Problemi i pacientëve të cilët janë me hemodializë, të cilën deri paradokohe e merrnin në degën e Qendrës për dializë “Sistina nefroplus” në Dibër, e tani janë
obliguar të udhëtojnë deri në Strugë, pritet të tejkalohet. Ajo u është premtuar në takimin që ata e kishin sot në Dibër me përfaqësuesit e institucionit. Sipas pacientëve, siç u ishte thënë, ka qenë e dëmtuar një pjesë e aparateve, e cila pritet të ndërrohet deri në fund të javës. Ata shtuan se kjo ka mundur të bëhet edhe më parë, e jo të pritet në, siç e quajtën, protestë të pacientëve.
Për momentin në Dibër hemodializë marrin 11 pacientë, prej tyre tetë janë të përhershëm, përkatësisht banorë të Dibrës, fshati Mogoreç dhe Kosovrast i Epërm, ndërsa tre janë fshatarë të cilët jetojnë në vendet e huaja, ndërsa verën e kalojnë në vendlindje. Të gjithë ata në çdo të dytën ditë udhëtojnë me automjet deri në Strugë. Potencuan se janë të kënaqur nga shërbimi i deritanishëm dhe sjellja e të punësuarve në “Sistina nefroplus” në Dibër, e cila filloi me punë në mars të vitit 2014.
Data 25.10.2026
Aktuale
- ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut
- Tiranë u mbajt Forumi “Mbi të djeshmen dhe të sotmen e Bektashizmit në Ballkan”
- Trump i vë ultimatum Iranit; shtron pyetjen nëse duhet arritur marrëveshje apo “t’u japë fund”
- Taktikat e frikësimit të Vuçiqit: Një paralajmërim për serbët
- Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, përplasje edhe me gazetarët
- Zgjedhjet në Serbi, rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Tjetër pjesëmarrje masive/ Nuk zbrapsen studentët, Ramës i djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë
- Zv/ministri Iseni nënshkruan suspendimin e 6 policëve të dyshuar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë


