Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Maja Ivanova, prej sot qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Presidenti Ivanov në Ankara, siç njoftoi kabineti i tij, do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake dhe do të ketë një takim bilateral me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe përfaqësuesit e kreut shtetëror turk. Gjatë vizitës, presidenti i Republikës së Maqedonisë do të vendosë kurorë në mauzoleumin e Kemal Ataturkut në Ankara. Gjatë vizitës zyrtare të Republikës së Turqisë, presidenti i Maqedonisë para anëtarëve të Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë dhe rektorëve nga të gjitha universitetet shtetërore dhe private të Republikës së Turqisë do të mbajë leksion mbi “Sfidat e arsimit të lartë në mijëvjeçarin e tretë”.
Presidenti Ivanov në Stamboll, do të mbajë fjalim në hapjen e Forumit Botëror të Biznesit, në të cilin do të ndahet Çmimi Lidership botëror me rastin e shpalljes së “Shkollës për liderë të rinj” si projekti më i mirë social në Evropë për vitin 2017.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Pesë valë të të nxehtit goditën Evropën, NASA tregon përmasat
- Tragjedi në brigjet e Indisë, fundoset anija me 24 persona në bord
- Nuk po i ndahen të këqijat këtij njeriu, Gjesti sërish në gjendje të rëndë emocionale – s’po mund ta përballojë këtë
- Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese
- Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë
- Tayna shkon te frizerka, por ia bëjnë frizurën dhe grimin për gaz – reagimi i saj do t’i nervozojë të gjitha frizerkat tona
- Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
- Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni


