Ligjëratë dhe debat me temë “Të rinjtë dhe inovacionet” do të mbahet sot në Fakultetin e Makinerisë në Shkup, si pjesë e edicionit të tretë të manifestimit “Nata e ideve”, që e organizon Instituti francez në Shkup.
Në takimin, i cili këtë vit i përkushtohet “Fuqisë së kreativitetit” do të prezantohet institucioni i arsimit sipëror Shkolla 42, drejtori pedagogjik i së cilës Olivje Kruze, do të flasë për transformimin digjital në arsim dhe do ta prezantojë inkubatorin më të madh evropian startap Stacioni F. Prezantim do të ketë edhe studenti i vetëm nga Maqedonia në Shkollën 42 Vollhan Sallahi, profesoresha nga Fakulteti i Makinerisë Radimilla Polenkoviq do të flasë për gjendjen me inovacionet
në planin vendor, ndërsa është paralajmëruar pjesëmarrje edhe e Krisitian Daniellovskit, bashkëthemelues i kompanisë më të madhe të Maqedonisë për animacione – FHYH. Ngjarjen do ta hap ambasadori i Francës në Maqedoni Krisitian Timonie.
“Nata e ideve” organizohet në bashkëpunim me Fakultetin e Makinerisë, Fakultetin për Elektroteknik dhe Teknologji Informatike, Fakultetin për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike dhe Fondacionin “Prof dr Dimitar Stamboliev”
Data 28.10.2026
Aktuale
- Kapen 8 migrantë në një veturë, arrestohet 40-vjeçari nga Shqipëria!
- Nën ndikimin e alkoolit, tetovari voziste në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një ngjarje e rëndë në Deçan
- Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në administratën publike
- Rreth 66.800 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal, në dispozicion 56.000 vaksina
- Ministri Hoxha paralajmëron kthesë në ekologji: Deponitë e egra në hartë digjitale, ndotësit nën kontroll
- Fertiliteti në BE në nivelin më të ulët që nga viti 2001, e ngjashme gjendja edhe në Maqedoni
- Jeton Sylaj flet për ngjarjen e rëndë: ‘Kam tentuar ta parandaloj’


