Për shkak të paraqitjes së mjegullës në Stracin dukshmëria është ulur nga 80 deri në 100 metra.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, vonesa dhe kufizime në rrugë kryesisht me lagështi. Borë me intensitet të dobët bie në Kodrën e Diellit, Strazhë, Mavrovë dhe Makedonski Brod, informon Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) Rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, përshtatje të shpejtsisë dhe respektim të sinjalizimit rrugor.
Në grykat është e mundur rrëshqitje e dheut, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet.
Data 28.10.2026
Aktuale
- A do të hyjë në BBVK, Fero merr vendimin final!
- Paraburgimi një mujor për Jeton Sylajn pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt
- Rritet numri i rasteve me goditje në tru, pacientja më e re është 16 vjeçe
- Cikloni “Arnab” godet bregdetin e Indisë, evakuohen mijëra banorë
- Largimi i papritur i gazetarëve nga Klan Kosova ngjall reagime të forta
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një histori e arratisë dhe tensionit në male
- Sot zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion


