Njerëzit e parë të trupave rregullatore për komunikime elektronike të Maqedonisë dhe të Bullgarisë në takimin në Shkup biseduan për mundësitë për zbritje të çmimeve të shërbimeve të roamingut mes parapaguesve në Maqedoni dhe Bullgari.
Gjatë vizitës së kryetarit të trupit rregullator, kompetent për komunikime elektronike në Bullgari, Rosen Zheljazkov në Agjencinë e Maqedonisë për Komunikime Elektronike (AKE) Sasho Dimitrijoski të premten është folur për aktivitetet e dy trupave rregullatore gjatë periudhës së kaluar dhe për vazhdim të bashkëpunimit në pajtim me Memorandumin e nënshkruar për mirëkuptim me qëllim që të thellohet këmbimi i përvojave në fushën e rregullimit të tregut të komunikimeve elektronike.
Nga AKE kumtojnë se në Komisionin për rregullim të komunikimeve (KRRK) i kanë bërë thirrje Bullgarisë të inkuadrohet në Marrëveshjen për roaming rajonal të cilën që nga viti 2014 e nënshkruan ministritë kompetente për komunikime elektronike të Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Në pajtim me nenin 4 të kësaj Marrëveshje parashihet që në procedurë adekuate, asaj mund t’i bashkangjiten të gjitha shtetet përfshirë edhe anëtaret e Bashkimit Evropian. Pas Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim, më 23 nëntor të vitit të kaluar, ministri i Maqedonisë i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministri i Bullgarisë i Transportit dhe Teknologjive Informatike, Ivajllo Moskovski nënshkruan memorandum për mirëkuptim me të cilin, siç ishte paralajmëruar, do t’i nxisin operatorët të lidhin kontrata për çmime më të ulëta gjatë bisedës, porosive dhe internetit në roaming. Tani, për një minutë bisedë në roaming nga Bullgaria në Maqedoni paguhet mes 90 dhe 210 denarë dhe 750 denarë për megabajt internet. Risi për uljen e paralajmëruar të çmimeve në roamingun mes dy shteteve priten në samitin e ardhshëm dixhital, organizator i të cilit do të jetë Maqedonia në prill.
Data 27.06.2026
Aktuale
- Digjet automjeti i një avokati në Shkup, MPB: Rasti është duke u hetuar
- A është protesta e sotme në Tetovë një shërbim që po i bëhet dikujt në Tiranë apo në Beograd
- VIDEO/ Marshimi i protestës së 27-të kundër qeverisë, qytetarët thërrasin njëzëri: O milet, Rama ka siklet! Ka mbaruar!
- Protesta në Tetovë: “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”
- Apeli aktivistit Arben Kola: Jeni polici e turpit që u vendosët gjoba deri në 400 euro mërgimtarëve! Do ju rrethojmë! SPAK të veprojë ndaj hajdutëve të Tatimeve që kërcënojnë
- Mit’hat Tavari: Turistët vijnë dhe po kënaqen, ne ishim mësuar me protesta me molotov e plumba! Banditi Edi Rama jepe dorëheqjen!
- ‘Enveri i dytë’ na mposhti më keq se ai i pari!
- “Rama, krimineli i betonizimit!”- Protestuesi akuza kryeministrit: E shkatërroi Tiranën, u merrte ndërtuesve nga 20%! Me ato miliona bleu PS-në

