Author: Adijat

Sipas aplikacionit “Moj vozduh” (Ajri im) shkupjanët për 11 ditë kanë thithur ajër që niveli i ndotjes ka tejkaluar kufijtë e normale. Për shkak të kësaj, qytetarët sot do të protestojnë përpara Qeverisë së Maqedonisë në ora 12:00. Në ngjarjen “ngrituni për ajër të pastër”, i cili është ndarë në rrjetin social “Facebook”, thuhet se protesta është qytetare. “Protesta nuk është e organizuar nga parti politike, është e organizuar nga qytetar, prej të gjithë neve që thithim ajër të ndotur”, thuhet në thirrjen e protestës. Aktivistët për ndotjen e ambientit jetësor, gjithashtu i kanë thirrur prindërit që të mos i…

Lexo më Shumë

LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe BESA thanë se do ta mbështesin propozimin e Qeverisë që Ljubomir Joveski të jetë prokurori i Ardhshëm Publik. Megjithatë, nga Lëvizja BESA kanë kërkuar që të informohen se a ka qenë  Joveski pjesë e gjyqtarëve të përfshirë në aferën e viteve 1990. “Zgjedhja e një prokurori të ri publik është një reformë që do të kontribuojë në një shtet që i bindet ligjit, duke kërkuar të marrë informacion nëse Joves ishte pjesë e gjyqtarëve të përfshirë në aferën e viteve 1990” tha Zendeli. Ljubomir Joveski  do të ndodhet para një prove serioze dhe aspak…

Lexo më Shumë

“ Deja e Vjeshtës”, është promovimi i këtij libri nga autorja Delvina Kërluku, që mblodhi në ambientet e QIK personalitete nga sfera të ndryshme. Ambientit i jepte edhe më shumë ngrohtësi interpretimi në piano nga profesorja Arjana Kuriu- Grubi që shoqëronte interpretimin e këtyre poezive nga aktori Adem Karaga. Në panel krahas autores, ndodheshin edhe ambasadori i Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë z. Viorel Stanila dhe kryetari i Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë, z. Vele Smilevski. Ambasadori Stanila, në fjalën e tij tha se është i nderuar që ndodhet në këtë panel, duke folur gjithashtu edhe për mjeshtërinë…

Lexo më Shumë

Personazhi i rradhës që i shkuam për vizitë është ndër ata që më së shumëti i ka thënë mirëmbrëma Taravarit, është nga ata të rrallët që fjalën nuk do e linte pa e thënë edhe përkundër rrethanave, madje është edhe ndër më të rrallët, pasi jo çdokush e ka fatin të fitojë banesë përmes një loje shpërblyese gjë të cilën as ajo vet nuk e ka besuar për orë të tëra, madje na rrëfeu se ka pire edhe qetësues për ta marrë veten nga një befasi e till. Këtë bisedë pa doreza e zhvilluam në ambientin e ngrohtë të apartamentit…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA do ta votojë Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve edhe nëse amandamentet e saj nuk pranohen, ndërkohë që Artan Grubi , kryetar i Komisionit për Çështje Europiane, tha se turpërohet për veprimet e deputetëve të Lëvizjes BESA, konkretisht për mospjesmarrjen e tyre në ditën e tretë të debatit për diskutimin e amandamenteve. Sipas tij, u deshën 15 vjet për të për të arritur në këtë fazë. Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Europiane “Nuk është një debat që po bëhet vetëm në tre muajt e fundit, por 15 vjet janë përpjektjet e shqiptarëve për ta miratuar një ligj…

Lexo më Shumë

Nuk duhet të shpresojmë se zgjidhja e problemit për emrin do të vijë vetvetiu, por duhet të bëjmë gjithçka që të vihet deri tek zgjidhja. Nëse e humbim edhe vitin e ardhshëm, do të jemi në situatë të gjithë fqinjët të jenë në NATO dhe BE, ndërsa ne të mbetemi ishull i izoluar dhe problemi të ekzistojë akoma. Këtë për MIA-n e deklaroi Malinka Ristevska-Jordanova e Institutit për Politikë Evropiane, me rastin e raundit të fundit të bisedimeve për emrin të ndërmjetësit Methju Nimic me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, që u mbajtën pardje…

Lexo më Shumë

Për më 23 janar të vitit të ardhshëm është shtyrë seanca gjyqësore për lëndën “Spiun”, për shkak të mosprezencës së Marijan Efremovit, i cili është një prej të dënuarve në këtë lëndë. Gjykata urdhëroi për seancën e ardhshme gjyqësore t’i dërgohet ftesë e rregullt Marijan Efremovit. Lëndën “Spiun” e ka ndërmarrë Prokuroria Publike Speciale. Gjykata e Apelit në Shkup në tetor të vitit 2016 pjesërisht i pranoi ankesat e të pandehurve në lëndën “Spiun” dhe e ridërgoi aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën Themelore Shkup 1 në lidhje me lartësinë e gjobave. “Gjykata e Apelit deri te Gjykata Penale…

Lexo më Shumë

Ministri pa portofol, Samka Ibraimovski, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni, njoftoi se do të largohet nga posti ministror dhe do të jetë deputet në Kuvend. Ibraimovski, siç njoftoi kabineti i tij, sot do të nënshkruajë një deklaratë në KSHZ, që e pranon detyrën e re. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Samka Ibraimovski ishte në listën e kandidatëve të LSDM-së dhe koalicionit në njësinë e pestë zgjedhore.

Lexo më Shumë

Marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Brazilit dhe mundësitë për thellimin e tyre, sidomos në fushën e bashkëpunimit parlamentar kanë qenë tema të bisedës në takimet në Brazilia të presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov me kryetarin e Komitetit për punë të jashtme dhe mbrojtje nacionale në Senatin federal dhe ish-presidenti i Brazilit, Fernando Kolor de Melo dhe me kryetarin e Komitetit për punët të jashtme dhe mbrojtje nacionale në dhomën e poshtme të Kongresit nacional të Brazilit, Bruna Furlan. Me qëllim të realizimit të nismave konkrete, bashkëbiseduesit kanë konstatuar se është i domosdoshëm avancimi i kornizës kontraktuese mes dy vendeve. Në…

Lexo më Shumë

Tetovarët patjetër duhet të kërkojnë përgjegjësi nga ata që i helmuan me vite të tëra duke lejuar që Jugohromi të punojë pa permbushjen e kritereve ligjore ekologjike. Sepse tani që është mbyllur Jugohromi, ajri në Tetovë është 5 herë më i pastër se në Karposh të Shkupit, katër herë më i pastër se në komunën Qendër dhe tre herë më i pastër se në Lisiçe. Lidhur me këtë ka reaguar edhe EcoGuerilla. “Shkup-Tetovë, ka dallim?! 13.12.2017 (22:00)”, ka komentuar EcoGuerilla.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca e re për lëndën e PSP “Trust”, në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan si edhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Centraleve të Maqedonisë. Gjykata sot duhet të marrë në pyetje ekspertë të propozuar prej Prokurorisë Publike Speciale. Në seancën e kaluar u morë në pyetje eksperti Dejan Gërkovski. Ai tha se ka kërkuar të bëjë kontroll në objektet e “Transmet” dhe të përcaktojë nëse…

Lexo më Shumë

Në kinemanë “Milenium” sonte prej orës 20 do të hapet Festivali ndërkombëtar i montazhit të filmave “Sinematik” të cilin e organizon Asociacioni i profesionistëve të filmit dhe TV-bashkëpunëtorëve të Maqedonisë me mbështetjen e Agjencisë për film. Festivali do të hapet me premierën e produksionit shqiptaro-italian “Të thyer” (Broken) në regji të Edmond Budinës. Festivali treditor “Sinematik” i vë në fokus montazhierët, është bërë për nder të tyre dhe tenton që t’ua sigurojë vendin e merituar në artin filmik. “Disa thonë se filmi krijohet tri herë: në letër, gjatë xhirimit dhe gjatë montimit. Montazhieri e vendos tempon dhe ritmin, të diktuar…

Lexo më Shumë