Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa tetë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë prej gjithsej dhjetë aksidenteve të regjistruara në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente janë evidentuar vetëm dëme materiale.
Nga SPB Shkup informojnë se për tejkalim të shpejtësisë gjatë vozitjes janë sanksionuar 20 shoferë, ndërsa 15 janë përjashtuar nga komunikacioni prej të cilëve dy kanë drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, dhjetë para se ta fitojnë të drejtën për drejtimin e automjetit, ndërsa tre kanë qenë fillestarë.
Policia rrugore i ka përjashtuar nga komunikacioni 11 automjete të paregjistruara, ka shqiptuar masa ndaj 99 shoferëve për parkim të palejuar, ndërsa karrotreci i ka larguar 96 automjete. Janë shqiptuar sanksione edhe për tre këmbësorë, për katër shoferë të cilët në udhëkryq kanë kaluar në semafor të kuq, një i cili nuk ka dhënë përparësi gjatë kalimit, dy për rreshtim të palejuar, si dhe gjashtë për mosposedimin e pajisjeve dimërore. SPB Shkup sot do të mbajë mësim komunikacioni për pjesëmarrësit në komunikacion të cilët kanë bërë shkelje të ndryshme.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Kapen 8 migrantë në një veturë, arrestohet 40-vjeçari nga Shqipëria!
- Nën ndikimin e alkoolit, tetovari voziste në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një ngjarje e rëndë në Deçan
- Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në administratën publike
- Rreth 66.800 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal, në dispozicion 56.000 vaksina
- Ministri Hoxha paralajmëron kthesë në ekologji: Deponitë e egra në hartë digjitale, ndotësit nën kontroll
- Fertiliteti në BE në nivelin më të ulët që nga viti 2001, e ngjashme gjendja edhe në Maqedoni
- Jeton Sylaj flet për ngjarjen e rëndë: ‘Kam tentuar ta parandaloj’


