Tryezë e rrumbullakët me temë “Kriza e refugjatëve në Maqedoni, gjendja momentale, sfidat dhe hapat e ardhshme” do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RM. “Qëllimi i ngjarjes është që së bashku me institucionet të adresohen problemet dhe sfidat më të rëndësishme momentale dhe të krijohen zgjidhje dhe rekomandime për to, që të rritet respektimi i të drejtave të refugjatëve në Republikën e Maqedonisë”, kumtoi organizatori. Tryeza e rrumbullakët është pjesë e projektit “Ndihmë në rutën-siguri dhe mbrojtje të të drejtave të emigrantëve të cilët kalojnë përmes Maqedonisë dhe…
Author: Adijat
Debat publik për projekt-strategjinë për zhvillimin kulturor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018-2022 do të mbahet sot në Ohër në kuadër të debateve për çështjen që shoqata civile “Jadro” dhe Ministria e Kulturës e organizojnë në disa qytete në vend. Qëllimi i debateve që realizohen me mbështetje të Fondacionit “Shoqëri e hapur – Maqedoni, sektorit civil dhe vetëqeverisjes lokale është decentralizimi i debatit për strategjinë në kulturë për periudhën e ardhshme pesëvjeçare, me përfshirjen e të gjithë aktorëve, nga skena e pavarur dhe institucionet. Në debate marrin pjesë përfaqësues nga organizata partnere “Jadro”, vetëqeverisja lokale dhe institucionet nacionale të…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dje për disa orë ishte në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike në cilësinë e dëshmitarit në procedurë të re parahetimore. Pas marrjes në pyetje Gruevski deklaroi se këtë që e bën PSP është joligjore, sepse mandati i tyre ka skaduar moti, siç tha dhe këto procedura parahetuese që i zhvillojnë praktikisht janë abuzim ndaj qytetarëve në kushte kur ato nuk mund të parashtrojnë kurrfarë akuza. Paraprakisht, prokurorja speciale Katica Janeva deklaroi se bëhet fjalë për një lëndë të re që është hapur për hetim financiar për marrjen e provizionit për energji elektrike, pas ekspertizës së…
Simulim i gjykimit në rast të diskriminimit nga fusha e arsimit: “Mos diskrimino!” do të mbahet sot në organizim të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë dhe Forumit rinor të arsimit. Ngjarja dyorëshe do të ketë për qëllim që ta njoftojë opinionin, ndërsa veçanërisht të rinjtë, me diskriminimin – në këtë rast ajo që po ndodh në bazë të aftësisë së kufizuar. Të pranishmit do të mund të krijojnë mënyrë që të njihen me procedurën gjyqësore si mekanizëm për mbrojtje nga diskriminimi. Simulimi është pjesë e projektit “Mbështetje nga shoqëria civile ndaj politikave për…
Autoritetet e qytetit sot nga Komuna e Butelit e fillojnë aksionin e madh për pastrimin e rrugëve me qëllim të uljes së ndotjes, i cili do të zbatohet në të gjitha komunat e Shkupit në periudhë prej 20 ditëve. “Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ka angazhuar qindra persona të papunë të cilët së bashku me ndërmarrjet publike kompetente do ta zbatojnë këtë aksion. Kjo është njëra ndër masat afatshkurtra kundër ndotjes sëShkupit për këtë dimër”, paralajmëroi pardje në konferencë për shtyp kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Personave…
I mituri, 16 vjeçar nga Shkupi është poshtëruar nga ana e njësitit, “Alfa”, duke e zhveshur lakuriq në vend publik me arsyetimin se po e kontrollonin për posedim të lëndëve narkotike. Në fund të kontrollit policia nuk gjeti asgje në trupin e djaloshit. Ky veprim jo human i njësisë “ Alfa” ka ndodhur në vitin 2016 dhe ka hyrë në raportin e Avokatit të popullit si rast eklatant i brutaliteti policor. Prindi i të miturit rastin e ka denoncuar në Kontrollin e brendshëm të policsë për sjelljen johumane dhe degraduese të pjesëtarëve të ALFA-ve ndaj djalit të tij, por ankesa…
Të mos respektosh Ligjin për gjuhën shqipe është njësoj sikur shoferët e automjeteve gjatë sezonit të dimrit të mos bartin me vete zinxhirët. Në këtë mënyrë Lidhja socialdemokrate në pushtet kërkon të zhvlerësojë ligjin për përdormin zyrtar të gjuhës shqipe. Në procedurë parlamentare deputetët e LSDM në pushtet kanë dorëzuar një amandamentet, i cili në mënyrë drastike ul gjobat nëse institucionet shkelin dispozitat e ligjit. Në propozim ligjin, i cili ka kaluar leximin e parë në Kuvend, është propozuar që gjobat për institucionet dhe personat përgjegjës që do të shkelin dispozitat e tij, të dënohen prej 4000 deri në 5000…
Deri sa ne e kemi gjuhën tonë të bukur, nuk kemi nevojë për barbarizma që e bastardojnë gjuhën tonë shqipe. Nё mbrojtje tё gjuhёs, kulturёs dhe kombit! | Vizioni M + VIDEO/ E pёrgaditur nga nxёnёsit e shkollave tё mesme. https://www.facebook.com/vizioni.m/videos/1738560316176575/
Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, mijëra familje kaluan në territorin e Maqedonisë si refugjatë. Me mbarimin e konfliktit të armatosur, shumë prej këtyre familjeve u kthyen në vendin e tyre, por kishte edhe nga ata që për shkak të mungesës së dokumenteve ose skepticizmit për të ardhmen e tyre në Kosovë, qëndruan në Maqedoni. Sot në Maqedoni jetojnë 317 persona që kanë ardhur si refugjatë në vitin 1999 dhe që mund të riatdhesohen. Një pjesë e tyre kanë vendosur të jetojnë në Maqedoni dhe tanimë janë integruar në shoqëri. Shumica i përkasin komunitetit romë apo ashkalinj. Zyra në…
Më shumë se trefish është rritur niveli i Liqenit të Dojranit. Matjet e sotme hidrometeorologjike të DPHM-së tregojnë se niveli i liqenit është 184 centimetra që është larg mesatares të nëntorit – prej 81 centimetra. Nga disa cm nga mesatarja e nëntorit tërhiqet edhe Liqeni i Prespës dhe Dojranit. Te lumenjtë, pak mbi mesataren e nëntorit është niveli i ujit të Vardarit në Jegunovcë, derisa në të gjitha lumenjtë e tjerë niveli është nën mesataren e nëntorit.
Duke ditur peshën e Kongresit të Manastirit i cili solli unifikimin e gjuhës shqipe, përgëzoj punën e intelektualëve shqiptarë të kohës dhe uroj që 22 Nëntori të kremtohet dhe të jetë dita më e çmuar për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. 22 Nëntori është një ditë e shënuar për kulturën shqiptare, sepse në këtë ditë u vendosën themelet e njësimit të Alfabetit të gjuhës shqipe. Urime 22 Nëntorin – Dita e Alfabetit Fatmir Dehari
Veprimtari Shpëtim Pollozhani ka vazhduar me porositë e tij thumbuese lidhur me realitetin në Maqedoni. “Derisa shqiptarët merren me plehrat dhe me drejtoritë, ndokush eshte duke ne e qepur kapelën, ( gjithnje te ngushte). Në regjistrimin e ardhshëm te popullsise (2020), si do te regjistrohen 400.000 maqedonas, te cilet kane shtetesi bullgare, sipas ligjit aktual duhet te trajtohen si jorezident, dhe te cilët punojne neper bote? A do te regjistrohen vallë edhe ata si jorezident sikurse qe u regjistruan mbi 250.000 shqiptare, te cilet edhe pse kane prona dhe i paguajne te gjitha taksat dhe tatimet ne vend, nuk munden…