Author: Adijat

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) është përfshirë nga heshtja e madhe dhe se nuk ka dhënë asnjë sqarim se a do të jetë pjesë e Qeverisë ose jo. Nga kjo parti asnjë funksionarë nuk dëshiron të flasë lidhur me pjesëmarrjen ose në Qeverinë e re të koalicionit. Ndërkohë, jozyrtarisht nga kjo parti shumë emra të saj kanë lansuar zërat se PDSH do të bëhet pjesë e Qeverisë dhe se për të janë siguruar një ose dy poste ministrore, por edhe drejtoritë që i ka ASH. Këto paralajmërime ishin hasur edhe në rrjetet sociale nga “frontmen” të kësaj partie, pas zgjedhjeve të…

Lexo më Shumë

Oda Dibrane, që në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut, simbolin e vatrës së besës e bujarisë, për tre net rresht në edicionin e 23 është mikpritëse e odës shqiptare Festivali folklorik “Oda dibrane” në mbrëmjen të quajtur mbrëmja e mirëseardhjes, që u mbajt mbrëmë në Sallën e sporteve “Dibra”, morën pjesë tre shoqëri kulturore, ShKA “Malësori” nga Hasi i Kosovës, ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova dhe Grupi i polifonisë “Gjergj Arianiti” nga Mallakastra. Pjesmarrës në këtë festival ishte edhe ansambli ” Burimet e Sharrit”. “Ansambli “Burimet e sharrit” kësaj rradhe në këtë festival, si zakonisht do të…

Lexo më Shumë

Analisti Enver Robelli, ka befasuar me një shkrim të tij në Facebook duke e sulmuar ashpër vendimin e kryeministrit Haradinaj për t’iu paguar nga 10 mijë euro familjeve të të dënuarëve të rastit Kumanova. Robelli e ka quajtur një vendim të tillë si krim ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ai më tej ka shtuar se, shumë pjesëtarë të grupit të Kumanovës kishin ‘dosje të pasur kriminale’ dhe se kishin bërë mjaft të këqija. Gjakova kishte festuar – thotë ai – pas vrasjes së tyre. Kjo – sipas tij – e zbulon mentalitetin parashtetëror, plaçkitës e të rrezikshëm të qeverisë…

Lexo më Shumë

Organet e hetuesisë gati kanë finalizuar dosjen që do të çoj në burg, dy kokat e qeverisë së kaluar. Gazetari kontrovers Zoran Bozhinovski ka shkruar në profilin e tij në facebook se së shpejti do të arrestohen Nikola Gruevski dhe kusheriri i tij Sasho Mijallkov. Ai ka shkruar se kjo është çështje ditësh, sidomos për të dytin. Po ashtu Bozhinovski ka shkruar se këto koka kryesore po përgatisin mbrojtjen e tyre me avokatë të njohur, vetëm e vetëm për të përballuar dosjen e ngritur të re, që mund të jetë jashtë atyre të ngritura deri tani nga ana e Prokurorisë…

Lexo më Shumë

Për shkak të mbajtjes së garave në atletikë në qendër të Shkupit, të dielën nga ora 16 deri më 17:00 do të mbyllet trafiku për qarkullim. Do të bllokohen rrugët 11 tetori dhe Filipi I Dytë, përcjell Aktuale.mk. Autobusët me numër 50, 57 dhe 59 nga Bitpazari do të lëvizin drejt bulevarit Koco Racin dhe rrugës Kirill dhe Metodij. Gjithashtu edhe autobusët me numër 3, 4, 5, 7, 15, 21 22, 23, 24, 25, 27 dhe 16 do të lëvizin nëpër këto rrugë

Lexo më Shumë

Përderisa Britania e Madhe po del nga BE, ballkani perëndimor po bën presion për hapjen e derës së Unionit. Në pranverë mund që të jepet dritë jeshile për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë, shkruan gazeta austriake Kurir. Sipas gazetës edhe vetë komisioneri për zgjerim të BE-së Johanes Han ka pohuar se dy vendet janë në rrugë të mirë drejt BE-së.

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot në kongresin e jashtëzakonshëm në Ohër duhet ta zgjedhë kryetarin e ri. U.d. i deritanishëm kryetari Darko Dimovski është kandidat i vetëm për liderë të ardhshëm të LSM-së. Vendimi, që Dimovski të jetë kandidat për kryetar LSM-së, paraprakisht kaloi në seancat e Këshillit dhe Kryesisë së LSM. Krahas Dimovskit, kandidatura për lëider sindikal kanë parashtruar edhe kryetari i OJSHQM, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatave të Policisë Aco Antovski. Kandidaturat e tyre nuk kaluan në seancën e Kryesisë së LSM-së, sipas të cilës, ata nuk i plotësuan kushtet për kandidim. Presidenti i OJSHQM Grujovski…

Lexo më Shumë

Të dielën do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi unanimisht pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair. Shkelja ishte raportuar nga Lëvizja Besa, e cila përmes vëzhguesve kishte denoncuar se në kutinë e votimit ndodhej një fletëvotim më tepër nga numri i personave që kishin nënshkruar në listës zgjedhore. Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar 164…

Lexo më Shumë

iolinisti i mirënjohur Shkëlzen Doli, anëtar i Filarmonisë së Vjenës dhe njëri nga artistët shqiptar me renome botërore, më 10 nëntor 2017 e vizitoi Universitetin e Tetovës, përkatësisht Fakultetin e Arteve, shkruan Medial.mk. Në UT, violinisti Shkëlzen Doli u prit nga dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Miftar Memeti, prodekani për Shkencë, Doc. Dr. Fatos Lumani dhe shefi i Programit studimor të Artit muzikor, Prof. Dr. Bajramali Idrizi. Drejtuesit e Fakultetit të Arteve, artistin tonë kombëtar e falënderuan për vizitën në Universitetin e Tetovës dhe i shprehën urimet më të sinqerta vëllazërore të profesorëve dhe studentëve tanë.  Ata theksuan…

Lexo më Shumë

Faktori ndërkombëtar mund të intensifikojë trysninë diplomatike për arritjen e një kompromisi mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit. Ndërmjetësuesi i OKB-së Methju Nimic, së shpejti viziton sërish Shkupin. Nga qeveria e Maqedonisë kanë konfirmuar se ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic do të qëndroj në Shkup në fund të nëntorit në përpjekje të intensifikimit të bisedimeve mes përfaqësuesve Maqedonisë dhe Greqisë. Qëllimi kryesor mbetet që të dy vendet të arrijnë marrëveshje dhe të tërhiqet vetoja greke rreth anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, në Samitin e Aleancës në korrik të vitit të ardhshëm. Zgjidhja e çështjes…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) gati se ka përfunduar listën me emrat që do të jenë funksionarë të ri në qeverinë e re, duke nisur nga postet ministrore. Një zyrtar i lartë i  kësaj partiei tha agjencisë së lajmeve INA se ndryshimet do të përfshijnë edhe poste ministrore, dhe se mund të ketë edhe ndërrime të ministrave, por kjo nuk do të jetë në masë të madhe. “Pritet të ketë ndërrim edhe të ministrave dhe emërime të emrave të rinj. Sigurisht se kjo i bie që të ndodhë rikonstruim i Qeverisë, pasi që disa ministri janë pa ministra për shkak…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në dialogun  ‘Zhan Mone’ në Paris I cili kryesohet nga eurodeputeti Ivo Vajgëll, përcjell Aktuale.mk. Në dialog parashikohet pjesëmarrja e të gjitha partive politike për përjshpejtimin e reformave. Nga partia thonë se janë për dialog por vetëm në korniza të institucioneve të vendit.

Lexo më Shumë