Author: Adijat

Në drejtimin rrugor Koçan-Makedonska Kamenicë në vendin e quajtur Draki ka rrëshqitje të tokës për shkak të së cilës komunikacioni është në ndërprerje, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Paraprakisht, rreth mesditës “Rrugët e Maqedonisë” kumtoi se reshje të borës së dobët ka në Kodrën e Diellit dhe vendkalimin malor Strazhë, por që ato nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit.

Lexo më Shumë

Investim i ri pritet në ZZHTI Shkup një, në Bunarxhik. Siç kumtoi sot në konferencë për media zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, ministrat dje e kanë pranuar propozim vendimin për përcaktimin e periudhës për qira të tokës ndërtimore në Zonën Zhvillimore Teknologjike – Industriale Shkupi 1, apo ZZHTI 1 me Shoqërinë për prodhim, tregti, qarkullim dhe shërbime DOGAN OTOMOTIV SHPK eksport – import Shkup. “Ky është investim i ri i Shoqërisë Dogan Otomotiv nga Republika e Turqisë. Bëhet fjalë për kompani e cila prodhon pjesë rezerve për industrinë automobilistike”, tha zëdhënësi Mile Boshnjakovski.

Lexo më Shumë

Serbia dëshiron të zgjidhet çështja mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe përkrah gjithçka që do të dakordojnë të dy vendet, deklaroi sot në Manastir ambasadorja serbe Dushanka Divjak Tomiq. “Republika e Serbisë i dëshiron Maqedonisë çdo të mirë si një fqinji të afërt dhe një miku tradicional. Sinqerisht shpresojmë se do të zgjidhet çështja mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe në këtë mënyrë tërë rajoni të fillojë të lëvizë dhe të shfrytëzohet shansi historik i potencuar në Strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor, që është anëtarësimi në BE”, deklaroi ambasadorja Divjak Tomiq, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me kryetaren…

Lexo më Shumë

Qeveria kërkon zgjidhje afatgjate për dislokim të Arkivit Shtetëror e cila nuk do të jetë në dëm të buxhetit, e as madje të materialit arkivor dhe të këtij institucioni në përgjithësi, deklaroi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski. Në seancën e djeshme ministrat e shqyrtuan informatën për tejkalim të problemeve në Arkivin Shtetëror të shkaktuar nga përmbytja e një pjese të hapësirave të Arkivit Shtetëror, gjegjësisht të një pjese të hapësirës së zyrave dhe depos. “Informata parashikon zgjidhje të mundshme të problemit i cili është rezultat i sjelljeve jashtëzakonisht jologjike të qeverisë paraprake. Zgjidhja që do ta…

Lexo më Shumë

Të rinjtë të punësuar në Maqedoni konsiderojnë se të drejtat e punës nuk respektohen, por frikësohen të paraqesin edhe çfarëdo lloj shkelje të të drejtave të tyre që të mos largohen nga puna, tregojnë të dhënat e hulumtimit që e zbatoi Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA. Rezultatet e hulumtimit onlajn të zbatuar nga 15 janari deri tani tregon se 75 për qind e të anketuarve të tërësishëm 1.239 të anketuar konsiderojnë se të drejtat e punëtorit janë shkruar vetëm në letër, ndërsa 57 për qind frikësohen të paraqesin çfarëdo lloj shkelje për dy arsye – që të mos largohen nga…

Lexo më Shumë

Shumica e grekëve, 87 për qind e atyre të cilët të dielën dolën në qendër të Athinës, morën pjesë në protestë për të shprehur pakënaqësinë për çështjen me emrin, tregon hulumtimi i agjencisë “Kapa Research” për gazetën “To Vima”. Nga anketa e bërë mes qytetarëve, hulumtimi e cakton edhe profilin e demonstruesve, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina. Shumica ishin burra (77 për qind), me orientim dhjathtist (54 për qind), me vendbanim në rajonin e Atikës – rajoni më i gjerë i Athinës (83 për qind) dhe me moshë mbi 45 vjeç (72 për qind). Në pyetjen përse kanë vendosur…

Lexo më Shumë

Temat e njohura nga “Bitëllsat” dhe “Kuin” për herë të parë në Maqedoni do të tingëllojnë nga instrumentet frymore në një koncert në Bras-kuintetin e Shkupit më në sallën kamertale të Filarmonisë së Maqedonisë. Sonte anëtarët e kuintetit: Aleksandar Ilievski dhe Uiliam Barakoski (trombë), Blagoja Vasilevski (korno), Nikola Ristevski (trombon) dhe Aleksandar Niniq (trombë) do t’i performojnë të famshmet: „Bohemian Rhapsody“, „Imagine“, „Hey Jude“, „I Want Hold Your Hand“, „Yesterday“, „She Loves You“, „Somebody to Love“, „Help“. Bras-kuinteti i Shkupit është formuar në vitin 2016. Ka repertor të gjerë dhe stile dhe zhanre të ndryshme. Anëtarët e Bras-kuintetit të Shkupit…

Lexo më Shumë

Në BE Info qendrën në Shkup sot do të mbahet panel diskutim për atë se sa respektohen të drejtat e punëtorëve të rinj. Në Panel diskutim pritet të bisedohet për gjendjen momentale për respektimin e të drejtave të punëtorëve me fokus të posaçëm ndaj punëtorëve të rinj. Në ngjarje do të prezantohen edhe rezultatet nga anketa “Sa të rinjtë i njohin të drejtat e tyre të punës”. Panel diskutimi mbahet në suaza të fushatës kombëtare “365 të drejta të punëtorëve për të rinjtë” qëllimi i të cilave është të ngrihet vetëdija te të rinjtë për të drejtat e tyre të…

Lexo më Shumë

Kontesti për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë mund të zgjidhet në një të ardhme të afërt me lidership dhe aftësi për udhëheqje të shtetit në të dy vendet, deklaroi eurokomisari për zgjerim Johanes Han. “Ky është kontest i cili zgjat shumë vite. Ekzistojnë ndjenja të caktuara, posaçërisht në Greqi, por e di se qeveria aktuale greke është e përkushtuar që ta zgjidhë këtë problem, të gjejë zgjidhje me fqinjin e saj. Jam i bindur se kjo mund të arrihet në një të ardhme të afërt”, thotë Han në deklaratë për Dojçe vele. Thekson se nevojitet lidership dhe aftësi për udhëheqje…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në konferencë për shtyp shprehi gatishmëri që emri i vendit të përmbajë përcaktues gjeografik, duke potencuar se çështje për kontestin me emrin që e ka Maqedonia me Greqinë është thelbësore dhe se duhet të jepet mundësia që përmes negociatave të gjendet zgjidhja. “Dua që qytetarët tanë ta dinë, dua që edhe qytetarët e Greqisë fqinje t’i dinë hollësitë, por më shumë dua me të vërtetë të kemi sukses në procesin negociues dhe për këtë është gjithmonë këtu doza e kujdesit. T’i japim shans suksesit dhe me këtë rast do të them: ne jemi të gatshëm për…

Lexo më Shumë

Strategjia e KE-së për Ballkanin Perëndimor e prezantuar dje në Strasburg i konfirmoi euro-perspektivat e gjashtë vendeve të rajonit. Mundësi që në vitin 2025 disa nga ato të bëhen anëtare të BE-së, ekziston, por kusht për këtë është që liderët në rajon të ndërmarrin aksione urgjente në kontekst të zbatimit të reformave të qëndrueshme dhe të zgjidhen kontestet bilaterale. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisarin për zgjerim Johanes Han, në të cilën u prezantua Strategjia, tha se Ballkani Perëndimor gjeografikisht është pjesë e Bashkimit…

Lexo më Shumë

Mbretëria e Norvegjisë në periudhën e ardhshme dyfish do ta rritë mbështetjen financiare për Republikën e Maqedonisë, informoi ambasadori norvegjez Arne Bjorstand gjatë takimit të sotëm me kryetarin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev. Siç informojnë nga shërbimi qeveritar për informim, ambasadori Bjorstand e informoi kryeministrin Zaev se pjesa më e madhe e mjeteve nga kjo rritje e konsiderueshme e pjesëmarrjes së Norvegjisë në inkurajimin e politikave të vendeve, do të orientohen drejt formimit të fondit për zhvillim socioekonomik të rajoneve të pazhvilluara në Republikën e Maqedonisë. “Në takimin me kryeministrin Zaev, ambasadori i Norvegjisë theksoi se një…

Lexo më Shumë