Një fëmijë i moshës gjashtëvjeçare me automjet të ndihmës së parë mjekësore nga Ohri është dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, deklaroi për MIAn
drejtoresha e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror (ISSHSH) dr. Irina Sotirova Buhova. “Fëmija është në gjendje shumë më të mirë, në vetëdije, kontaktibil, do të thotë nuk është në gjendje të rëndë klinike, siç ishte vajza 14-vjeçare në Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARIL”, tha Sotirova Buhova. Nga Klinika për Fëmijë konfirmuan se presin që në këtë moment fëmija të sillet tek ta. Bëhet fjalë për rastin e katërt të fëmijës me diabet të sjellë në Klinika për sëmundje të fëmijëve për vetëm një javë. Ditëve të fundit, në Klinikë është sjellë një fëmijë 14-vjeçar nga Ohri në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili më pas është dërguar në KARIL, ndërsa janë pranuar edhe një vajzë nëntëvjeçare nga Gjevgjelia dhe një fëmijë trevjeçar nga Shën Nikolla i cili tani është lëshuar në shtëpi.
Data 25.10.2026
Aktuale
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- Trump i vë ultimatum Iranit; shtron pyetjen nëse duhet arritur marrëveshje apo “t’u japë fund”
- Taktikat e frikësimit të Vuçiqit: Një paralajmërim për serbët
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë


