“Analitika Tink Tenk”, me mbështetje të Ambasadës së Holandës, sot i prezantoi rezultatet nga projekti hulumtues “Puna drejt ndërtimit të bashkësive të qëndrueshme”, rezultatet e të cilëve çojnë drejt asaj se duhet të vendoset fokus më i madh i çështjeve për kanalet e këqija të komunikimit midis mësimdhënësve, prindërve dhe shkollave, si dhe rolin e predikuesve
fetarë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në nivel lokal. Samet Shabani, hulumtuesi i politikave të sigurisë, theksoi se me hulumtimin është konkluduar se kanalet e këqija të komunikimit në sektorin arsimor, drejtojnë drejt asaj që shkollat e mesme të jenë bazë e nënshtrimit të ndikimit të grupeve të dhunshme ekstremiste. Ai e theksoi nevojën, që kapacitetet e organizatave joqeveritare të mbesin pjesëmarrës aktivë në strukturimin e rezistencës, duke potencuar se ekziston mungesë e besimit në institucionet publike për ndërtimin e rezistencës së komunitetit dhe mungesës së kontra-narrativit onlajn me kontekst lokal.
Tamara Mijoloviq Spasovam hulumtuese në “Analitika Tink Tenk”, theksoi se projekti hulumtues ka qenë i fokusuar në faktorët specifikë dhe shtytës të ekstremizmit dhe terrorizmit të dhunshëm në Maqedoni, me qëllim që të shqyrtohen rrënjët e çështjes lidhur me ekstremizmin e dhunshëm, përmes kontrollimit të dinamikës të zhvillimit të tij dhe manifestimit, me shpresë se do të kontribuohet drejt ndërtimit të komuniteteve më të qëndrueshme. Projekti ishte zbatuar 12 muaj, në dy faza. Pjesa e parë kishte të bëjë në hulumtimin e shkaqeve për shfaqjen e ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa pjesa e dytë në zbatimin me propagandën ekstremiste e cila është përhapur onlajn, me shfrytëzimin e metodave të ndryshme.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Denoncohet sulm fizik ndaj të miturit në Gostivar
- Arrestohet i riu nga Bogovina për drejtim motoçiklete pa dokumente
- Kina paralajmëron SHBA-në: Sanksionet dhe presioni nuk zgjidhin mosmarrëveshjet
- Filipçe: Jemi gati për zgjedhje, por nuk do të jemi alibi për llogaritjet politike të Mickoskit
- Shtrenjtohen karburantet, nga mesnata çmime të reja
- Shtrenjtohen derivatet: Dizeli nga mesnata arrin 101,5 denarë për litër
- Studentët do të marrin nga 140 denarë për cdo ushqim
- AUV: Asgjësohet mbi 27.5 ton qumësht UHT i pasigurt i importuar nga Kosova


