Author: Adijat

Shkolla për prindërim të cilat do të paraqesin një lloj të këshillimoreve, do të hapen në tre ente publike shëndetësore – në Poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, në Spitalin Klinik në Manastir dhe në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar. Mjetet për hapjen e shkollave do të sigurohen në kuadër të projektit në partneritet të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Birrarisë për edukim të prindërve të ardhshëm, përmes të cilit do të ndahet nga një denar nga çdo shishe e shitur e ujit Rosa në paketim prej 1,5 litrash. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp tha se në…

Lexo më Shumë

“Analitika Tink Tenk”, me mbështetje të Ambasadës së Holandës, sot i prezantoi rezultatet nga projekti hulumtues “Puna drejt ndërtimit të bashkësive të qëndrueshme”, rezultatet e të cilëve çojnë drejt asaj se duhet të vendoset fokus më i madh i çështjeve për kanalet e këqija të komunikimit midis mësimdhënësve, prindërve dhe shkollave, si dhe rolin e predikuesve fetarë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në nivel lokal. Samet Shabani, hulumtuesi i politikave të sigurisë, theksoi se me hulumtimin është konkluduar se kanalet e këqija të komunikimit në sektorin arsimor, drejtojnë drejt asaj që shkollat e mesme të jenë bazë e nënshtrimit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë, Artan Grubi në kuadër të vizitës së tij në SHBA e vizitoi Pentagonin, ku u takua me përfaqësuesen e lartë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, Laura Kuper, zëvendëssekretare shtetërore e Mbrojtjes e SHBA-së. Në takim, siç njoftojnë nga Komisioni për Çështje Evropiane, u konstatua bashkëpunimi i shkëlqyer i ndërsjellë në sferën e mbrojtjes dhe luftës kundër terrorizmit. Kuper në takim ka theksuar se mbështetja e SHBA-së në sferën e mbrojtjes për Maqedoninë është e lartë dhe e vazhdueshme me ç’rast ka shprehur mbështetje për aspiratat euroatlantike dhe…

Lexo më Shumë

Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ka sjell vendim në dobi të Velija Ramkovskit dhe vajzës së tij, Emel Ramkovska, të cilët kanë dorëzuar padi deri te Gjykata për kriteret sipas të cilëve u është shqiptuar arresti dhe gjatësia e paraburgimit në rastin “Merimanga”, njofton Portalb.mk. Sipas vendimit, shteti të njëjtëve duhet t’u paguaj dëm në para me vlerë prej 1560 euro, apo nga 780 euro të dyve. Plotësisht, do të konstatohet nëse ka bazë që të ngritet procedurë edhe përpara gjykatave të Maqedonisë për mënyrë se si është shqiptuar paraburgimi. Sipas avokatit të tyre, Filip Medarski, Gjykata…

Lexo më Shumë

Shtetasi gjerman 53-vjeçar mori padi penale për përpunim, mbajtje dhe tregtim pa leje të armëve dhe materieve shpërthyese. Policia kumtoi se dje, me urdhër nga Gjykata Themelore Shkup 1 është kryer bastisje në shtëpinë e tij në rr. “Crnogorska” me ç’rast janë gjetur një pistoletë “M-57” e kalibrit 7,62mm me një karikator me tetë plumba. Personi A.F.M. 53-vjeçar është mbajtur në hapësirat e Njësisë për Tregti të Paligjshme. Më 15 nëntor kundër tij është parashtruar edhe një padi penale pasi që është kryer bastisje në shtëpinë e tij me ç’rast janë gjetur 118 plumba të kalibrit 7,62mm dhe 11 plumba…

Lexo më Shumë

Është aprovuar Programi operativ sektorial për transport 2014-2020, në kuadër të IPA 2 programit, përmes së cilës për Maqedoninë sigurohen 127,2 milionë euro. Nga këto para, 108,1 milionë euro janë nga IPA 2 programi, kurse 19,1 milionë euro janë nga buxheti i Maqedonisë. Paratë janë të destinuara për projekte në sektorin e hekurudhave, rrugëve dhe ndihmës teknike. 71,5 milionë euro janë alokuar për në hekurudha dhe do të përdoren për shtrimin e një pjese të trasesë së hekurudhës drejt Bullgarisë, pjesa Kriva Pallankë-Deve Bair. 48,7 milionë euro janë alokuar për rrugët Gradsko-Prilep, pastaj Kumanovë-Rankovc. Shtatë milionë euro janë ndarë për…

Lexo më Shumë

Në suaza të Programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), kryetarët e komunave të Kumanovës, Resnjës, Kavadarit dhe Strumicës sot nënshkruan Memorandum për mirëkuptim me koordinatoren e përhershme të KB-së dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së Luiza Vinton dhe përfaqësuesin e Delegacionit të BE-së Nikolla Bertolini. Programi, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i bashkëfinancuar nga UNDP dhe nga komunat, mundëson mbështetje të projekteve me interes publik dhe përmirësim të shërbimeve komuanale dhe cilësisë së jetesës në këto komuna. Vëmendje e veçantë do të përkushtohet në projektet për përfshirje shoqërore, barazisë gjinore, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen…

Lexo më Shumë

Njëzet kompani vendore prej sot do të zbatojnë projekte inovative me 80 milionë denarë përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT), prej të cilave 58 milionë denarë siguron Qeveria, ndërsa të tjerat Banka Botërore. Shfrytëzuesit e parave janë pesë pjesëmarrësit më të suksesshëm të thirrjes së FIZHT02 Sfidë, si dhe 15 projekte më të mira nga thirrja e katërt për instrumentet për star-ap dhe spin-of dhe për ide të komercializuara. Marrëveshjet e përfaqësuesve të kompanisë ua ndanë kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, drejtori i Fondit për Inovacione Jovan Despotovski dhe drejtori i Zyrës së Bankës…

Lexo më Shumë

Ka mundësi të mira për përshpejtim dhe avancim të bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Ukrainës, për çka ekziston përcaktim i dy vendeve mike që kjo të ndodhë së shpejti përmes aktiviteteve të shumta konkrete, konstatuan në mbledhjen e sotme të Qeverisë kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadorja ukrainase Natalija Zadorozhnjuk. Siç deklaroi shërbimi për informim i Qeverisë, në mbledhjen e sotme kryeministri Zaev paralajmëroi se do të iniciojë deri tek MPJ dhe Qeveria heqjen e vizave mes dy vendeve, që do të mundësojë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare më efikase mes dy vendeve, si dhe në disa fusha të tjera për…

Lexo më Shumë

Vetura e gazetarit Zoran Millosheski është djegur pas mesnatës nga kryerës të panjohur, transmeton Medial.mk. Si që ka njoftuar gazetari në profilin e tij në Fejsbuk, vetura e tipit “Suzuki svift” ka qenë e parkuar në garazh. “Vetura është djegur tërësisht. Djegia ka ndodhur saktë një vit më vonë, qëkur në janar 2017 ishte djegur garazhi. Autorët ende nuk janë gjetur”, ka shkruar Millosheski./Medial.mk/

Lexo më Shumë

Në dy thasë të zeza, policia ka sekuestruar afër 10 kg marihuanë në Dibër, përcjell Aktuale.mk. Sipas policisë, i dyshuari për drogën është një dibran , mirë i njohur nga organet e rendit. Bëhet fjalë për B.D (38) nga Dibra i cili është arrestuar dje me qëllim zbardhjen e rastit./

Lexo më Shumë

Hakerët e sulmit kibernetik ndaj sigurimit shëndetësor „Groupe Mutuel“ në Zvicër, janë arrestuar. Piratët kibernetikë, në dhjetor të vitit të kaluar kishin arritur të futen në një hardisk të jashtëm duke poseduar të dhënat e klentëve të këtij sigurimi. Pasi më 19 dhjetor të vitit të kaluar, „Groupe Mutuel“ u bë viktimë e një sulmi kibernetik nga hakerët, kjo shoqatë e sigurimit shëndetësor ngriti kallëzim penal ndaj të panjohurit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjellë Shtegu.com. Prokuroria e Valisit me këtë rast i ka ndërmarrë hetimet e menjëhershme. Sipas një komunikate të policisë zvicerane të lëshuar gjatë të enjtes, më 28 dhjetor…

Lexo më Shumë