Shefi i diplomacisë greke në ditët në vazhdim vjen në Shkup, raportoi televizioni grek Alfa. Në kronikën e transmetuar në edicionin qendror të lajmeve, gazetarja duke iu referuar burimeve të televizionit thotë se fillon javë kuçe për negociatat, ndërsa Kocias homologut të tij në Maqedoni do t’ia dorëzojë draft marrëveshjen të cilën e përgatiti pala greke.
“Sipas informacioneve të Alfa, Kocias pritet që ta vizitojë Shkupin në ditët në vazhdim me fluturimin e parë në aeroportin i cili do të mbajë emrin e ri “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”. Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë me vete do të ketë dhe propozimin e Greqisë, në të cilin sipas burimit të njëjtë, në 24 orët e fundit rregullohen detajet”, publikoi televizioni grek TV Alfa, transmeton MIA.
Sipas televizionit, në draft marrëveshjen nga ana greke, përveç emrit, do të përfshihen dhe ndryshimet në Kushtetutë të cilat Athina i kërkon nga Shkupi për “heqjen e pozitave irredentiste”. “Kur do të arrihet marrëveshje, ajo do të jetë e plotë”, deklaroi për televizionin Alfa, funksionari i qeverisë së Greqisë.
Mediat greke, siç raportoi korrespondenti i MIA nga Athina, në periudhën e kaluar, intensivisht publikojnë se shefi i diplomacisë greke, në fund të këtij muaji do ta vizitojë Shkupin, si hap simbolik, pas emërtimit të aeroportit, por edhe të dorëzojë personalisht draft marrëveshjen ministrit të jashtëm të Maqedonisë Nikola Dimitrov. Për këto informacione rreth një vizite të mundshme të Nikos Kociasit në Shkup, zyrtarisht nuk ekziston as konfirmim as përgënjeshtrim.
Data 28.10.2026
Aktuale
- A do të hyjë në BBVK, Fero merr vendimin final!
- Paraburgimi një mujor për Jeton Sylajn pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt
- Rritet numri i rasteve me goditje në tru, pacientja më e re është 16 vjeçe
- Cikloni “Arnab” godet bregdetin e Indisë, evakuohen mijëra banorë
- Largimi i papritur i gazetarëve nga Klan Kosova ngjall reagime të forta
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një histori e arratisë dhe tensionit në male
- Sot zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion


