Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se qytetarëve dhe Maqedonisë u duhet një politikë e qartë dhe një vizion i fortë për të luftuar me argumente, për të fituar mbështetje dhe për të shpjeguar qëndrimet tona. Ai nënvizoi se pozita e qeverisë është e njohur dhe se nuk ka nevojë për përsëritje të saj, duke shtuar se dinakëria e së kaluarës, e cila tashmë është mposhtur, duhet lënë pas. “Ne kemi një të ardhme që është e ndërtuar mbi zhvillim, reforma dhe progres,” deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur komentit të fundit të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, lidhur me integrimin evropian…
Author: almakos
Era e fortë ka rrezikuar jetën e një parashutisti nga Maqedonia e Veriut. Uniformat blu bëknë me dije se sportistit nga Maqedonia e Veriut i erdhi në ndihmë Policia Kufitare, pasi era e kishte devijuar atë në afërsi të pogradecit. “Pas informacionit të marrë nga komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut, se një parashutist ishte ngritur në fluturim dhe, si pasojë e erës së fortë, kishte devijuar fluturimin dhe mund të kishte rënë në fshatin Alarup, Pogradec, menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë bërë të mundur lokalizimin…
Në Shkup pasdite ka fryrë erë e fuqishme, disa pjesë të qytetit janë pa energji elektrike, ndërsa sipas infromatave të Qendrës për menaxhim me kriza, ka dy zjarre të mëdha dhe atë në Karadakun e Shkupit mes fshtrave Creshevë dhe Bërnjarci dhe mes fshtrave Krushopek dhe Llokë, por edhe në vende tjera. Drejtori i QMK-së, Stojanço Angellov për MIA-n thotë se pret të ulet fuqia e erës për t’u dërguar aeroplane për shuarjen e këtyre zjarreve. Era e fuqishme shkaktoi edhe dëm material. Sipas informatave të deritanishme, nga moti i keq nuk janë evidentuar persona të lënduar. Ka çati të…
Google është duke revolucionarizuar mënyrën se si ne mësojmë gjuhë të reja me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Me përmirësime të reja në Google Translate, përdoruesit tani kanë mundësinë të krijojnë seanca praktike të personalizuara të dëgjimit dhe të të folurit. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore në një mënyrë interaktive dhe efektive. Me anë të këtij përmirësimi, Google Translate ofron një platformë që i përshtatet nevojave të çdo përdoruesi. Sipas Matt Sheets, menaxher produkti në Google, “pavarësisht nëse jeni fillestar që dëshiron të praktikojë bisedën ose një nxënës i avancuar,…
Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Arben Taravarit, liderit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), duke e akuzuar për mungesë konsistence dhe standarde të dyfishta politike. Ndërkaq i menjëhereshëm ka qenë edhe kundër përgjigja nga ASH-Taravari. Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Aleancës për Shqiptarët – Arben Taravari ndaj VMRO – DPMNE: VMRO-DPMNE ende nuk mund të pajtohet me faktin se Aleanca për Shqiptarët është ajo që bën diferencën, dhe nuk është në nivelin e grupimit politik VLEN, që lehtësisht i nënshtrohet Hristijan Mickoskit dhe partisë së tij – vetëm për pak pushtet për…
Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që shumë pushues të largohen nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Si pasojë, prej më shumë se dy orësh është krijuar trafik i rënduar në akset kryesore Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot. Qarkullimi është vështirësuar gjithashtu edhe në rrugët dytësore, ndërsa dalja nga Shëngjini mbetet problem për drejtuesit e automjeteve. Në akset kryesore dhe kryqëzime janë vendosur punonjës policie për të menaxhuar situatën.
Ndonëse e vlerësojnë si hap të qëlluar dhe thonë se vendosja e kamerave në rrugët e vendit rrit sigurinë në komunikacion, qyetarët janë skeptik se ky sistem do të ndikojë për uljen e parregullsive në komunikacion. Në një anketë të realizuar nga TV Shenja qytetarët thonë se “Safe City” duhet të jetë sistem i cili nuk do të keqpërdoret dhe nuk do të ketë tolerime siç aktualisht ka në të gjitha sistemet organeve të rendit. Mendimi i përgjithshëm i qytetarëve është se me këtë sistem megjithatë do të mund më lehtë të detektohen shkelësit e ligjit. QYTETAR “Nuk besoj, nuk…
Një traget turistik i Maqedonisë së Veriut, që udhëtonte nga Shën Naumi drejt Ohrit, është përballur me kushte të vështira moti pasi stuhia e fortë që përfshiu Juglindjen e Shqipërisë e ka kapur në befasi. Për shkak të erërave të forta dhe dallgëve, trageti ka udhëtuar shumë pranë bregut shqiptar, duke shmangur rreziqe të mundshme. Sipas informacioneve të para, nuk ka pasur dëme materiale dhe as të lënduar. Aktualisht, trageti ka kaluar kufirin Maqedonas dhe ka vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tij.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ngritur alarmin për një situatë të rëndë financiare që po preku komunat e Kosovës. Sipas tij, për shkak të neglizhencës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), këto institucione po humbin miliona euro që ishin të destinuara për Skemën e Grantit të Performancës. Ibrahimi theksoi se Komisioni Evropian ka refuzuar aplikimin e dorëzuar nga MAPL, duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm. Kjo situatë është një goditje e rëndë për komunat, të cilat tashmë përballen me sfida të shumta financiare dhe administrative. Sipas informacionit të konfirmuar, humbja e…
Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar informacion të detajuar lidhur me situatën e motit në vendin tonë për sot dhe nesër si edhe për zonat që rrezikojnë të shfaqin probleme nga reshjet intensive të shiut. Sipas IGJEUM sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarkun Kukës dhe Fier priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet…
Moti i keq që ka përfshirë Tiranën dhe disa qarqe të tjera të vendit ka shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe pasojë në shëndetin e qytetarëve. Gazetari Igli Çelmeta raportoi se në spitalin e Traumës janë paraqitur 20 persona me dëmtime të ndryshme, si pasojë e stuhisë që goditi kryeqytetin në disa minuta. Ndërkohë, 10 prej tyre janë ende nën kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtim të specializuar, ndërsa pjesa tjetër është larguar për në shtëpitë e tyre, pasi kanë marrë shërbim mjekësor.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në një takim ambasadorin e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoy. Takimi është vlerësuar si miqësor dhe i frytshëm, ku është diskutuar për projekte zhvillimore, bashkëpunime kulturore dhe investime strategjike që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Tetovës. “Diskutuam mbi projektet zhvillimore që mund të sjellin përfitime konkrete për qytetarët tanë, bashkëpunime kulturore dhe investime strategjike që forcojnë lidhjet mes Tetovës dhe Turqisë,” u shpreh Kasami në një postim publik. Ai gjithashtu njoftoi se së shpejti në Tetovë do të ndërtohet një kopsht për fëmijët turq, si pjesë e…

