Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca e re për lëndën e PSP “Trust”, në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan si edhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Centraleve të Maqedonisë. Gjykata sot duhet të marrë në pyetje ekspertë të propozuar prej Prokurorisë Publike Speciale. Në seancën e kaluar u morë në pyetje eksperti Dejan Gërkovski. Ai tha se ka kërkuar të bëjë kontroll në objektet e “Transmet” dhe të përcaktojë nëse përkojnë me objektet të cilat janë theksuar në dokument, por mundësi për kontrollin e tillë nuk ka marrë. Shtoi se e ka njoftuar Prokurorinë se nuk mund të bëjë kontroll në objektet dhe se konstatimet do t’i përgatisë në bazë të dokumentit. Tha se prej tij është kërkuar ekspertizë që të shihet nëse bëhet fjalë për makineri mobile apo statike për bluarjen e gurit. Avokati Mile Petkovski e pyeti ekspertin nëse deri më tani ka kryer ekspertizë nga sfera e gjeologjisë dhe minierave. Eksperti u përgjigj se deri më tani ekspertizë nga sfera e gjeologjisë dhe minierave nuk ka kryer, por se në Fakultetin Mekanik në Shkup ku ka studiuar ka lëndë të cilat kanë të bëjnë me mekanizimin ndërtimor dhe atë të minierave. Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. Lënda, siç publikoi PPS, është formuar në bazë të tri bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të
papublikuara në opinion prej 3.8.2011 dhe 6.10.2011.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Nga sot, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit edhe në celular!
- Milan Radoiçiq dhe 19 të tjerë përballen me akuzat për vrasjen e 107 civilëve në Gjakovë
- Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, për automjetet elektrike vendoset 165 euro taksë në vit
- Nëntë të vdekur pasi një autoambulancë merr flakë në jug të Pakistanit
- Tragjedia e Arlindës: Si një akt i tmerrshëm çoi në paraburgimin e Sylajt
- Aksion i madh policor në më shumë se 10 lokacione, dyshime për keqpërdorime dhe pastrim parash
- Si inteligjenca artificiale numëron bletët pa i prekur ato
- “Jam pronë private e Mateos”, Brikena me mesazh të qartë


