Me siguri që nuk do të kërkoj dorëheqje sepse u tërhoqën. E para, nuk e shkelin ligjin, pse të kërkojmë atëherë dorëheqje? Nëse kërkojmë dorëheqje, atëherë duhet të mendojmë ku të gjejmë njerëz që do t’i angazhojmë në pushtet deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ky është qëndrimi dhe përgjigjja e sotme e kryeministrit Zoran Zaev në pyetjen e Alsat M, nëse do të kërkohet përgjegjësi morale dhe politike nga zyrtarët që konkurruan për para nga Fondi për Inovacione me vlerë prej 10 milionë euro, por edhe për ata zyrtarë, ndërmarrjet e të cilëve kanë aplikuar…
Author: Adijat
Tre milionë denarë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes kanë fituar nëntë shoqata civile dhe fondacione. Projektet kryesisht kanë të bëjnë me temën NATO. Në listën e fituesve është edhe Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë, OJQ e cila me veprimin e saj i mbulon integrimet euroatlantike dhe promovimin e kësaj ideje. Kryetarë i kësaj organizate është Ismet Ramadani, këshilltar i jashtëm i kryeministrit Zoran Zaev. Projekti për të cilin kanë aplikuar dhe kanë fituar para quhet “Shkolla për mbrojtje, siguri dhe integrimet në NATO”. Do të organizojnë shkollë 15 ditëshe e cila do të mbulojë tema që kanë të bëjnë me…
Kallëzime penale për bërje publike të një sekreti shtetëror për kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski dhe për një person nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov lidhur me materialet e klasifikuara nga takimet e liderëve tek presidenti, për të cilat sot Milloshoski kërkoi që t’u dorëzohen anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, të cilët kanë siguruara certifikata dhe theksoi në disa pjesë të tyre, paralajmëroi sot deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri. Ai theksoi se Milloshoski nuk posedon certifikatë mbrojtëse nga viti 2015 e këtej që të mund të posedojë apo kërkojë informacione të klasifikuara. Për…
Kryeministri Zoran Zaev pret që Kuvendi më 30 korrik ta shpall datën për mbajtjen e referendumit. Sipas tij, opozita nuk ka nevojë të frikohet nga vullneti i qytetarëve. Zaev potencoi se shifrat e referendumit do të imponojnë edhe vendimmarrjen. Kryeministri thotë se në rast se nuk arrihet pragu i daljes në referendum, atëherë finalizimi i Marrëveshjes me Greqinë mbetet në duart e Kuvendit që të vendos përmes ndryshimeve kushtetuese. Zaev shpalosi pyetjen që opozita i ka propozuar e cila sipas tij ishte e palogjikshme. Parashtruam pyetjen: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE përmes mbështetjes së marrëveshjes me Greqinë?…
Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani bashkë me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot kanë inspektuar punimet në rrugën “Fan Noli” në Çair. Këtë përmes një postimi në Fejsbuk e ka bërë publike vetë Osmani, duke u përmbushur një nga premtimet e fushatës lokale, njofton Medial.mk. “Premtimet nga fushata lokale dita – ditës po jetësohen! Për Çairin që duam”, ka shkruar Osmani.
Një fëmijë i moshës gjashtëvjeçare me automjet të ndihmës së parë mjekësore nga Ohri është dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, deklaroi për MIAn drejtoresha e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror (ISSHSH) dr. Irina Sotirova Buhova. “Fëmija është në gjendje shumë më të mirë, në vetëdije, kontaktibil, do të thotë nuk është në gjendje të rëndë klinike, siç ishte vajza 14-vjeçare në Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARIL”, tha Sotirova Buhova. Nga Klinika për Fëmijë konfirmuan se presin që në këtë moment fëmija të sillet tek ta. Bëhet fjalë për rastin e katërt të…
Edhe krahas dy tentimeve, sot nuk u mbajt seanca e Komisionit kuvendor për punë të jashtme, në të cilën fjalim për realizimin e politikës ndërkombëtare duhej të ketë edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Seanca e re është caktuar për nesër. Seanca e sotme u shty pasi kryetari i Komisionit, Antonio Milloshoski, kërkoi që deputetët të cilët kanë certifikata të sigurisë t’i marrin materialet e klasifikuara që si Komision i kanë kërkuar dhe i kanë marrë nga presidenti i RM-së, sepse, siç tha, ata janë shumë të rëndësishme për politikën e jashtme dhe kanë të bëjnë në qëndrimet…
Nga mesi i qershorit deri më sot, rreth 400 kumanovarë kanë kërkuar ndihmë, ndërsa njëzet janë hospitalizuar në repartin për infektim për shkak të sëmundjeve infektuese të zorrëve, informuan sot nga spitali i Kumanovës. Mjekët nga reparti thonë se numri më i madh i pacientëve që janë drejtuar tek ata kanë qenë me pasqyrë mesatare të rëndë klinike dhe janë ankuar në dehidrim, vjellje, përzierje, diarre, plogështi. Sipas mjekëve vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet foshnjave, fëmijëve të vegjël dhe më të rriturve, të cilët reagojnë më rëndë ndaj sëmundjeve të zorrëve. Mjekët apelojnë menjëherë që të kërkohet ndihmë. “Gjithmonë…
“Bashkërisht jemi marrë vesh që kjo të ndodh sa më shpejtë, dhe e kemi biseduar 30 shtatorin”, kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot duke komentuar datën e mbajtjes së referendumit për marrëveshjen e emrit Maqedoni – Greqi, njofton Portalb.mk. Sipas asaj që deklaroi më tej kryeministri Zaev, kjo do të thotë se deri më 30 korrik Kuvendi i Maqedonisë duhet të shpallë datën. “Kjo do të thotë se deri më 30 korrik Kuvendi i Maqedonisë duhet të sjellë vendim. Nuk do të doja të hy në kompetencat e Kuvendit, por besoj se do të jetë e mundur…
SHA ELEM, dega REK Bitolla e njofton opinionin se Blloku 1 i Termocentralit “Bitolla” sot sërish është vënë në funksion. Nga REK Bitolla informojnë se pas 75 ditëve të riparimit kapital, në orët e hershme të mëngjesit, instalimi ka qenë i sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë dhe i ka dorëzuar sasitë e para të energjisë elektrike. Pas riparimit kapital të Bllokut 1 të Termocentralit Bitolla, fillojnë aktivitetet e riparimit të bllokut të dytë të cilat do të zgjasin deri më 10 shtator, ndërsa riparimi i bllokut të tretë të REK Bitolla është paraparë të realizohet nga 10 shtatori e…
Problemi i pacientëve të cilët janë me hemodializë, të cilën deri paradokohe e merrnin në degën e Qendrës për dializë “Sistina nefroplus” në Dibër, e tani janë obliguar të udhëtojnë deri në Strugë, pritet të tejkalohet. Ajo u është premtuar në takimin që ata e kishin sot në Dibër me përfaqësuesit e institucionit. Sipas pacientëve, siç u ishte thënë, ka qenë e dëmtuar një pjesë e aparateve, e cila pritet të ndërrohet deri në fund të javës. Ata shtuan se kjo ka mundur të bëhet edhe më parë, e jo të pritet në, siç e quajtën, protestë të pacientëve. Për…
Rritje shumë më e madhe se vjet dhe sezon rekord, presin sivjet punonjësit turistik. Sipas tyre, targeti i deritanishëm prej një milionë mysafirë është tejkaluar, tani synimi është dy milionë. “Mendoj se 20 për qind rritje më të madhe do të kemi sivjet për dallim nga viti i kaluar. Nuk ka urrfarë probleme. Është shumë me rëndësi që e kaluam barrierën e deritanishme prej një milionë turistë. Kjo është me rëndësi. Tani synimi është dy milionë. Kur do të jetë kjo, për një vit ose dy do të shohim”, deklaroi kryetari i Odës turistike-hotelierike pranë Lidhjes të odave ekonomike (LOE)…