Të gjitha masat e parapara të pjesës tre nga Plani 3-6-9 deri më tani
janë realizuar, ishte konkluduar në takimin e sotëm të grupit ministror të punës, me të cilin kryesoi kryeministri Zoran Zaev. Në takim ishin saktësuar masat dhe reformat në pjesën gjashtë të Planit.
Ministrat informuan se është hartuar plani i hollësishëm për aktivitetet dhe masat të cilat duhet të realizohen në periudhën dhjetor-janar, kur duhet të finalizohet edhe pjesa gjashtë nga Plani 3-6-8.
Pjesa më e madhe e reformave dhe ndryshimeve ligjore janë nga fusha e gjyqësisë, reforma në shërbimet zbuluese, lufta kundër korrupsionit, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, mediat dhe reformat në fushën e administratës publike.
Pas konsultimeve të bëra në takimin e sotëm ishte konkluduar se hapat e ardhshëm nga Plani 3-6-9, në pjesën 6 dhe 0 do t’i miratojë Qeveria në seancën e ardhshme, ndërsa ndërkohë do t’i konsultojë me Komisionin Evropian dhe faktorët e tjerë relevantë.
Në takimin e sotëm, kryeministri Zaev gjithashtu i angazhoi ministrat dikasterial për ligjet e parapara me Planin 3-6-9, në pjesën 6, ndërsa të cilat duhet të miratohen deri në fund të vitit, të kërkojnë dhe të marrin mendim nga përfaqësues të opozitës. Ministrat në takim i kanë prezantuar edhe masat të cilat sipas Planit 3-6-9, duhet të realizohen deri në
fund të marsit, vitin e ardhshëm.
Takimi i sotëm i grupit ministror të punës për ndjekjen e zbatimit të Planit 3-6-9 është pjesë e mekanizmit që e vendosi Qeveria e RM-së, përmes të cilit rregullisht, ndiqet implementimi i planit.
Gjatë implementimit në mënyrë përkatëse informohen Kuvendi i RM-së, KE-ja dhe vendet anëtare të BE-së, si dhe shoqëria civile opinioni ekspert dhe opinioni më i gjerë.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit
- Ndodh e papritura: Nis sonte Big Brother VIP Kosova, futen tre banorët e parë – ja ku mund ta ndiqni


