Author: Adijat

Në dy thasë të zeza, policia ka sekuestruar afër 10 kg marihuanë në Dibër, përcjell Aktuale.mk. Sipas policisë, i dyshuari për drogën është një dibran , mirë i njohur nga organet e rendit. Bëhet fjalë për B.D (38) nga Dibra i cili është arrestuar dje me qëllim zbardhjen e rastit./

Lexo më Shumë

Hakerët e sulmit kibernetik ndaj sigurimit shëndetësor „Groupe Mutuel“ në Zvicër, janë arrestuar. Piratët kibernetikë, në dhjetor të vitit të kaluar kishin arritur të futen në një hardisk të jashtëm duke poseduar të dhënat e klentëve të këtij sigurimi. Pasi më 19 dhjetor të vitit të kaluar, „Groupe Mutuel“ u bë viktimë e një sulmi kibernetik nga hakerët, kjo shoqatë e sigurimit shëndetësor ngriti kallëzim penal ndaj të panjohurit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjellë Shtegu.com. Prokuroria e Valisit me këtë rast i ka ndërmarrë hetimet e menjëhershme. Sipas një komunikate të policisë zvicerane të lëshuar gjatë të enjtes, më 28 dhjetor…

Lexo më Shumë

Pronari i një objekti hotelierik në Q.T. Beverli Hills Z.V.(50) mbrëmë është sulmuar në mënyrë verbale nga një grup i mysafirëve pasi nga fundi i orarit të punës është munduar ta ndalë muzikën. Ata janë revoltuar dhe kanë filluar grindje verbale me të. Që të parandalohet ndonjë incident më i madh I.S. (41) i ka ndarë mysafirët dhe pronarin. Ata kanë filluar të hedhin shishe drejt banakut, e më pas e kanë braktisur lokalin. “Rreth orës 02:30, I.S. ka shkuar në një objekt tjetër hotelierik dhe fizikisht është sulmuar nga dhjetëra persona, mes të cilëve edhe persona të cilët kanë…

Lexo më Shumë

Emri mund të zgjidhet vetëm kur nuk do ketë irredentizëm, sepse irredentizmi është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me legjislacionin evropian, deklaroi presidenti grek Prokopis Pavlopulos duke e përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për Maqedoninë, se janë të nevojshme ndryshime kushtetuese, siç thotë, largimin e qëndrimeve irredentiste, e më pas zgjidhjen e problemit dhe integrimin euro-atlantik. “Që të ekzistojë zgjidhje për çështjen e emrit, për këtë vend, i cili për fat të keq në Kushtetutën e saj ka parashtruar pyetje lidhur me emrin dhe çështje të tjera irredentiste, duhet t’i miratojë të gjitha ndryshimet në rendin…

Lexo më Shumë

Faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë tani disa muaj funksionon në gjuhën shqipe Mirëpo së fundmi në këtë ueb faqe ka filluar të “valojë” edhe flamuri shqiptar. Nacionalistët maqedonas e kanë marrë si provokim vendosjen e flamurit shqiptar dhe janë paraqitur me reagime të ashpra në rrjetet sociale. “Kjo është në kundërshtim me ligjin”, kanë reaguar disa prej tyre në rrjetet sociale. “Këtu nuk është Shqipëri, këtu është Maqedoni”, shkruajnë mes tjerash ata.

Lexo më Shumë

Tryezë e rrumbullakët “Qasje deri te informacionet dhe mbrojtja e të dhënave personale – mundësitë dhe sfidat në nivel lokal” do të mbahet sot në Strumicë në organizim të Analitika Think Thenk. Në ngjarje do të bisedohet për transparencën e institucioneve në nivel lokal dhe rolin e sektorit civil në nivel lokal për hapje më të madhe dhe efikasitetet të institucioneve. Në ngjarje, siç informojnë organizatorët, do të promovohet raporti për ndjekjen e punës së Komisionit për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet me karakter publik dhe Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për sisteme politike dhe marrëdhënie mes bashkësive, për punë dhe politikë sociale dhe Komisioni ligjdhënës juridik. Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për Avokatin e Popullit dhe për mbrojtjen e informatorëve, të dyja në lexim të dytë. Komisioni për punë dhe politikë sociale do ta shënojë javën ndërkombëtare të shtypit rrugor. Seancë do të mbajë edhe Komisioni ligjdhënës juridik.

Lexo më Shumë

Ligjëratë dhe debat me temë “Të rinjtë dhe inovacionet” do të mbahet sot në Fakultetin e Makinerisë në Shkup, si pjesë e edicionit të tretë të manifestimit “Nata e ideve”, që e organizon Instituti francez në Shkup. Në takimin, i cili këtë vit i përkushtohet “Fuqisë së kreativitetit” do të prezantohet institucioni i arsimit sipëror Shkolla 42, drejtori pedagogjik i së cilës Olivje Kruze, do të flasë për transformimin digjital në arsim dhe do ta prezantojë inkubatorin më të madh evropian startap Stacioni F. Prezantim do të ketë edhe studenti i vetëm nga Maqedonia në Shkollën 42 Vollhan Sallahi, profesoresha…

Lexo më Shumë

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, do të takohen në Sofje me datë 15 dhe 16 shkurt, në margjina të takimit joformal të shefave të diplomacive të vendeve nga BE-ja dhe shteteve kandidate për anëtarësim, publikoi Agjencia e Pavarur Ballkanike e Lajmeve – IBNA. Pritet që Dimitrov dhe Koxias të bisedojnë për hapat e ardhshëm në procesin e zgjidhjes së kontestit me ermin mes dy vendeve. Dje siç publikoi MIA, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, paralajmëroi se javën e ardhshme duhet të mbahet takim i ri i shefave të diplomacive të…

Lexo më Shumë

Nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës dhe dukshmëri të ulët për shkak të mjegullës, po zhvillohet komunikacioni në disa rrugë të vendit. Në rrugën Tetovë – Kodër e Diellit, nga fshati Lisec deri në Kodër të Diellit, për shkak të mbetjeve të borës në rrugë është i obligueshëm përdorimi i pajisjes dimërore për të gjitha llojet e automjeteve. Dukshmëri të ulët për shkak të mjegullës prej 50 deri 100 metra ka në drejtimet rrugore Prilep – Manastir dhe Dellçevë – Makedonska Kamenicë, prej 70 deri 100 metra në rrugët Shtip – Radovish dhe Shtip – Negotinë, përderisa në…

Lexo më Shumë

Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa tetë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë prej gjithsej dhjetë aksidenteve të regjistruara në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente janë evidentuar vetëm dëme materiale. Nga SPB Shkup informojnë se për tejkalim të shpejtësisë gjatë vozitjes janë sanksionuar 20 shoferë, ndërsa 15 janë përjashtuar nga komunikacioni prej të cilëve dy kanë drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, dhjetë para se ta fitojnë të drejtën për drejtimin e automjetit, ndërsa tre kanë qenë fillestarë. Policia rrugore i ka përjashtuar nga komunikacioni 11 automjete të paregjistruara, ka shqiptuar masa…

Lexo më Shumë

Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO është tema në të cilën sot në panel debat do të flasin ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ambasadorja e Republikës së Kroacisë Danijella Barishiq, koordinuesi nacional për NATO-n Stevo Pendarovski dhe analisti politik Sasho Ordanoski. Pyetjet në të cilat do të përgjigjen panelistët kanë të bëjnë edhe me atë nëse zbatimi i aktiviteteve në kornizat e procesit garantojnë transparencë të institucioneve dhe respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe në sfidat dhe mundësitë të cilat hapen në këtë proces. Panel diskutimi është në organizim të CIVIL Media, si pjesë e…

Lexo më Shumë