Author: almakos

Policia e Shtetit, i ka bërë apel drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorëve që të tregojnë kujdes për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq. Policia njofton se pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të shiut, ka prezencë uji në disa akse, si dhe inerte e thyerje të pemëve. “Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të qarkullojnë ngadalë, po ashtu edhe këmbësorët të tregojnë kujdes nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve”, njofton policia. Për çdo rast nevojë, policia iu kërkon që të telefonojnë në numrin 112. Njoftimi i policisë Nisur nga moti i keq me…

Lexo më Shumë

Lenovo po përgatitet të bëjë një hap të rëndësishëm në botën e teknologjisë, duke prezantuar një laptop me ekran rrotullues që pritet të ndryshojë mënyrën se si përdorim pajisjet tona. Ky koncept inovativ do të zbulohet javën e ardhshme në panairin evropian të teknologjisë IFA. Një nga risitë më të spikatura është “Project Pivo”, një laptop që ofron fleksibilitetin e kalimit mes orientimeve horizontale dhe vertikale. Kjo mundësi e re do të lejojë përdoruesit të adaptojnë ekranin sipas nevojave të tyre, duke ofruar një përvojë më të mirë për programim dhe shfletim të aplikacioneve. Historikisht, Lenovo ka qenë në krye…

Lexo më Shumë

Nën moton “Gratë e sjellin ndryshimin”, sot në Çair u prezantua një paketë gjithëpërfshirëse masash për mbështetjen e grave, me të cilën hapet një epokë e re e kujdesit real dhe përkrahjes për heroinat e përditshmërisë. Në fjalën e tij, Osmani theksoi se Fondacioni “Dora e Çairit” do të jetë shtylla kryesore e këtij paketi, i cili synon ndihmën financiare dhe sociale për nënat e vetme, gratë në kategori të cenueshme dhe për të gjitha ato ndaj të cilave komuna për një kohë të gjatë u kishte kthyer shpinën.“Ky është simbol i kujdesit real, e jo i solidaritetit deklarativ,” tha…

Lexo më Shumë

Në një botë ku komunikimi ndodh me shpejtësi dhe ndjenjat shpesh mbeten të papërcaktuara, si mund të kuptoni nëse dikush po ju gënjen? Një pyetje e thjeshtë, por e thellë, që kërkon një analizë të thellë psikologjike. Një nga truket më të njohura është të vëzhgoni mënyrën se si dikush flet, sepse nganjëherë, fjalët e tyre mund të jenë të ndryshme nga gjestet e tyre. Shumë njerëz, veçanërisht ata që janë në marrëdhënie të reja, ndihen të pasigurt për ndjenjat e partnerëve të tyre. A është e nevojshme të flisni për ekskluzivitetin? Nëse nuk e bëni këtë bisedë, mund të…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka pranuar të dhëna për automjetet zyrtare edhe nga 142 institucione shtetërore, duke e çuar në 577 numrin e përgjithshëm të institucioneve publike që kanë përmbushur këtë detyrim. Këto 142 institucione i kanë dorëzuar të dhënat pas afatit zyrtar, i cili ishte përcaktuar për datën 20 gusht. Sipas procedurave të përcaktuara, të gjitha institucionet që nuk respektojnë afatin shënohen me një yll në Regjistrin e Automjeteve, për të evidentuar vonesën në përmbushjen e detyrimeve. Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, aktualisht ekzistojnë gjithsej 1,511 persona juridikë me kapital shtetëror – përfshirë ministri, bashki,…

Lexo më Shumë

Është lënë në burg ish-kreu i IMT në Durrës, Ardian Halili, i cili ndërtoi pa leje një resortin te Kepi i Rodonit, gjatë kohës që ishte në detyrë. Resorti i ish-kreut të IMT në Durrës, Ardian Halili, u shemb pasditen e se premtes me shpërthim të kontrolluar. Forcat xheniere realizuan shembjen e godinës dy katëshe të resortit me 80 kg lende plasese, ndërsa objektet e tjera më të vogla u shembën me fadromë. Nga verifikimet rezultoi se “Saint Michelle Residence” u ndërtua pa leje në një sipërfaqe prej 5600 m2, ku përfshiheshin 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli…

Lexo më Shumë

Në seancën konstituive po vazhdohet me short për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Në një moment të rëndësishëm për politikën shqiptare, Nenad Rashiq përsëri dështoi të sigurojë votat e nevojshme për të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit. Ky fakt ngre pyetje të shumta mbi mbështetje dhe strategjitë e tij politike. Gjatë seancës së sotme, Rashiq mori vetëm 56 vota, një numër që është dukshëm më i ulët se sa nevojitet për të kaluar nëpër këtë proces zgjedhor. Kjo situatë tregon një ndarje të thellë brenda komunitetit serb në Kosovë. Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, njoftoi se kjo ishte…

Lexo më Shumë

Është vetëdorëzuar në polici punonjësi i IMT së Tiranës, Klajdi Zhilla, i cili ishte shpallur në kërkim gjatë një operacioni të SPAK dhe Policisë, pasi mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali. Zhilla akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për të mos ndërhyrë ndaj një tende të vendosur pa leje në një lokal në zonën e Kombinatit. Kujtojmë se sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, pas hekurave përfunduan edhe Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa u shpall në kërkim Klajdi Zhilla, i cili tashmë është dorëzuar, si dhe një tjetër.…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se as sot nuk do të votojnë për zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb. Ai po ashtu tha se ka refuzuar një takim sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar këtë çështje. Sipas Krasniqit, PDK-ja nuk mund të bëhet pjesë e lojërave politike, pavarësisht se Rashiq, në rrethana të tjera, do të ishte një nënkryetar shumë i mirë. “Nuk mund të bëhemi pjesë e lojërave politike, pavarësisht se Rashiq në një rrethanë tjetër do të ishte një nënkryetar shumë i mirë. Kurti këtë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet nga shpërthimi me tritol i resortit të ish-kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Ardian Halili, i cili e kishte ndërtuar atë pa leje në zonën e Kepit të Rodonit në kohën që drejtonte IMT-në. Rama shprehet se u vendos rendi ligjor për një abuzues që kishte marrë peng territorin, dhe që tashmë i është dorëzuar drejtësisë. Rama i është përgjigjur edhe kritikave se ndërhyrjet për objektet pa leje janë bërë vetëm në Theth, ku thotë se “puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme”. “Ca zëra në nisje…

Lexo më Shumë