Author: almakos

Disa kërkime thuhet se kanë sjellë deri te një material revolucionar që mund të “furnizojë me energji” orët inteligjente pa nevojën e karikimit. Shkencëtarët e Universitetit të Pekinit kanë zhvilluar një material elastik, i ngjashëm me një shirit gome, i cili ka potencialin të shndërrojë nxehtësinë në energji elektrike. Ky zbulim mund të ndryshojë mënyrën se si përdorim teknologjinë e veshshme dhe pajisjet elektronike. Materiali i ri shfrytëzon diferencën e temperaturës midis trupit njerëzor, që është rreth 37°C, dhe ambientit, i cili varion nga 20 deri në 30°C. Kjo karakteristikë e veçantë e tij e bën atë të aftë për…

Lexo më Shumë

Partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një komunikate ka reaguar lidhur me aktin dhe retorikën skandaloze të tifo grupit “Çkembari” ndaj flamurit kombëtar. Reagimi i plotë i BDI-së: Sulmi i turpshëm në Manastir ndaj një qytetari shqiptar me shtetësi suedeze, vetëm pse mbante një bluzë me shqiponjë, dhe deklaratat skandaloze të një grupi tifozësh të quajtur “Çkembari” që fyejnë flamurin tonë kombëtar, janë dëshmi e qartë se nacionalizmi dhe urrejtja ndëretnike po ushqehen përditë nga partitë në pushtet dhe nga vetë kreu shtetëror. Kur në stadiume dhe tribuna publike, në praninë e udhëheqësve të shtetit, dëgjohen thirrje…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gimaj në Shkodër, ku ka mbetur i lënduar një persona. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me iniciale  A. B., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin pasi makina ka pësuar defekt dhe për pasojë është përmbysur. Nga aksidenti mësohet se është dëmtuar pasagjeri, shtetasi me iniciale M. N., i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në fshatin Gimaj, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, pasi automjeti ka pësuar defekt. Për pasojë automjeti…

Lexo më Shumë

Gjykata themelore penale në Shkup sot solli vendim, me të cilin Sulejman Lamallari është dënuar me dy vjet burg për “dhunë ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska”. Siç u konfirmua nga gjykata, në dënimin e shqiptuar do të konsiderohet dhe koha në të cilën i akuzuari ka kaluar në paraburgim. Rasti ka të bëjë me incidentin e 11 korrikut të vitit 2025, kur Arsovska ishte në terren me nëpunësit e autorizuar pas një raportimi për ndërtim të paligjshëm. Sipas aktakuzës së dorëzuar, “Lamallari arriti me trotinet elektrik dhe e sulmoi kryetaren e Qytetit fizikisht dhe verbalisht, duke i…

Lexo më Shumë

Kolegji Zgjedhor cakton datën për shqyrtimin e padisë së koalicionit opozitar PD-ADSHM për rezultatin e Zgjedhjeve të 11 majit dhe kërkon rrëzimin e KQZ dhe vendimit të Komisionit Rregullator të 28 gushtit që certifikoi rezultatet e zgjedhjeve. Pas padisë së opozitës, është hedhur shorti dhe caktuar trupa gjykuese në Apelin Administrativ, e përbërë nga 5 gjyqtarë. Konkretisht Lutfije Celami si relatorë, Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza si anëtarë. Data për shqyrtimin e padisë është caktuar 4 shtatori, në orën 10:00 të paradites, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit. Njoftimi i plotë i Gjykatës Administrative të…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, për të diskutuar mbi situatën aktuale të sigurisë në vend. Ky takim vjen në një moment kritik, ku stabiliteti dhe paqja janë më të nevojshme se kurrë për qytetarët e Kosovës. Takimi u zhvillua si pjesë e kontakteve të rregullta ndërinstitucionale, por gjithashtu shënon një moment të veçantë për gjeneralmajor Barduani, i cili po përfundon mandatin e tij në krye të KFOR-it. Ky kontekst i jep rëndësi të veçantë bisedimeve, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm për ruajtjen e sigurisë. Osmani shprehu mirënjohje…

Lexo më Shumë

Miklovan Danaj, 30 vjeç, nga Shkodra, dyshohet se është ekzekutuar si pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale të përfshira në trafikun e kokainës, raporton gazetarja Klodiana Lala. Ndërkohë dyshohet se trupi i pajetë që u gjet ditën e djeshme në zonën e Marbellës në Spanjë dyshohet se i përket pikërisht Dakajt, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej datës 12 maj të këtij viti, pas një denoncimi të bërë nga bashkëshortja e tij. Për të konfirmuar identitetin e viktimës, autoritetet spanjolle kanë marrë mostrat e ADN-së së vajzës së mitur dhe vëllait të Dakajt, të cilat do të krahasohen…

Lexo më Shumë

Vijon lista e ish-të përndjekurve politikë që duhet të plotësojnë dosjen për të tërhequr paratë e dëmshpërblimit. Vendimi është marrë në javën e fundit të muajit gusht dhe përfituesit kanë tre muaj afat për të dorëzuar paketën e plotë të dokumenteve (sipas tabelës përbri). Vendimi në fjalë u dedikohet subjekteve jo parësore, pra trashëgimtarëve të ish-të dënuarve politikë që përfshijnë dëshminë e trashëgimisë ligjore, certifikatën e vdekjes së ish-të dënuarit dhe të trashëgimtarëve të radhës së parë që nuk jetojnë më, certifikatën e trungut familjar, numrin e llogarisë bankare dhe një dokument identifikimi të vlefshëm. Në rastet kur trashëgimtari i radhës së…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk është një parti e reformuar, por një grupacion që manipulon ndjenjat kombëtare dhe aspiratat evropiane të shqiptarëve, për interesa të ngushta partiake dhe personale. Kështu deklaroi sot në një konferencë për media deputetja e koalicionit VLEN, Merita Kollçi Koxhaxhiku. Ajo kritikoi ashpër deklaratat e fundit të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili pranoi se ka pasur takime me ish-kryeministrin e arratisur Nikola Gruevski në Budapest. “Këto ditë jemi dëshmitarë të një rrëfimi skandaloz nga Bujar Osmani – një njeri që për më shumë se dy dekada ka keqpërdorur besimin e shqiptarëve.…

Lexo më Shumë

Itali- Karabinierët në Peruxhia arrestuan dy shqiptarë, të moshës 19 dhe 36 vjeç, kurse një i tretë u shpall në kërkim, pasi mundi t’i shpëtonte prangave. Operacioni u krye në zonën e Castel del Piano dhe San Sisto, në Itali. Bastisja e parë përfshiu 36-vjeçarin, i cili u ndalua në makinën e tij së bashku me 21-vjeçarin, i cili arriti që të ikte me vrap. 36-vjeçarit iu gjetën disa doza kokaine në trup, me peshë 5 gramë dhe kontrolli u shtri në banesën e tij. Por sapo mbërritën aty, karabinierët panë një të ri 19-vjeçar që fluturoi nga dritarja e shtëpisë,…

Lexo më Shumë

Gjykimi për lëndën “Aditiv” për keqpërdorim në kompaninë shtetëore EMV dhe tenderë fiktivë në vlerë prej miliona eurove, vazhdon sot në sallën gjyqësore të INP Idrizovë. Gjykimi, fillimisht, duhet të vazhdonte më 21 gusht, por është shtyrë për sot. Shkak për shtyrjen, siç kumtoi Gjykta themelore penale Shkup, ishte miratimi i aktakuzës kundër B.N., si vazhdim i hetimit, si dhe propozimi për bashkim të aktakuzave. “Duke pasur parasysh aktakuzën me KOK OOA 47/25, që paraqet vazhdim të hetimit për lëndën konkrete, ishte miratuar dhe dërguar në këshillin gjyqësor gjatë ditës së sotme, siç edhe informuam në kumtesën e kaluar, ndërkaq…

Lexo më Shumë