Hapësira e ish-stacionit ngarkues për mbeturina te Zhito Pollogu në hyrjen në Tetovë nga ky vit nga ana e komunës së Tetovës është përcaktuar si treg i përkohshëm i
kafshëve në vigjilje të festës fetare myslimane Kurban Bajrami. Në vitet e kaluara për këtë ishte ndarë hapësira rreth stadiumit të vjetër të qytetit, por banorët e
shtëpive përreth vazhdimisht kishin probleme me trafikun, si dhe mbeturinat të cilat i shkaktonin kafshët dhe njerëzit të cilët e shfrytëzonin vendin për shitje dhe blerje të bagëtive. Sipas shitësve të bagëtive, vendi i tanishëm është më i mirë sepse ka hapësirë më të madhe. Edhe për blerësit e interesuar vendi i tanishëm është më i mirë nga më të mëparshmit, sepse është më i gjerë dhe gjendet larg shtëpive të banorëve të qytetit, ndërsa është lehtë i arritshëm. nSherif Ramadani nga Sllatina theksoi se ai për këtë festë sipas riteve fetare i viziton varret e të afërmve, ndërsa pastaj ther kurban.
“Tradita jonë parasheh që mishi i kurbanit t’u jepet edhe familjarëve, por edhe atyre familjeve që kanë më pak para që edhe ata ta shënojnë këtë festë thotë Ramadani. Në tregun e përkohshëm të mallrave për Kurban Bajram këtë vit në Tetovë dhentë shiten pak më shumë se 100 euro për kokë bagëti, ndërsa bagëtitë më të mëdha, lopët dhe të ngjashmet shiten prej 550 deri më 1.000 varësisht nga mosha dhe cilësia e bagëtisë.
Data 25.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris
- Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’
- Plumbi në sy: Historia e Erjonit që u plagos gjatë protestës
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz
- Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!


