Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski në mënyrë të ashpër i përgënjeshtron informatat e nxjerra në portalet Kurir dhe Infomaks, se kushëriri i tij i parë është zënë në përpjekje për kontrabandim. Se bëhet fjalë për informata të rreme dhe të pasakta dhe përpjekje të manipulohet opinioni, shihet nga vetë tekstet e publikuara në të dy portalet, në të cilat nuk potencohet kurrfarë emri, ku dhe si ka ndodhur ngjarja, por vetëm lidhja farefisnore.
“I qartë është qëllimi i politikës redaktuese të Kurir dhe Infomaks, të njolloset emri dhe puna e suksesshme e ministrit Nikollovski, në periudhën kur si asnjëherë në 11 vitet e fundit, në kohë dhe në mënyrë joselektuese paguhen subvencionet për bujqit, vendosen masa zhvillimore dhe projekte të mëdha për zhvillim të bujqësisë së Maqedonisë”, theksohet në kumtesën e MBPEU-së. Ministri Nikollovski më ashpër i dënon të pavërtetat e tilla dhe përpjekjet të manipulohet opinioni, veçanërisht bujqit. Ministri Nikollovski u bën thirrje të dy portaleve urgjentisht t’i tërheqin tekstet dhe të kërkojnë falje, në të kundërtën do të vijojë padi.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris
- Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’
- Plumbi në sy: Historia e Erjonit që u plagos gjatë protestës
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz


