Një këmbësor është lënduar më rëndë në një nga gjithsej 10 aksidente të regjistruara në komunikacion gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material.
Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh kundërvajtjesh. Njëzet e tetë drejtues automjetesh kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit në udhëkryq dhe dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi në kalim. Nga komunikacioni janë përjashtuar 17 drejtues automjetesh: njëri e ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 13 shoferë e kanë drejtuar automjetin para se të pajisen me patentë dhe tre shoferë fillestar. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 16 automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimeve për këmbësorë. Janë hasur 80 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit të posaçëm të karrotrecit janë larguar 92 automjete.
Data 29.10.2026
Aktuale
- EShR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas
- Berisha: Joe Wilson dhe Keith Self i kërkuan Rubios sanksionimin e Ramës dhe Lubi Ballukut
- AUV zbulon produkte mishi të pasigurta, 2 tonë do të shkatërrohen në “Drisla”
- Thaçi thirrje shqiptarëve: Nëse partitë tuaja s’kanë kauzë, shkoni te ato maqedonaset
- Ndryshojnë rregullat në Armatë: Ushtarët profesionistë mund të qëndrojnë në shërbim deri në pension!
- Sekuestrohen rreth dy tonë mish i pasigurt, do të shkatërrohen në “Drislla”
- Tronditje në shëndetësi: Bastisje në mbi 10 lokacione, nën hetim spitali privat dhe ish-drejtori i FSSH-së
- A mund të parandaloheshin tragjeditë? Rrëfimi i Arlinda Zekajt para vrasjes


