Sektori i Punëve të Brendshme-Kumanovë parashtroi padi penale kundër S.A.(22) nga fshati Nikushtak, për shkak të dyshimit bazë se ka bërë vepër penale “kontrabandë të emigrantëve”. “Më 19 gusht në orën 07:30 në Kumanovë në fshatin Lojane, nga ana e nëpunësve policorë është vërejtur një automjet motorik “Opel vektra” i drejtuar nga i paraqituri se si qarkullon drejt fshatit Vaksincë, i cili në shenjën e dhënë STOP nuk ka ndalur. Pas një kohe të shkurtër automjeti është ndalur dhe gjatë kontrolleve të kryera në automjet janë gjetur tetë emigrantë nga Irani”, citojnë nga MPB. Emigrantët janë akomoduar në Qendrën e…
Author: Adijat
Hapësira e ish-stacionit ngarkues për mbeturina te Zhito Pollogu në hyrjen në Tetovë nga ky vit nga ana e komunës së Tetovës është përcaktuar si treg i përkohshëm i kafshëve në vigjilje të festës fetare myslimane Kurban Bajrami. Në vitet e kaluara për këtë ishte ndarë hapësira rreth stadiumit të vjetër të qytetit, por banorët e shtëpive përreth vazhdimisht kishin probleme me trafikun, si dhe mbeturinat të cilat i shkaktonin kafshët dhe njerëzit të cilët e shfrytëzonin vendin për shitje dhe blerje të bagëtive. Sipas shitësve të bagëtive, vendi i tanishëm është më i mirë sepse ka hapësirë më të…
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi sot ka dërguar urim deri te të gjithë besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit. “Kurban Bajrami, si metafora më sublime e sakrificës, paraqet thirrjen ndaj njeriut se vetëm sakrifica e vetëflijimit prodhon vlera të përjetshme. Dëshiroj që ky Bajram të jetë një leksion i tillë”, thotë ministri Ademi në urimin për Kurban Bajramin.
Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE). Me vendimin bëhet ulja e çmimeve me pakicë dhe i rafinerive të derivateve të naftës mesatarisht për 0,66 përkatësisht për 0,28 për qind. Çmimi i ri i shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 do të arrijë 71 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 72,5 denarë. EURODIZEL (D-E V) do të kushtojë 63 denarë për litër, derisa çmimi i shitjes me pakicë të Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1)…
Një person anonim nga kasaforta në spitalin “Remedika” në Shkup kanë marrë rreth 300.000 denarë. Siç njoftoi MPB-ja, grabitja ishte denoncuar sot në orën 09.10 nga ana e spitalit. Po zhvillohen hetimet e nevojshme.
Një tridhjetë e tre vjeçar I.I. nga fshati Kadino, Shkup dje është sjellë në ambulancën Petrovec me lëndim në këmbë, të shkaktuar nga një pushkë ajrore, pas së cilës është ridërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Siç kumtoi MPB-ja, incidenti është paraqitur rreth orës 18:30 nga ambulanca në Petrovec. “Nga biseda e realizuar është mësuar se R.B. me pushkë ajrore i ka shkaktuar lëndim në pjesën e gjurit të majtë, theksojnë nga MPB-ja. Ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Deri më 31 gusht kandidatët e interesuar do të mund të paraqiten për marrjen e provimit për drejtor të autorizuar të falimentimit të cilin e shpalli Ministria e Ekonomisë, ndërsa është kusht për marrjen e licencës për kryerjen e punëve të drejtorit të falimentimit, si person i autorizuar në procedurë falimentimi të udhëheqë riorganizimin apo likuidimin e debitorit. Nga Ministria e Ekonomisë informojnë se kandidatët të cilët do të paraqiten në konkurs për kalimin e provimit për drejtor të autorizuar të falimentimit, përveç shtetësisë dhe vendbanimit në Republikën e nMaqedonisë duhet të kenë të kryer arsimin e lartë nga fusha…
Në zjarrin që shpërtheu dje pasdite në stallën e 39 vjeçarit L.I. nga fshati i Gostivarit, Forinë, u dogj bagëtia dhe sana. Dëmi vlerësohet përafërsisht në 30 mijë euro. Sipas SPB Tetovë, zjarri u shfaq rreth orës 17 dhe shpejtë është përhapur nëpër stallë. Në stuhinë e zjarrit janë djegur 30 qengja dhe jonxha e kafshëve, pronësi e xhaxhait të tij A.I.(55) me të cilin së bashku e kanë shfrytëzuar objektin. Është kryer kontroll i tërësishëm, ndërsa dëmi i tërësishëm material vlerësohet në 1,6 milion denarë. Tani për tani nuk është e njohur se cilat janë arsyet e zjarrit, punohet…
Gjatë muajit gusht është shënuar frekuentim rekord i udhëtarëve dhe automjeteve në vendkalimin kufitar “Bllatë” në kufirin maqedono- shqiptar në Dibër. Sipas autoriteteve nga policia kufitare, Qendër rajonale- Perëndim, në ditë të zakonshme kufirin e kalojnë mbi 2.500 udhëtarë, derisa gjatë fundjavës edhe rreth katër mijë, që konsiderohet si numër rekord historik. Kjo është si rezultat i infrastrukturës së përmirësuar rrugore nga dyja anët, ku përveç banorëve të përhershëm e përdorin edhe mërgimtarët të cilët me automjete të veta vijnë me traget deri në portin e Durrësit. “Shtetasit e Maqedonisë nga Dibra, por edhe qytete tjera të Maqedonisë në Shqipëri…
Kthimi i TVSH-së për firmat në shtatë muajt e parë të këtij viti është 12,7 miliardë denarë (206,4 milionë euro), që është për 24 për qind më shumë nga periudha e njëjtë vitin e kaluar. Kjo, siç thonë nga Ministria e Financave (MF), tregon se sivjet janë injektuar 2,5 miliardë denarë më shumë në ekonomi në krahasim me vitin e kaluar. “Ky është injeksion i rëndësishëm i mjeteve të likuiduara në ekonomi, që mundëson punë të papenguar rrjedhimore të kompanive, por edhe e nxit aktivitetin e tyre investues”, rekomandojnë nga Ministria. Më parë, shtojnë, kthimi i TVSH-së ka qenë problem…
Një banor i Kërçovës është lënduar rëndë mbrëmë pasi ka rënë nga një rimorkio e ngarkua me dru i cili e ka tërhequr makinën “Bob ket”. Siç informon MPB, aksidenti ka ndodh rreth orës 20 në rrugën “Amit Çelopeçanec” në Kërçovë. Makinën punuese, me targa nga Kërçova, e ka drejtuar A.L. (75) nga Kërçova. I lënduari M.R. (52), pas aksidentit është dërguar në Qendrën mjekësore në Kërçovë, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin “Shën Erazmo Ohër”.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski në mënyrë të ashpër i përgënjeshtron informatat e nxjerra në portalet Kurir dhe Infomaks, se kushëriri i tij i parë është zënë në përpjekje për kontrabandim. Se bëhet fjalë për informata të rreme dhe të pasakta dhe përpjekje të manipulohet opinioni, shihet nga vetë tekstet e publikuara në të dy portalet, në të cilat nuk potencohet kurrfarë emri, ku dhe si ka ndodhur ngjarja, por vetëm lidhja farefisnore. “I qartë është qëllimi i politikës redaktuese të Kurir dhe Infomaks, të njolloset emri dhe puna e suksesshme e ministrit Nikollovski, në…