Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetari Talat Xhaferi po mban takim me koordinuesit e grupeve të deputetëve ku duhet të caktohet orari i aktiviteteve të Parlamentit për këtë javë. Për shkak të udhëtimeve zyrtare, Kuvendi nuk pati aktivitete plenare gjatë dy javëve të kaluara. Kanë mbetur prapa ligji për gjuhët për të cilin VMRO-DPMNE ka parashtruar 35.569 amandamente, ligjet reformuese për ndjekje të komunikimeve, ligjet për uljen e shpenzimeve për rrugë dhe të tjera. Nuk ka informata zyrtare as se si partitë do ta tejkalojnë problemin me bllokimin që e shkaktoi numri i madh i amandamenteve për Ligjin për gjuhët. Kryetari i Parlamentit Xhaferi para disa javësh tha se shpreson për një marrëveshje politike, por nëse ka rezultat nga tentimet për arritje të ndonjë marrëveshje, do të dihet pasi që do të caktohet agjenda e Parlamentit për këtë javë dhe hapat që do të ndërmerren nga ana e grupeve parlamentare.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një histori e arratisë dhe tensionit në male
- Sot zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion
- Reflektimi i institucioneve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Një thirrje për përgjegjësi
- Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist
- Paguan 5,600 euro për El Clasicon, por babë e bir përfunduan jashtë ‘Camp Nou’ pasi festuan golin e Mbappes
- Skandaloze në Shuto Orizarë: 18-vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në shtëpi të braktisur
- Familjarët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, arrestimi pritet së shpejti


