishte denoncuar se në kutinë e votimit ndodhej një fletëvotim më tepër nga numri i personave që kishin nënshkruar në listës zgjedhore. Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar 164…

Lexo më Shumë

Gjatë prezantimit të të propozim – buxhetit për vititn 2018 në një konferencë për shtyp, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi se Maqedonia po shqyrton të gjitha mundësitë për hetim ndërkombëtar të Rastit të Kumanovës. “Po i shqyrtojmë mundësitë se si do të ishte e mundur që të bëhet ai hetim  në rastin Kumanova. Është e shkruar edhe në programin qeveritar se për të gjitha vendimet gjyqësore të cilat janë në interes të qytetarëve të mos ketë dilema, paqartësi dhe reagime. Besoj se do të gjejmë mënyra me faktorin ndërkombëtarme qëllim që të bëhet hetim ndërkombëtar për rastin “Kumanova”, tha Zaev. Po…

Lexo më Shumë