Zv/kryeministri Arben Fetai me një letër publike i është drejtuar kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.Në letër, Fetai, thotë se ai për shumë vite i ka qëndruar afër Taravarit për një ideal të përbashkët. Por ky ideal sipas Fetait, tani ka ndryshuar dhe ai më nuk e njeh Taravarin. Sipas tij, BDI nuk ka ndryshuar dhe është e njëjta, ndërsa tani po Taravari është duke ushqyer atë që vet e ka quajtur “kancer i shoqërisë.”Më poshtë edhe letra e plotë:Letër e hapur për Arben TaravarinI dashur adash, Arben,Të kam thirrur vëlla për shumë vite. Të kam qëndruar afër në betejat më…
Author: almakos
Një aksident rrugor ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Korçës, në afërsi të Gjykatës së Rrethit, ku një automjet ka përplasur një këmbësore. Sipas informacioneve paraprake, e lënduara është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ka vdekur në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi. Bukoshi ka qenë duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë shëndetësore. Bujar Bukoshi ka qenë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në vitin 2000. /Telegrafi/
Instituti Hidrometeorologjik njofton se të martën, vendi ynë do të kalojë një ditë me diell dhe vetëm me disa re në qiell. Parashikimet e motit sugjerojnë se temperaturat minimale do të variojnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimumet e ditës pritet të arrijnë pikën e 29 gradëve Celsius. Ky do të jetë një lajm i mirë për ata që kërkojnë t’i shijojnë aktivitetet në natyrë pas një periudhe të gjatë me kushte më të ftohta. Era do të fryjë nga direksioni i veriperëndimit me një shpejtësi të lehtë prej 1-4 metra për sekondë, e cila do t’i…
Maturantët në të gjithë vendin i janë nënshtruar sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, një test ky vendimtar për mbylljen e ciklit të gjimnazit dhe për pranimin në arsimin e lartë. Rreth 27 mijë nxënës marrin pjesë në këtë provim të standardizuar, i cili zhvillohet në 145 qendra testimi të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Testimi ka nisur në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta, duke përfshirë pyetje me alternativa dhe zhvillim. Provimi i sotëm është i dyti në kalendarin e Maturës Shtetërore 2025. Më 3 qershor, maturantët zhvilluan provimin…
Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell në pothuajse të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës. Në lindje nuk do të mungojnë kalime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve gjatë pasdites. Temperaturat minimale do të jenë 13 gradë Celsius, ndërsa maksimale 36 gradë. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era në pjesën e…
Apple ka zbuluar përmasat e përdorimit të iOS 18 gjatë vitit 2024 dhe tani e dimë se sa pajisje e përdorin këtë version të rëndësishëm, përfshirë informacionin për iPad dhe sistemin e tij, iPadOS 18. Sipas statistikave zyrtare nga Apple, impresionuesja 88 për qind e iPhone-ve të prezantuar në katër vitet e fundit tashmë janë përditësuar me iOS 18. Kur ekzaminojmë të gjitha pajisjet në qarkullim, duke përfshirë ato më të vjetra, përqindja bie në 82 për qind, një rezultat që vërteton popullaritetin e këtij versioni. Për më tepër, ndonëse është e papritur, rreth 9 për qind e pajisjeve ende…
Apple e publikoi iOS 18 gjatë vitit 2024 dhe tani janë bërë të ditura edhe shifrat zyrtare të përhapjes së këtij versioni, bashkë me të dhënat për iPad dhe sistemin iPadOS 18. Sipas statistikave zyrtare nga Apple, plot 88 për qind e iPhone-ve të prezantuar në katër vitet e fundit tashmë përdorin iOS 18. Nëse marrim parasysh të gjitha pajisjet në qarkullim, përfshirë edhe më të vjetrat, kjo përqindje është 82 për qind, çka mbetet një shifër shumë mbresëlënëse. Po ashtu, 9 për qind e pajisjeve të tjera ende përdorin iOS 17. Është e pritshme që një pjesë e vogël…
Pas dy ditësh ndalim nga autoritetet serbe, Arbnor Spahiut, ish-zyrtar i Njësisë Speciale Operative (NJSO) të Policisë së Kosovës, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga një gjykatë në Serbi. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Arianit Koci, i cili e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe të motivuar politikisht. Koci ka theksuar se ky rast është i bazuar në akuza të pabazuara dhe se asnjë provë nuk është paraqitur nga autoritetet serbe për të mbështetur këtë ndalim të paligjshëm. Ai ka kërkuar angazhim të drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës – jo vetëm nga…
Linja telefonike 070 355 526, të cilën e ka hapur Qeveria për nevojat e të lënduarve në tragjedinë e Koçanit dhe familjeve të tyre ka filluar sot zyrtarisht të funksionojë dhe siç deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, pjesëmarrja ishte e madhe dhe rreth 30 familje tashmë kanë kontaktuar për të dhënë propozimet dhe kërkesat e tyre. MARKETING
Gazetarja e emisionit “Tak Fak” e ndoqi ankesën e qytetares nga Peqini, për zvarritjen e zbardhjes së vendimit të gjyqit për kundërshtimin e atësisë, i cili ka përfunduar që në datën 18 shkurt të këtij viti. [embedded content]Anxhela Gjiriti bashkë me qytetaren që ka sjellë në redaksinë e “Tak Fak” shqetësimin e saj, iu drejtuan Gjykatës së Fierit, me qëllim zgjidhjen e problemit. Në Sekretarinë e kësaj gjykate thonë se arsyeja pse vendimi për kundërshtimin e atësisë nuk është zbardhur, është mbingarkesa. Por ndërkohë, ekipi i “Tak Fak” nuk largohet nga ambientet e gjykatës deri në marrjen e vendimit pasi…
Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka ngritur akuza të rënda ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, duke e akuzuar atë për shpërndarje të padrejtë të subvencioneve dhe për lidhje të dyshimta me individë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje. Në një deklaratë të fundit në RTVDukagjini, Abazi u shpreh se “korrupsioni dhe krimi i brendshëm që po ndodh në Ministrinë e Bujqësisë është alarmant”. Ai theksoi se kjo situatë ka krijuar një precedent të rrezikshëm për institucionet dhe transparencën e qeverisjes, duke shtuar se fondet publike janë përdorur për të favorizuar individë që mbështesin pushtetin aktual. Sipas Abazit, situata është edhe më shqetësuese…

