Marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Brazilit dhe mundësitë për thellimin e tyre, sidomos në fushën e bashkëpunimit parlamentar kanë qenë tema të bisedës në takimet në Brazilia të presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov me kryetarin e Komitetit për punë të jashtme dhe mbrojtje nacionale në Senatin federal dhe ish-presidenti i Brazilit, Fernando Kolor de Melo dhe me kryetarin e Komitetit për punët të jashtme dhe mbrojtje nacionale në dhomën e poshtme të Kongresit nacional të Brazilit, Bruna Furlan. Me qëllim të realizimit të nismave konkrete, bashkëbiseduesit kanë konstatuar se është i domosdoshëm avancimi i kornizës kontraktuese mes dy vendeve. Në këtë drejtim, janë shqyrtuar nismat për lidhje të marrëveshjeve të ndërsjella në sferën e kulturës, bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik, qarkullimin ajror dhe investimet. Presidenti i Maqedonisë, i cili është për vizitë zyrtare në Brazil, theksoi se Republika e Maqedonisë i jep rëndësi të veçantë marrëdhënieve dypalëshe me këtë vend dhe si shenjë e qartë në këtë drejtim e potencoi hapjen e Ambasadës së Maqedonisë në Brazilia. Ivanov është presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Brazil, motivi i të cilit është hapja solemne e Ambasadës së Maqedonisë në Brazilia.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Nga sot, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit edhe në celular!
- Milan Radoiçiq dhe 19 të tjerë përballen me akuzat për vrasjen e 107 civilëve në Gjakovë
- Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, për automjetet elektrike vendoset 165 euro taksë në vit
- Nëntë të vdekur pasi një autoambulancë merr flakë në jug të Pakistanit
- Tragjedia e Arlindës: Si një akt i tmerrshëm çoi në paraburgimin e Sylajt
- Aksion i madh policor në më shumë se 10 lokacione, dyshime për keqpërdorime dhe pastrim parash
- Si inteligjenca artificiale numëron bletët pa i prekur ato
- “Jam pronë private e Mateos”, Brikena me mesazh të qartë


