Një lëvizje e re politike ka ndezur debate në skenën parlamentare, teksa deputetët e mazhorancës kanë propozuar shkrirjen e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, duke kërkuar që funksionet e tij të bashkohen me Komisionin për Politikën e Jashtme. Gazetari i News24 Osman Stafa nga News24 bën me dije se ka kërkuar një reagim nga Delegacioni i BE-së në Tiranë, në lidhje me këtë lëvizje të mazhorancës, për të kuptuar nëse kjo iniciativë është bërë në konsultim me institucionet europiane dhe si e vlerësojnë ata këtë veprim. Në përgjigjen zyrtare për News24, Delegacioni i BE-së thekson rëndësinë e parlamentit shqiptar në…
Author: almakos
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim në mbështetje të strukturave që kanë qenë në terren gjatë sezonit të verës për përballimin e situatave të zjarreve në vend. Efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse shpërblehen me 1 deri në 3 paga mujore, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025. Ky vendim vjen si vlerësim për sakrificën e drejtpërdrejtë në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit, në një sezon ku vendi është përballur me një numër të lartë vatrash zjarri…
Pas thirrjeve skandaloze të tifo-grupit “Çkembari”, se do të ketë incidente tjera ndaj shqiptarëve, siç ishte rasti ditë më parë edhe me shqiptarin me shtetësi suedeze në Manastir, ka reaguar edhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela. Sipas tij, thirrja e tifo-grupit “Çkembari” ku po bëhen thirrje publike me tone nacionaliste ndaj shqiptarëve, po i hesht edhe organet kompetente MPB-në, duke i cilësuar këta të fundit si spektator. Shkrimi i plotë i Ziadin Selës: Sulmi fizik ndaj të riut shqiptar në Manastir nuk ka qenë vetëm incident, por një sulm i mirë organizuar dhe tani publikisht autorët e porositësit edhe mburren…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se ndalimi i lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore zgjatet deri më 30 shtator 2025 dhe u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të veçantë me qëllim parandalimin e zjarreve në hapësira të hapura. Ministria rikujton opinionin e gjerë se edhe në periudhën që pason nuk është zvogëluar rreziku nga shfaqja e zjarreve në hapësira të hapura. “Qytetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, pasi për shkak të temperaturave të larta rreziku i shfaqjes së zjarreve në hapësira të hapura ende mbetet i madh. Është me rëndësi thelbësore që opinioni publik t’i…
Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka shpallur se bota ndodhet në prag të një revolucioni të ri, të udhëhequr nga inteligjenca artificiale. Ai sugjeron se ky revolucion mund të sjellë një transformim të madh në mënyrën se si punojmë, duke hapur mundësinë e një jave pune katërditore. Por, a do të thotë kjo se do të kemi më shumë kohë për veten? Huang, gjatë një interviste në emisionin The Claman Countdown, shprehu frikën se, ndonëse mund të punojmë më pak ditë, jeta jonë do të bëhet edhe më e zënë. “Kam frikë të them se do të jemi më…
Prokuroria e Beratit njoftoi të martën vendosjen nën akuzë të ish-drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, Aleksandër Shulla, për marrje në mënyrë të paligjshme të sekreteve shtetërore që zotëronte institucioni që kishte drejtuar. Shulla akuzohet gjithashtu për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla akuzohet për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimi filloi në vitin 2023 me dyshimin se në lokalin e Shullës po zhvilloheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Gjatë një kontrolli u gjetën kompjutera të markave të ndryshme, në ekranet…
Do të vuaj dy vjet burg për shkak se sulmoi fizikisht kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Vendimin për Sulejman Lamallarin e publikoi Gjykata Themelore Penale Shkup, në web faqen e saj. Gjykata Themelore Penale “Gjykata Thenelore Penale Shkup e njofton opinionin dhe mediat se gjykata më 2 shtator 2025 e ka sjellur dhe e ka publikuar vendimin, sipas të cili S.L. shpallet fajtor, për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë’, pas çka ai denohet me dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 vitesh, pasi më 11 korrik ka kryer dhunë të ashpër ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit”. Rasti…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, duke rezultuar fatal për pesë persona, mes të cilëve tre të rinj shqiptarë nga Kosova. Viktimat janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj, të cilët humbën jetën në rrethana ende të paqarta plotësisht. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00, sipas informacioneve të konfirmuara nga të afërm të viktimave përmes rrjeteve sociale. Një familjar i të ndjerëve ka ndarë lajmin e dhimbshëm në rrjetet sociale, duke shprehur tronditjen për humbjen e jetëve të tyre: “Me zemër të thyer ju njoftoj se dje rreth orës 17:00…
Në vigjilje të zgjedhjeve lokale, vazhdon para fushata edhe në Komunën e Sarajit, ku ballë njëri tjetrit janë Blerand Ramadani nga Aleanca Kombëtare për Integrim dhe Muhamed Elmazi nga VLEN. I shoqëruar nga Iljas Vejseli, bartës i listës së koalicionit, Ramadani fushatën e tij e ka vazhduar në fshatin Bojanë të Komunës së Sarajit, nga ku para qytetarëve ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe nuk do të bëj dallime. Ai theksoi se synon ta udhëheqë Sarajin me vizion, unitet dhe vendosmëri. BLERAND RAMADANI, KANDIDAT PËR SARAJ NGA AKI “Ne jemi të angazhuar dhe ja…
Tre nga pesë viktimat e aksidentit tragjik në Luksemburg, janë shqiptarë të Kosovës. Kështu ka treguar për Klankosova komshiu i familjarëve të të ndjerëve, Rezart Dini, i cili me lejen e familjarëve ka rrëfyer detajet e këtij aksidenti që mori jetën e 19-vjeçarit, Edonik Kastratit – nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj – këta dy të fundit vëllezër, nga Isniqi i Deçanit. Ai ka treguar se tre të rinjtë ishin rrugës për në qytet për ta festuar ditëlindjen e 24-të të Ukë Bajraktarajt. Tutje, Dini ka thënë se policia po vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes për të hetuar…
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Korçës, ku një automjet ka përplasur një grua që po udhëtonte me biçikletë. Sipas të dhënave paraprake, gruaja ka marrë plagë dhe është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore. Aktualisht nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa policia pritet të japë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes.
Një delegacion i Forcave të Armatosura (FA) të Rumanisë, i udhëhequr nga Shefi i Shtatmadhorisë sëë FA-ve, gjeneral Xhorxhita Vlad, prej sot deri më 4 shtator, ndodhet për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në takimin zyrtar midis Shefit të Shtatmadhorisë, gjeneral major Sashko Lafçiski dhe gjeneral Vladit, u konfirmua bashkëpunimi midis dy armatave, i cili gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti është vlerësuar si jashtëzakonisht i mirë dhe në nivel të lartë. U theksua veçanërisht bashkëpunimi i suksesshëm në fushën e trajnimeve dhe ushtrimeve të kryera në kuadër të iniciativës B-9, si dhe në…

