Nuk duhet të shpresojmë se zgjidhja e problemit për emrin do të vijë vetvetiu, por duhet të bëjmë gjithçka që të vihet deri tek zgjidhja. Nëse e humbim edhe vitin e ardhshëm, do të jemi në situatë të gjithë fqinjët të jenë në NATO dhe BE, ndërsa ne të mbetemi ishull i izoluar dhe problemi të ekzistojë akoma.
Këtë për MIA-n e deklaroi Malinka Ristevska-Jordanova e Institutit për Politikë Evropiane, me rastin e raundit të fundit të bisedimeve për emrin të ndërmjetësit Methju Nimic me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, që u mbajtën pardje në Bruksel.
Sipas saj, klima është e përmirësuar në NATO dhe në BE, ndërsa Maqedonia u kthye në rrugën reformuese. “Rrethanat për gjetjen e zgjidhjes për problemin janë përmirësuar, por nuk janë brilante. Por, vështirë kthehen pozitat e humbura në planin ndërkombëtar, balanca e brendshme politike është e brishtë, me ç’rast do të vështirësohet ndërtimi i konsensusit të brendshëm për këtë çështje”, thotë RistevskaJordanova. Ajo vlerëson se duhet pasur kujdes që të arrihet zgjidhje e cila megjithatë do të jetë e pranueshme për Maqedoninë, ndërsa nuk do të përjetohet si dështim.
Data 29.10.2026
Aktuale
- A mund të parandaloheshin tragjeditë? Rrëfimi i Arlinda Zekajt para vrasjes
- Nga sot, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit edhe në celular!
- Milan Radoiçiq dhe 19 të tjerë përballen me akuzat për vrasjen e 107 civilëve në Gjakovë
- Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, për automjetet elektrike vendoset 165 euro taksë në vit
- Nëntë të vdekur pasi një autoambulancë merr flakë në jug të Pakistanit
- Tragjedia e Arlindës: Si një akt i tmerrshëm çoi në paraburgimin e Sylajt
- Aksion i madh policor në më shumë se 10 lokacione, dyshime për keqpërdorime dhe pastrim parash
- Si inteligjenca artificiale numëron bletët pa i prekur ato


