Author: almakos

Pas dy vitesh në arrati, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë Besmir Ajazi, 26 vjeç, lindur në Kuçovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje. “Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke, si dhe u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, B. A., 26 vjeç, i lindur në Kuçovë”, njoftuan blutë. Gjykata e Beratit, me një vendim të vitit 2023, ka caktuar ndaj Besmir Ajazit masën e sigurisë “Arrest…

Lexo më Shumë

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë dhe pjesë e grupit kriminal që vepronte në Lushnjë, ka treguar para togave të zeza të GJKKO-së detaje tronditëse nga një ngjarje që lidhet me vendosjen e tritolit në banesën e Bujar Turkut, për shkak të dyshimeve se kishte strehuar nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti. “Nuk plasi, e lamë ashtu në vendngjarje dhe ikëm”, theksoi i bashkëpunëtori i drejtësisë. Artan Tafani ka rrëfyer se automjetet që përdornin i mbanin në emër të të dashurave të tyre. Gjithashtu tregoi para togave të zeza të GJKKO-së një episod ku duke u hequr si policë dhe nën…

Lexo më Shumë

Platforma inovative hellocare.ai, e themeluar nga sipërmarrësi shqiptar Labinot Bytyqi, ka bërë një hap të madh në arenën globale të teknologjisë mjekësore duke njoftuar një partneritet strategjik me Klinikën prestigjioze Mayo – një nga institucionet më të njohura shëndetësore në botë. Siç bëhet e ditur, ky bashkëpunim synon të avancojë përdorimin e inteligjencës klinike ambientale, një teknologji e gjeneratës së ardhshme që mund të transformojë mënyrën si ofrohet kujdesi spitalor. Me avancimin e përdorimit të AI, hellocare.ai e kthen kujdesin shëndetësor në një proces më të sigurt dhe më efikas, duke ofruar shërbime që janë më të lehta për t’u…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se Qeveria ka ndërmarrë një hap të ri kundër bixhozit online, duke bllokuar 173 faqe të reja interneti që ofronin lojëra fati në mënyrë të paligjshme. Këtyre u shtohen edhe 53 faqe të bllokuara më parë, duke e çuar numrin total të faqeve të ndaluara në 226. “Po i mbyllim dyert për bixhozin online. Po hapim rrugën për një rini të shëndetshme dhe të sigurt,” deklaroi Mexhiti, duke theksuar se kjo masë është realizim i drejtpërdrejtë i njërit prej premtimeve kryesore të koalicionit VLEN para zgjedhjeve. Ai shtoi se ndryshe nga qeveritë e…

Lexo më Shumë

Detaje tronditëse janë zbardhur nga dëshmia e Artan Tafanit në Gjykatën e Posaçme, ku ka rrëfyer të gjithë skemën e atentatit ndaj Albi Bashaliut, i vrarë më 27 dhjetor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit. I penduari i drejtësisë ka deklaruar se vrasja u porosit nga Lorenc Lala, i njohur si Lili, pasi babai i Albi Bashaliut kishte vrarë të atin e tij në burg “Lili është krahu i djathtë i Saimir Taullaut, i ka vrarë vëllain banda e Aldo Bares. E mbante pranë Saimiri. Lili mbante lekët e ktyre, Laertit, Saimirit”, deklaroi ai. Artan Tafani rrëfeu se për vrasjen…

Lexo më Shumë

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, është rrëfyer për të dytën herë në Gjykatën e Posaçme, duke dhënë detaje të reja tronditëse për vrasjen e Albi Bashaliut, ngjarje e ndodhur më 27 dhjetor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Në dëshminë e tij, Tafani ka pohuar se ai dhe bashkëpunëtorët morën 30 mijë euro për të ekzekutuar 35-vjeçarin, shumë të cilën, sipas tij, ua dorëzoi babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu. “Pasi mbaruam punë nuk na ndizej makina. E dogjëm makinën te vendi ku kishim lënë makinën tjetër për të ikur. Fshiva timonin që e kisha prekur. U nisa me…

Lexo më Shumë

Dje në pjesën e Prespës të Parkut kombëtar Galiçica u gjetën një predhë artilerie 75 mm dhe një bombë dore, informuan sot nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Nga atje u bëjnë apel qytetarëve, në rast se gjejnë municione të pashpërthyera, të mos i kapin ato, por thjesht të telefonojnë në numrin e emergjencës 112, në mënyrë që shërbimet të sigurojnë largimin ose neutralizimin e sigurt të tyre. “Kështu do të mbrohen jetët, si dhe ata që gjejnë armë potencialisht të rrezikshme të mbetura nga luftërat e kaluara”, thotë nga DMSH. Ata shtojnë se granatat e gjetura ishin tashmë…

Lexo më Shumë

Një grua shqiptare 41-vjeçare, ka humbur jetën tragjikisht pasi u mbyt në det në plazhin Karon të Phuket, në Tajlandë, pasditen e djeshme, 10 qershor.  Sipas mediave të huaja, shqiptarja është identifikuar si Daniela Idrisi. Ajo kishte hyrë për të notuar në një zonë ku ishin vendosur flamuj të kuq paralajmërues për ndalim noti për shkak të dallgëve të forta dhe erërave të rrezikshme. Pavarësisht paralajmërimeve të shpëtimtarëve dhe sinjalizimeve me bilbil, ajo dhe bashkëshorti i saj me origjinë egjiptiane, Mohammed Abdulkhaliya Hamdi Alsaba, 43 vjeç, ishin futur në det. Shqiptarja së bashku me partnerin e saj, pas një vakti ushqimi, kishin shkuar…

Lexo më Shumë

Bashkëshortja e ish-policit Arbnor Spahiut, Arieta Spahiu, ka bërë një thirrje të fortë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe institucionet përkatëse, duke kërkuar më shumë angazhim për rastin e bashkëshortit të saj që është arrestuar nga Serbia. Arieta Spahiu, në një intervistë për Televizionin Dukagjini, shprehu shqetësimin e saj për heshtjen e gjatë të autoriteteve lidhur me arrestimin e Arbnorit, i cili po akuzohet për “vra*sje të rëndë” në Bansjka. Ajo theksoi se Arbnori, një ish-pjesëtar i forcave të rendit, ka kontribuar për sigurinë e Kosovës për vite me radhë dhe tani ka nevojë për mbështetje. „Arbnori ka nevojë…

Lexo më Shumë

Dy të kërkuar nga drejtësia shqiptare, të akuzuar si pjesëtarë të organizatave kriminale, pritet të ekstradohen nga Dubai ditën e sotme. Raportohet se dy personat që do ekstradohen janë Dashnor Dumani (vëllai i vrasësit me pagesë të kthyer në të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani) dhe Artemis Stafa. Dashnor Dumani është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe akuzohet nga GjKKO për vrasje e vjedhje me armë. Ndërkohë Artemis Stafa akuzohet nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan” “Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për…

Lexo më Shumë

Po shqyrtohen tre propozime të reja në Komisionet Parlamentare që synojnë të përfshihen në Kodin e Punës, me qëllim garantimin e të drejtave fetare për punëmarrësit myslimanë. Këto ndryshime përfshijnë dhënien e dy orëve leje çdo të premte për faljen e xhumasë, lejen për të kryer faljet ditore gjatë orarit të punës, detyrimin për të siguruar ambiente të posaçme faljeje në vendet e punës ku ka mbi 50 punonjës myslimanë. Sipas propozimeve, punëdhënësi do të duhet të respektojë kërkesat e punëmarrësve për kryerjen e riteve fetare, për aq kohë sa kjo nuk pengon zhvillimin normal të punës. Megjithatë, gjatë diskutimeve…

Lexo më Shumë

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në zonën e Perugias, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme kokaine, me vlerë mbi 2.5 milionë euro. Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë shtetasi Antik Ferko, banues në Spello, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të gjerë trafiku të drogës që operon në rajonin e Umbrias. Sipas “Guardia di Finanza”, në makinën e tij u gjetën 24.7 kilogramë kokainë, të ndara në 10 pako dhe të fshehura në ndarje të dyfishta nën dyshemenë e pasme të automjetit. Ndarjet ishin të pajisura me një mekanizëm të sofistikuar për…

Lexo më Shumë