Author: Adijat

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska prej sot po qëndron për vizitë disaditëshe pune në Mbretërinë e Bashkuar ku do të ketë takime me sekretarin britanik të Mbrojtjes, Gavin Uilliamson dhe me ser Alan Dankan, ministër për Evropë dhe Amerikë. Siç kumtuan nga Minsitria e Mbrojtjes e RM-së, Shekerinska do të ketë fjalim në Këshillin Evropian për punë të jashtme me temë “Maqedonia dhe NATO”. Ajo do t’i vizitojë edhe institucionet më të larta ushtarako-arsimore në Britaninë e Madhe – Akademinë për mbrojtje dhe Akademinë mbretërore ushtarake “Sendhërst”, ku njëri nga të diplomuarit është kadeti i diplomuar nga Maqedonia, Millosh Trendevski…

Lexo më Shumë

Delegacion i Asociacionit të Agjencive Turistike dhe Turopertorëve (TURSAB) nga Stambolli nuk pati mundësi që të arrijë në Maqedoni dhe për këtë arsye ngjarja e cila ishte paralajmëruar për sot nuk do të mbahet. Siç informojnë nga Aeroporti i Shkupit, u anulua fluturimi i mëngjesit nga Stambolli për në Shkup. Biznesmenët turk duhej që t’i shqyrtonin mundësitë për bashkëpunim me Maqedoninë dhe të realizojnë takime me kompanitë e Maqedonisë. Parashikohej që të mbahet edhe punëtori për rritjen e potencialeve për bashkëpunim në turizëm midis Maqedonisë dhe Turqisë.

Lexo më Shumë

Pas reagimeve të para pozitive nga raundi i djeshëm i bisedimeve për emrin në Bruksel, të mbajtur pas pushimit prej tre viteve, sot mediat greke shkruajnë se është evidentuar përshpejtim i procesit për tejkalimin e kontestit, por se lëvizja e tillë në planin ndërkombëtar mund të shkaktojë probleme serioze në qeverinë e koalicionit të kryeminsitrit Aleksis Cipras. Faqja In.gr shkruan se pas lëvizjeve të shtuara lidhur me çështjen e emrit po rritet edhe presioni ndaj qeverisë së Ciprasit, e posaçërisht ndaj partnerit të tij të koalicionit, Panos Kamenos, nga partia Grekët e pavarur, për paraqitje të qëndrimit të qartë rreth…

Lexo më Shumë

Shkupjanët edhe në 24 orët e fundit thithën ajër të ndotur, ndërsa e tillë është situata edhe sot në mëngjes. Koncentrime disa herë më të larta të grimcave PM10 janë regjistruar në të gjitha stacionet e matjes, ndërsa përqendrim maksimale prej 533 mikrogramë është matur në Lisiçe. Në Lisiçe koncentrimet e matura prej orës 17 dje lëvizin prej 140, 327,496, duke arritur maksimumin prej 533 në mesnatë, pas çka fillojnë të zvogëlohen, por mbeten disa herë mbi të lejuarën. Në matjen e fundit në orën tetë arrin 221 mikrometra në metër kub. Në Karposh koncentrime më të larta janë matur…

Lexo më Shumë

Një këmbësor është lënduar më rëndë në një nga gjithsej 10 aksidente të regjistruara në komunikacion gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh kundërvajtjesh. Njëzet e tetë drejtues automjetesh kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit në udhëkryq dhe dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi në kalim. Nga komunikacioni janë përjashtuar 17 drejtues…

Lexo më Shumë

Vendimi i Gjykatës me të cilën vërtetohen arrestimet e deputetëve, është i turpshme dhe dëshmi për persekutim politik për ata që nuk mendojnë njësoj si pozita, thonë nga VMRO-DPMNE “Hunta po bënë persukutim politik. Të gjithë ata që nuk mendojnë njësoj janë vendosur nën kontroll të institucioneve të Qeverisë”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së duke shtuar se dhjetëra qytetarë, ndër ta aktorë, regjisorë, artistë dhe policë pa asnjë arsye janë vendosur në paraburgim në, siç thuhet, tërësisht rast të montuar. VMRO-DPMNE edhe sot në orën 18 do të organizojë protesta para Ministrisë së Drejtësisë, në rrugën “Dimitrij Çupovski”.

Lexo më Shumë

Çështja për emrin mundet dhe duhet të zgjidhet vitin e ardhshëm, deklaroi ndërmjetësi Methju Nimic pas bisedimeve të djeshme në Bruksel me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis. “Pas aq shumë viteve, nuk ekziston emër i ri magjik që mund të paraqitet dhe ta zgjidhë çështjen. Zgjidhja do të gjendet me vullnet politik dhe diplomaci të mirë”, tha Nimic. Sipas ndërmjetësit, edhe në Greqi edhe në Maqedoni është përmirësuar klima për zgjidhje të çështjes së emrit. Bisedimet në Bruksel, siç theksoi, kaluan në atmosferë të mirë. Paralajmëroi se negociatat do të intensifikohen gjatë periudhës së ardhshme…

Lexo më Shumë

“Përmes internacionalizimit të ekonomisë drejt rritjes më të madhe ekonomike”, është tema e forumit që do të mbahet sot në Shkup, si pjesë e projektit të USAID-it “Partneritet për biznes rregullativë më të mirë”, që EPI CENTAR Interneshënëll e realizon në bashkëpunim me Odat ekonomike në Maqedoni. Qëllimi i forumit është që t’i adresojë sfidat momentale dhe barrierat ekzistuese në procesin e internacionalizimit me të cilat ballafaqohen kompanitë e orientuara eksportuese në Maqedoni. Njëherësh të mundësojë diskutim interaktiv dhe këmbim të përvojave me ç’rast do të shqyrtoheshin mundësitë për rritjen e kapaciteteve eksportuese të atyre kompanive. Është paralajmëruar pjesëmarrje e…

Lexo më Shumë

Takim i shoqatave profesionale të punonjësve shëndetësor (infermiereve, teknikëve, akushereve, infermiereve stomatologjike dhe laborantëve) me temë “Pikëpamjet e profesionit tonë të shndërruara në ligj dhe odë” do të mbahet sot pasdite në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup. Takimin e organizojnë shoqatat e infermiereve, punonjësve teknik, infermieret stomatologjike dhe akusheret “Për ne”, “Florens Najtigell” , “Sllavjanka Vllahçeva”, Shoqata e Infermierëve, akusherëve dhe laborantëve (SHIAL) – Shqiptarë (Gostiavar), SHIAL -Gostivar dhe Lidhja e shoqatave të laborantëve mjekësor dhe teknikëve sanitar në Maqedoni.

Lexo më Shumë

“Njohja dhe pranimi i dallueshmërive seksuale dhe gjinore” është tema e panel diskutimit që do të mbahet sot në Shkup me qëllim që të ofrojë kontroll të praktikave të deritanishme, gjendjes aktuale dhe hapave kyç dhe të domosdoshëm për përmirësim të gjendjes me të drejtat e grupeve pakicë seksuale dhe gjinore në Republikën e Maqedonisë. Folës në diskutim do të jenë Evgenia Giakumopolu nga Këshilli i Evropës, Riçard Keler nga Transgender-Europe, Ismeta Amet, gjykatëse nga Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë, Natasha Boshkova nga Koalicioni SZPMZ, dhe Koço Andonovski nga Qendra LGBTI për mbështetje pranë Komitetit të Helsinkit. Fokus i…

Lexo më Shumë

Një delegacion i Asociacionit të Agjencive Turistike dhe Turopertorëve (TURSAB) nga Stambolli sot është për vizitë në Maqedoni ku do të realizojë takime me kompanitë e Maqedonisë nga Lidhja e Odave Ekonomike dhe do të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim. Krahas takimeve, do të mbahet edhe punëtori për rritjen e potencialeve për bashkëpunim në turizëm midis Maqedonisë dhe Turqisë. “TURSAB së bashku me “Turkish Erlajns” dhe kompanitë anëtare të Odës Turistike Hotelierike (OTH) do t’i detektojnë potencialet për zgjerimin e tregut turistik, rritjen e bashkëpunimit në pikëpamje të ofertës atraktive deri më tani më të volitshme për turistët e Maqedonisë”, thonë…

Lexo më Shumë

Pajisje e specializuar teknike moderne, kryesisht e përbërë nga kamera termovizive, detektorë të rrahjes së zemrës, sisteme për kontroll të dokumenteve, sisteme për mbikëqyrje kufitare dhe automjete të posaçme do të dorëzohet sot në vendkalimin kufitar “Bogorodica” në kufirin Maqedoni-Greqi. Pajisja, e cila do të jetë donacion për policinë kufitare është në vlerë prej rreth 3,7 milionë euro dhe duhet jashtëzakonisht të kontribuojë për pengim dhe shkatërrim të kontrabandimit të emigrantëve dhe tregtisë me njerëz. Pajisja e donuar është siguruar në kuadër të projektit të BE-së për Masa speciale për mbështetje të Maqedonisë për menaxhim me kufirin jugor në kontekst…

Lexo më Shumë