Deri më 31 gusht kandidatët e interesuar do të mund të paraqiten për marrjen e provimit për drejtor të autorizuar të falimentimit të cilin e shpalli Ministria e Ekonomisë,
ndërsa është kusht për marrjen e licencës për kryerjen e punëve të drejtorit të falimentimit, si person i autorizuar në procedurë falimentimi të udhëheqë riorganizimin apo likuidimin e debitorit. Nga Ministria e Ekonomisë informojnë se kandidatët të cilët do të paraqiten në konkurs për kalimin e provimit për drejtor të autorizuar të falimentimit, përveç shtetësisë dhe vendbanimit në Republikën e nMaqedonisë duhet të kenë të kryer arsimin e lartë nga fusha përkatëse, të kenë të paktën tre vite
përvojë pune pas diplomimit në sferën e drejtësisë, ekonomisë apo administratës së biznesit dhe pesë vite përvojë pune pas diplomimit në fushën e aktiviteteve tregtare. Kandidatët gjithashtu, duhet të posedojnë vërtetim për vizitë të rregullt të trajtimeve nga Oda e drejtorëve të falimentimit dhe me vendim efektiv të mos iu shqiptohet ndalesë për kryerjen e profesionit, detyrës dhe veprimtarisë derisa të zgjasin pasojat nga ndalesa. Dokumentet e nevojshme të cilat duhet t’i dorëzojnë kandidatët për kalimin e provimit për drejtor të autorizuar të falimentimit janë dhënë në shpalljen e publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa afatet e provimit për pjesën e parë (teori) dhe pjesën e dytë (shembull praktik) Ministria e Ekonomisë në mënyrë plotësuese do t’i caktoj, pas përfundimit të afatit për paraqitje për
provim.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris
- Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’
- Plumbi në sy: Historia e Erjonit që u plagos gjatë protestës
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz


