“Njohja dhe pranimi i dallueshmërive seksuale dhe gjinore” është tema e panel diskutimit që do të mbahet sot në Shkup me qëllim që të ofrojë kontroll të praktikave të deritanishme, gjendjes aktuale dhe hapave kyç dhe të domosdoshëm për përmirësim të gjendjes me të drejtat e grupeve pakicë seksuale dhe gjinore në Republikën e Maqedonisë. Folës në diskutim do të jenë Evgenia Giakumopolu nga Këshilli i Evropës, Riçard Keler nga Transgender-Europe, Ismeta Amet, gjykatëse nga Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë, Natasha Boshkova nga Koalicioni SZPMZ, dhe Koço Andonovski nga Qendra LGBTI për mbështetje pranë Komitetit të Helsinkit. Fokus i posaçëm në kuadër të diskutimit do të vihet në gjendjet me të drejtat e personave transgjinor në Maqedoni, sferat në të cilat është regjistruar shkelje më e dukshme e të drejtave të tyre, praktika gjyqësore në Maqedoni për njohje juridike të gjinisë, dhe nevoja për rregullim ligjor të njohjes juridike të gjinisë. Panel diskutimi është organizuar nga koalicioni “Të drejta seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”.
Data 29.10.2026
Aktuale
- EShR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas
- Berisha: Joe Wilson dhe Keith Self i kërkuan Rubios sanksionimin e Ramës dhe Lubi Ballukut
- AUV zbulon produkte mishi të pasigurta, 2 tonë do të shkatërrohen në “Drisla”
- Thaçi thirrje shqiptarëve: Nëse partitë tuaja s’kanë kauzë, shkoni te ato maqedonaset
- Ndryshojnë rregullat në Armatë: Ushtarët profesionistë mund të qëndrojnë në shërbim deri në pension!
- Sekuestrohen rreth dy tonë mish i pasigurt, do të shkatërrohen në “Drislla”
- Tronditje në shëndetësi: Bastisje në mbi 10 lokacione, nën hetim spitali privat dhe ish-drejtori i FSSH-së
- A mund të parandaloheshin tragjeditë? Rrëfimi i Arlinda Zekajt para vrasjes


