Nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës dhe dukshmëri të ulët për shkak të mjegullës, po zhvillohet komunikacioni në disa rrugë të vendit.
Në rrugën Tetovë – Kodër e Diellit, nga fshati Lisec deri në Kodër të Diellit, për shkak të mbetjeve të borës në rrugë është i obligueshëm përdorimi i pajisjes dimërore për të gjitha llojet e automjeteve. Dukshmëri të ulët për shkak të mjegullës prej 50 deri 100 metra ka në drejtimet rrugore Prilep – Manastir dhe Dellçevë – Makedonska Kamenicë, prej 70 deri 100 metra në rrugët Shtip – Radovish dhe Shtip – Negotinë, përderisa në drejtimet rrugore Udovë – Gjevgjeli dhe Udovë – Demir kapi
dukshmëria është prej 80 deri 90 metra. LAMM rekomandon vozitje të kudjesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellpevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Dmeir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Kapen 8 migrantë në një veturë, arrestohet 40-vjeçari nga Shqipëria!
- Nën ndikimin e alkoolit, tetovari voziste në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një ngjarje e rëndë në Deçan
- Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në administratën publike
- Rreth 66.800 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal, në dispozicion 56.000 vaksina
- Ministri Hoxha paralajmëron kthesë në ekologji: Deponitë e egra në hartë digjitale, ndotësit nën kontroll
- Fertiliteti në BE në nivelin më të ulët që nga viti 2001, e ngjashme gjendja edhe në Maqedoni
- Jeton Sylaj flet për ngjarjen e rëndë: ‘Kam tentuar ta parandaloj’


