Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetari Talat Xhaferi po mban takim me koordinuesit e grupeve të deputetëve ku duhet të caktohet orari i aktiviteteve të Parlamentit për këtë javë. Për shkak të udhëtimeve zyrtare, Kuvendi nuk pati aktivitete plenare gjatë dy javëve të kaluara. Kanë mbetur prapa ligji për gjuhët për të cilin VMRO-DPMNE ka parashtruar 35.569 amandamente, ligjet reformuese për ndjekje të komunikimeve, ligjet për uljen e shpenzimeve për rrugë dhe të tjera. Nuk ka informata zyrtare as se si partitë do ta tejkalojnë problemin me bllokimin që e shkaktoi numri i madh i amandamenteve për Ligjin për…
Author: Adijat
Ziadin Sela momentalisht po jep deklaratën e tij para trupit gjykues në Gjykatën themelore Shkupi 1. Ai përshkruan momentet e dhunës që për pak sa nuk I mori jetën. “ Gjithë kohën hidhnin gjëra ndaj meje. Një moment u godita me shtizën e flamurit, kurse direct ndaj meje hodhën edhe një monitor. Një moment kur hyri turma në sallë, kishte kërcënime direkte ndaj meje si: “ Ja ku është Sela”, “ Ku do të ikësh?”, “ Do të të vrasim”.”- dëshmoi Ziadin Sela. Sela thotë se nuk mban mend se dikush ka dashur t’I ofrojë ndihmë, duke hedhur këshut poshtë…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska paralajmëroi se sot do të dihet se nëse dhe kush do të mbajë përgjegjësi për rastin me vajzën 13-vjeçare, nën përkujdesje të Institucionit Publik për Fëmijë me Probleme Edukative dhe Sociale “25 Maji”. “Përgjegjësi do të ketë pasi komisioni të hënën do t’i japë rekomandimet dhe do të veprojë në mënyrë përkatëse. Nuk ka mundësi që dikush të anashkalohet nga përgjegjësia”, tha Carovska të premten në emisionin debatues Top Tema në TV Telma. Paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi nga personat të cilët udhëheqin me institucionin. Më parë të njëjtën ditë, Ministria…
Për shkak të paraqitjes së mjegullës në Stracin dukshmëria është ulur nga 80 deri në 100 metra. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, vonesa dhe kufizime në rrugë kryesisht me lagështi. Borë me intensitet të dobët bie në Kodrën e Diellit, Strazhë, Mavrovë dhe Makedonski Brod, informon Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) Rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, përshtatje të shpejtsisë dhe respektim të sinjalizimit rrugor. Në grykat është e mundur rrëshqitje e dheut, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë…
Shoqata e transportuesve “Kiper” nga Kavadari për sot nga ora 10 deri në 12 ka paralajmëruar bllokimin e njërës korsi në rrugën rajonale Kavadar drejt motelit “Drenovo”, informojnë nga SPB Veles. Arsyeja e bllokimit janë shërbimet e papaguara të anëtarëve të shoqatës nga kompania “FENI Industri” për transportin e mineraleve me vlerë prej rreth katër milionë eurosh.
Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa 11 persona kanë marrë lëndime të lehta në 11 nga gjithsejt 24 fatkeqësi komuniakcioni të regjistruara gjatë fundjavës së shkuar në rajonin e SPB Shkup. Katërmbëdhjetë fatkeqësi janë me dëme të evidentuara materiale. Policia rrugore sanksionoi pjesëmarrës në komunikacion në baza të ndryshme, prej të cilëve 81 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, ndërsa ka përjashtuar nga komunikacioni 53 prej të cilëve 13 kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 34 para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit të motorizuar dhe gjashtë vozitës filelstarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar 26 automjete, tre teknikisht…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Maja Ivanova, prej sot qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Presidenti Ivanov në Ankara, siç njoftoi kabineti i tij, do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake dhe do të ketë një takim bilateral me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe përfaqësuesit e kreut shtetëror turk. Gjatë vizitës, presidenti i Republikës së Maqedonisë do të vendosë kurorë në mauzoleumin e Kemal Ataturkut në Ankara. Gjatë vizitës zyrtare të Republikës së Turqisë, presidenti i Maqedonisë para anëtarëve të Këshillit…
Rruga e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s duhej para shumë kohësh të zhbllokohej, konsideron kryesuesi me Konferencën e Sigurisë në Munih dhe ish mbasador gjerman në SHBA, Uolfgang Ishinger. “Rruga e Shkupit drejt BE-së dhe NATO-s duhet të zhbllokohet. Kjo duhej të ndodhte kohë më parë”, thotë Ishinger në profilin e tij në Tuiter.
LSDM-ja e rrezikoi sigurinë e qytetarëve me amnistinë e mbi 2.000 të burgosurve midis të cilëve ka edhe të dënuar për vepra të rënda penale. Një pjesë e tyre për 24 orë jo të plota sërish iu kthyen krimit, ndërsa viktima ishin qytetarë të pafajshëm. Janë sulmuar edhe gra dhe burra. Plaçkitje dhe vjedhje janë realizuar edhe mbi të rinj dhe mbi të vjetër, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja. Më tej thuhet se VMRO-DPMNE-ja ka paralajmëruar se LSDM-ja po bën koalicion parazgjedhor me strukturat kriminale në shtet. “VMRO-DPMNE-ja paralajmëronte se LSDM-ja do të duhet në njërën ose tjetrën mënyrë t’ua…
Nesër pa energji elektrike prej orës 08:30 deri në orën 14 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës Drenak në komunën e Kisella Vodës, ndërsa prej orës 08:30 deri në orën 15 shfrytëzuesit e rrugëve “Vladimir Nazor”, “Kumrovec” dhe “Gjorgji Abaxhiev” në komunën Qendër, kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza Shkup.
Njerëzit e parë të trupave rregullatore për komunikime elektronike të Maqedonisë dhe të Bullgarisë në takimin në Shkup biseduan për mundësitë për zbritje të çmimeve të shërbimeve të roamingut mes parapaguesve në Maqedoni dhe Bullgari. Gjatë vizitës së kryetarit të trupit rregullator, kompetent për komunikime elektronike në Bullgari, Rosen Zheljazkov në Agjencinë e Maqedonisë për Komunikime Elektronike (AKE) Sasho Dimitrijoski të premten është folur për aktivitetet e dy trupave rregullatore gjatë periudhës së kaluar dhe për vazhdim të bashkëpunimit në pajtim me Memorandumin e nënshkruar për mirëkuptim me qëllim që të thellohet këmbimi i përvojave në fushën e rregullimit të…
Shefi i diplomacisë greke në ditët në vazhdim vjen në Shkup, raportoi televizioni grek Alfa. Në kronikën e transmetuar në edicionin qendror të lajmeve, gazetarja duke iu referuar burimeve të televizionit thotë se fillon javë kuçe për negociatat, ndërsa Kocias homologut të tij në Maqedoni do t’ia dorëzojë draft marrëveshjen të cilën e përgatiti pala greke. “Sipas informacioneve të Alfa, Kocias pritet që ta vizitojë Shkupin në ditët në vazhdim me fluturimin e parë në aeroportin i cili do të mbajë emrin e ri “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”. Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë me vete do të ketë…