Gjatë muajit gusht është shënuar frekuentim rekord i udhëtarëve dhe automjeteve në vendkalimin kufitar “Bllatë” në kufirin maqedono- shqiptar në Dibër.
Sipas autoriteteve nga policia kufitare, Qendër rajonale- Perëndim, në ditë të zakonshme kufirin e kalojnë mbi 2.500 udhëtarë, derisa gjatë fundjavës edhe rreth katër mijë, që konsiderohet si numër rekord historik.
Kjo është si rezultat i infrastrukturës së përmirësuar rrugore nga dyja anët, ku përveç banorëve të përhershëm e përdorin edhe mërgimtarët të cilët me automjete të veta vijnë me traget deri në portin e Durrësit.
“Shtetasit e Maqedonisë nga Dibra, por edhe qytete tjera të Maqedonisë në Shqipëri kanë udhëtuar kryesisht për pushim në bregdetin shqiptar, para së gjithash në Shëngjin, ku klima është identike me atë të qytetit malazez Ulqin. Por, gjithashtu shkojnë edhe në festa shtëpiake tek familjarët dhe miqtë e tyre. Sa u takon shtetasve të Shqipërisë, ata në Maqedoni vijnë për shoping para së gjithash në Dibër, në ditët e shtuna kur në Dibër është ditë tregu, pastaj tek familjarët në festa, por edhe punë
sezonale. Poashtu, ata këtë vendkalim e përdorin edhe për të kaluar transit nëpër Maqedoni”, theksojnë nga Qendra.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris
- Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’
- Plumbi në sy: Historia e Erjonit që u plagos gjatë protestës
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz


