Sektori i Punëve të Brendshme-Kumanovë parashtroi padi penale kundër S.A.(22) nga fshati Nikushtak, për shkak të dyshimit bazë se ka bërë vepër penale
“kontrabandë të emigrantëve”. “Më 19 gusht në orën 07:30 në Kumanovë në fshatin Lojane, nga ana e nëpunësve policorë është vërejtur një automjet motorik “Opel vektra” i drejtuar nga i paraqituri se si qarkullon drejt fshatit Vaksincë, i cili në shenjën e dhënë STOP nuk ka ndalur. Pas një kohe të shkurtër automjeti është ndalur dhe gjatë kontrolleve të kryera në automjet janë gjetur tetë emigrantë nga Irani”, citojnë nga MPB.
Emigrantët janë akomoduar në Qendrën e Pranimit për të Huaj Shkup për procedurë të mëtutjeshme.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Kina propozon krijimin e një rrjeti kombëtar “blockchain” deri në vitin 2030
- (VIDEO) Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin e sundimit të ligjit
- Drejtonin automjetet pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë
- Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin, 126 të arrestuar në Paris
- Teuta Selimi sërish krah djemve të saj: ‘Asgjë s’krahasohet me ta’
- Plumbi në sy: Historia e Erjonit që u plagos gjatë protestës
- VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së
- Gruaja e Bleros bëhet më provokative se kurrë, publikon foto nga shtrati – Blero do të bëhet xheloz


