Kallëzime penale për bërje publike të një sekreti shtetëror për kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski dhe për një person nga Kabineti i
presidentit Gjorge Ivanov lidhur me materialet e klasifikuara nga takimet e liderëve tek presidenti, për të cilat sot Milloshoski kërkoi që t’u dorëzohen anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, të cilët kanë siguruara certifikata dhe theksoi në disa pjesë të tyre, paralajmëroi sot deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri.
Ai theksoi se Milloshoski nuk posedon certifikatë mbrojtëse nga viti 2015 e këtej që të mund të posedojë apo kërkojë informacione të klasifikuara. Për shkak të kësaj, tha nuk ka pasur as të drejtë të kërkojë informacione të klasifikuara nga Kabineti i presidentit Ivanov.
“Milloshoski me atë që ka parashtruar detaje nga Raporti i takimeve të mbajtura të liderëve që i ka marrë nga Kabineti i presidentit, ndërsa janë klasifikuar si sekrete shtetërore, drejtpërdrejtë e shkel nenin 317 të Kodit penal. Deputeti Milloshoski dhe ai që e ka dorëzuar raportin do t’u ngriten kallëzime penale për dhënie të një sekreti shtetëror”, tha në konferencën për shtyp Zekiri. Përmendi se për këtë vepër është parashikuar dënim me burg prej një deri pesë apo prej një deri në dhjetë vite.
Data 25.10.2026
Aktuale
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- Trump i vë ultimatum Iranit; shtron pyetjen nëse duhet arritur marrëveshje apo “t’u japë fund”
- Taktikat e frikësimit të Vuçiqit: Një paralajmërim për serbët
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë


