Author: Adijat

Ambasada e Republikës Sllovake bën thirrje të hapur për aplikim për bursa studimore brenda programit Kombëtarë për bursa për Republikën Sllovake, për vitin arsimor 2018\2019. Afati përfundimtarë për aplikim është më 30 prill, në orën 16:00. Aplikimi do të bëhet në mënyrën online në faqen e internetit për bursa sllovake. Programi Kombëtarë i bursave në Republikën e Sllovakisë do t’i mbështesë studentët ndërkombëtarë, profesorët univerzitarë, doktorantët, studiuesit dhe artistët që të vendosen në universitete sllovake dhe në organizatat hulumtuese sllovake. Studentët dhe doktoratët mund të aplikojnë edhe për harxhimet e udhëtimit.

Lexo më Shumë

Turqia është partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë dhe shkëmbimi tregtar shënon rritje. Janë të mirëseardhura investimet në sektorët strategjikë, theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në takimin e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike MaqedoniTurqi (MATTO). Ai, siç njoftoi sot Ministria e Ekonomisë, ka theksuar se Turqia ndodhet në vendin e 8-të në shkëmbimin tregtar për periudhën janar-nëntor 2017 dhe 2016, ndërsa investimet e përgjithshme turke në Republikën e Maqedonisë arrijnë shifrën prej 1,2 miliardë dollarë amerikanë dhe përbëjnë 35 për qind e investimeve të përgjithshme të huaja. “Me përkushtim punohet për të ndërtuar një klimë të qëndrueshme dhe të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, ku diskutuan për bashkëpunimin bilateral, për mbështetjen e projekteve të cilat Mbretëria Norvegjeze i ja siguron Republikës së Maqedonisë si dhe për aspiratat euro- atlantike të vendit tonë. Osmani, siç informojnë nga kabineti i tij, në takim ka theksuar se mbështetja bilaterale të cilën Mbretëria Norvegjeze i ja siguron vendit tonë për projekte në pjesën më të madhe janë paraparë për realizimin e qëllimeve më të rëndësishme strategjike të vendit- integrim në BE dhe NATO dhe shprehu kënaqësi që…

Lexo më Shumë

Unioni i Shoqatave të Infermiereve, Obstretërve dhe Teknikëve sot nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim me 15 shoqata civile me qëllim që të përmirësohen shërbimet shëndetësore dhe rritja e besimit të ndërsjellë. “Përveç obligimeve të cilat i kemi sipas ligjit dhe dispozitave ndaj pacientëve tanë për të cilët është edhe ekzistimi ynë thelbësor, dëshirojmë ta thellojmë bashkëpunimin përmes punëtorive dhe edukimeve. T’i përmirësojmë të gjitha mangësitë që pacientët të munden të arrijnë deri te shërbimet mjekësore dhe të kemi sa më shumë kontakte”, deklaroi infermierja Gordana Beshliova, koordinuese e Unionit të Shoqatave të Infermiereve, Obstretërve dhe Teknikëve. Ajo tregoi edhe një pjesë…

Lexo më Shumë

Takim i ri në kuadër të procesit për negociata nën ndërmjetësim të ndërmjetësuesit Methju Nimic në nivel ministror do të mbahet javën e ardhshme, konfirmoi në konferencën e sotme për shtyp në Qeverinë kryeministri Zoran Zaev. “Shpresoj se që javën e ardhshme nën udhëheqësinë e Methju Nimicit do të mbahet takim midis dy ministrave si nivel i ri i procesit të negocimit që është dakorduar”, tha Zaev në konferencën për shtyp kushtuar takimit të Qeverisë dhe Agjencisë të Rinisë dhe Sportit me punonjës të sportit.

Lexo më Shumë

Dallime të mëdha në çmimet sipas të cilave janë blerë produkte dhe shërbime të njëjta, tregon indeksi i 17 i racionalitetit, që e përpunoi Qendra për Komunikime Civile, në bazë të 53 tenderëve që i kanë zbatuar 48 institucione në nivel kombëtar dhe në nivel lokal në vitin 2016 dhe 2017. Dallimi më i madh në çmim është evidentuar në furnizimin e uniformave verore të punës, ndërsa në furnizimin më të vogël të sistemeve për infuzion. Uniformat verore të punës, ndërmarrjet komunale i kanë blerë në çmim prej 424 deri në 2.773 denarë, me çka çmimi më i lartë është…

Lexo më Shumë

Policia e ka kapur plaçkitësin tridhjetë e katërvjeçar Ç.D. nga fshati Livadhi i Strugës, i cili kreu gjashtë plaçkitje në banka dhe kazino në Ohër, Strugë dhe Kërçovë, me ç’rast ka përfituar dobi pronësore prej rreth 1.200.000 denarësh. Siç kumtoi MPB-ja, dje rreth orës 14:00 nga ana e një personi me kërcënim me pistoletë është kryer plaçkitje në një ekspoziturë të bankës “Shparkase” në rrugën “Janko Mihajlloski” në Kërçovë. Nëpunës policorë kanë dalë në terren dhe pas masave të ndërmarra për kohë të shkurtër është gjetur dhe është arrestuar Ç.D. (34) nga fshati Livadhi i Strugës. Ç.D. është kapur me…

Lexo më Shumë

Riemërimet e aeroportit dhe autostradës janë hapa të mohimit të irredentizmit, thotë ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Katragulos në intervistën për programin e parë të radios shtetërore greke, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina. Gazetarja reagoi se nuk mund të jetë mohim, sepse “irredentizmi ekziston edhe në Kushtetutë”, ndaj çka Jorgos Katragulos sqaroi se njëjtë si edhe në të kaluarën Greqia ka reaguar negativisht ndaj hapit irredentist, kështu tani reagon pozitivisht ndaj hapave kundër irredentizmit. “Në nivel simbolik, siç protestuam, dhe bëmë mirë, kur i vendosën përmendoret e Aleksandrit të Madh si shembuj për irredentizëm, tani kur…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale nesër duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentimin për vrasje të deputetit Zijadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila e zhvillon procesin, në seancën e kaluar tha se debati kryesor do të vazhdojë më 8 shkurt në procedurë dëshmuese dhe deklarata të dëshmitarëve dhe ekspertëve. Në këtë rast akuzohet Kire dhe Cane Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrevski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski – Kobra. Në seancën paraprake që u mbajt…

Lexo më Shumë

Konkurs për regjistrim të dëgjuesve të aftësimit profesional dhe përsosjes së gradës së aviacionit, kumtoi sot Akademia ushtarake “Gjenerali Mihajllo Apostollski”. Nga Akademia u bëjnë thirrje qytetarëve të rinj të Republikës së Maqedonisë të cilët kanë përfunduar arsim të lartë, nuk janë më shumë se 28 vjeç dhe dëshirojnë të jenë pilotë të ardhshëm ushtarakë në Armatën e Republikës së Maqedonisë, t’i parashtrojnë aplikimet e tyre me dokumentet e nevojshme prej sot, më së voni deri më 9 mars. Gjatë pranimit, merret parasysh suksesi i kandidatëve nga arsimi i lartë i përfunduar dhe kontrollimet për gatishmërinë fizike. Selektimi i mëtutjeshëm,…

Lexo më Shumë

Të reshura të dobëta të dëborës shënohen në Kodrën e Diellit dhe në vendkalimin malor Strazhë, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa në pjesët verilindore, veriperëndimore dhe jugperëndimore të shtetit. Në pjesët lindore dhe jugore rrugët janë vende-vende të lagështa. Në disa akse rrugore të cilat kalojnë nëpër grykat malore është e mundur paraqitje e shembjeve më të vogla. Nga Rrugët e Maqedonisë apelojnë për kujdes në drejtimin e autojmeteve dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Lexo më Shumë

Takim i ri i kryeministrave të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras ende nuk është caktuar, informoi në konferencën e sotme të shtypit zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski. Lidhur me paralajmërimet nga Athina zyrtare se në kuadër të negociatave për kontestin për emrin do të kërkojë ndryshim të neneve 3 dhe 49 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, Boshnjakovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve theksoi se për momentin nuk po bisedohet për diçka të atillë. Duke komentuar për informatat në mediat greke se pala e Maqedonisë në takimin në Davos ka pranuar gjithçka që…

Lexo më Shumë