“Përmes internacionalizimit të ekonomisë drejt rritjes më të madhe ekonomike”, është tema e forumit që do të mbahet sot në Shkup, si pjesë e projektit të USAID-it “Partneritet për biznes rregullativë më të mirë”, që EPI CENTAR Interneshënëll e realizon në bashkëpunim me Odat ekonomike në Maqedoni. Qëllimi i forumit është që t’i adresojë sfidat momentale dhe barrierat ekzistuese në procesin e internacionalizimit me të cilat ballafaqohen kompanitë e orientuara eksportuese në Maqedoni.
Njëherësh të mundësojë diskutim interaktiv dhe këmbim të përvojave me ç’rast do të shqyrtoheshin mundësitë për rritjen e kapaciteteve eksportuese të atyre kompanive. Është paralajmëruar pjesëmarrje e kompanive vendore dhe të huaja në shtet.
Organizatori paralajmëron fjalime të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Koço Angjushev, shefi i projektit Partneritet për biznes rregullativë më të mirë dhe drejtues i EPI CENTAR Interneshënëll Lubomir Dimovski dhe kryetarit të Odave Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski. Partnerë të EPI CENTAR Interneshënëll në projekt janë Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Teknologjive Informatike dhe Komunikuese MASIT, Oda Ekonomike e Maqedonisë VeriPerëndimore dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.
Data 29.10.2026
Aktuale
- EShR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas
- Berisha: Joe Wilson dhe Keith Self i kërkuan Rubios sanksionimin e Ramës dhe Lubi Ballukut
- AUV zbulon produkte mishi të pasigurta, 2 tonë do të shkatërrohen në “Drisla”
- Thaçi thirrje shqiptarëve: Nëse partitë tuaja s’kanë kauzë, shkoni te ato maqedonaset
- Ndryshojnë rregullat në Armatë: Ushtarët profesionistë mund të qëndrojnë në shërbim deri në pension!
- Sekuestrohen rreth dy tonë mish i pasigurt, do të shkatërrohen në “Drislla”
- Tronditje në shëndetësi: Bastisje në mbi 10 lokacione, nën hetim spitali privat dhe ish-drejtori i FSSH-së
- A mund të parandaloheshin tragjeditë? Rrëfimi i Arlinda Zekajt para vrasjes


