Author: almakos

Maturantët sot do t’i nënshtrohen provimit të dytë ekstern nga matura shtetërore e cila është sipas zgjedhjes së tyre. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP) më së shumti janë paraqitur për testin e gjuhës angleze (13.457 nxënës). 1,246 nxënës kanë aplikuar për testim në matematikë, 73 do të japin në gjuhën gjermane, 24 – gjuhën frënge, 62 – estetikën. Janë shtatë kandidatë për testin e filozofisë, katër për gjuhën ruse dhe tre për gjuhën italiane. Provimi i parë ekstern, i detyrueshëm për të gjithë nxënësit, gjuhë amtare (maqedonase, shqipe, turke, serbe) dhe letërsi, u dha më 31…

Lexo më Shumë

Deputetët e Kosovës për të 30-në herë do të mblidhen sot për konstituimin e Kuvendit. Por, situata politike në vend është bërë një enigmë e vështirë për t’u zgjidhur. Partitë politike janë ‘betonizuar’ në qëndrimet e tyre, duke krijuar një hapësirë të ngushtë për negociatat dhe marrëveshjet e mundshme. Procesi aktual është i bllokuar, kryesisht në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, një pozitë strategjike që mbart peshën e qëndrueshmërisë politike në vend. Lëvizja Vetëvendosje, partia që ka mbështetje të madhe popullore, vazhdon të insistojë për kandidaturën e Albulena Haxhiut në këtë post. Haxhiu, e cila gëzon mbështetje të fortë brenda…

Lexo më Shumë

NIKOLETA KOVAÇI/ Erion Alibej vijon të tronditë në Gjykatën e Posaçme teksa flet për plane, atentate, kamuflime, bashkëpunime e deri në miliona të hedhura për kokën e njëri-tjetrit. Duket se për grupet rivale dy njerëzit më të rëndësishëm për t’u ekzekutuar ishin vetë dëshmitari dhe Talo Çela. Të gjitha palët kishin rënë dakord që këta të dy duheshin vra, ndërkohë mes tyre qëndronte si gjithnjë Nuredin Dumani, ‘kumbari’ i të gjithë vrasësve të vendit. Duke lexuar me kujdes gjithçka rrëfen Alibej vërehet se hakmarrja e tij dukej se nuk do të ndalohej, e jo vetëm me vrasjen e Talos. Ai kërkonte…

Lexo më Shumë

E mërkura do të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm në vendin tonë, me dominim të orëve me diell pothuajse në të gjithë territorin. Vranësira të lehta do të shfaqen në zonat lindore dhe juglindore gjatë pasdites, të cilat mund të shoqërohen me reshje lokale shiu përgjatë relievit malor. Temperaturat pritet të shënojnë vlera relativisht të larta, ku maksimalja në disa zona të ulëta mund të arrijë deri në 36°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriu me një shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe lugina mund të forcohet deri në 10 m/s në intervale të shkurtra.…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 85.2 lekë dhe do shitet me 86.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.5 lekë dhe do shitet me 98.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.8 lekë dhe do shitet me 116.1 lekë.

Lexo më Shumë

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po shfaqin një tendencë ngadalësimi në muajt e parë të këtij viti, duke reflektuar indirekt se valës së re të emigracionit po i vjen kulmi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 251 milionë euro në janar-mars 2025, me një rritje prej 3.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është niveli më i ulët i rritjes, që nga viti 2020. Në tremujorin e parë 2024, paratë që emigrantët sjellin në shtëpi ishin…

Lexo më Shumë

Shërbimi i famshëm i ChatGPT nga OpenAI po përballet me një krizë të dukshme pasi qindra përdorues po raportojnë “mesazhe gabimi” dhe probleme me performancën. Një alarm i dukshëm u ngjall mëngjesin e së martës, kur Downdetector filloi të regjistrojë një numër të lartë të ankesave nga përdoruesit anembanë botës. Pronësia e platformës, që ofron biseda inteligjente dhe ndihmë për një sërë aplikacionesh, vuri re se çështjet filluan rreth orës 3 të mëngjesit ET, me shumë rajone që u prekën nga mungesa e funksionit. FAQ-ja e statusit të OpenAI konfirmoi se një numër i konsiderueshëm i përdoruesve filluan të përjetonin…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski thotë se është vazhdimisht në komunikim me prindërit, por se nuk dëshiron ta përdorë këtë për PR dhe shfrytëzim mediatik, duke zbuluar se tashmë ka qenë në Koçan, ku është takuar me disa nga prindërit e viktimave në diskotekën “Puls”. “Ajo që mund të bëj si ministër dhe ajo që jam i detyruar ta bëj, do ta bëj, por nuk do të përfitoj nga kjo në media. Pati shumë biseda, pati biseda shumë konstruktive me ata prindër”, deklaroi Toshkovski, në një intervistë për RTVM. Duke folur për zjarrin në diskoteken e Koçanit, Toshkovski…

Lexo më Shumë

Është mbyllur në orët e mbrëmjes së të martës dëshmia e 43-vjeçarit shqiptar, babai i foshnjës 5 muajshe që humbi jetën në ishullin e Parosit. Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik grek dhe komunitetin lokal. Prokuroria greke ka ngritur akuza ndaj prindërve për veprën penale “ekspozim i fëmijës që solli vdekjen”, megjithatë babai është lënë i lirë, me kushtin e vetëm që t’i ndalohet dalja jashtë Greqisë, sipas deklaratës së avokatit mbrojtës, Konstantinos Dokimakis. Sipas burimeve hetimore, është përjashtuar mundësia e një krimi me dashje, ndërsa dyshohet fort se fëmija ka humbur jetën për shkak të ekspozimit të zgjatur në…

Lexo më Shumë

Elona Gjebrea, ka folur në emisionin “Log.” në News24 për sfidat demografike që po përjeton Shqipëria, duke theksuar se emigracioni nuk është faktori i vetëm që ndikon në shpopullim. “Në një vend të vogël si Shqipëria, Tirana është joshëse për fuqinë punëtore dhe për mundësitë që ofron, por duhet të mendojmë për politika që nxisin zhvillimin edhe jashtë kryeqytetit,” tha Gjebrea. Ajo përmendi ndikimin që kanë pasur zhvillimet e reja në turizëm dhe infrastrukturë, duke theksuar se këto faktorë mund të ndihmojnë në zhvendosjen e vëmendjes nga Tirana dhe në përmirësimin e shpërndarjes së popullsisë. Sipas saj, politika të tilla…

Lexo më Shumë

Emisioni investigativ “Në Shënjestër” ka publikuar detaje nga dosja hetimore ku zbulohet roli i Voltan Xhanit, një nga djemtë e Petrit Xhani, personi me të cilin kishte konflikt të vjetër biznesmeni i ekzekutuar në janar të këtij viti Bujar Nasufi. Sipas të dhënave të grupit hetimor, Voltan Xhani është një nga personat e dyshuar se ka siguruar kushtet për të ekzekutuar në Shkodër, Elis Rroshkodolin, hetime të cilat sot i ka marrë në duar SPAK. Ku menjehërë pasi Forcat Operacionale arrestuan në Gjirin e Lalzit, Voltan Xhanin, Prokuroria Shkodër, ia kaloi çështjen Prokurorisë së Posaçme pasi ka zbuluar se atentati…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se shumica e eurodeputetëve, mbi të gjitha ata që qëndrojnë për vlerat e vërteta evropiane, i dhanë një shans Propozim-raportit për vendin, votimi i të cilit Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) më 4 qershor u prolongoi për më 24 qershor. Nëse nuk votohet edhe atëherë, theksoi Mickoski, atëherë qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk bëhet fjalë për vendosjen e disa qindra qytetarëve me vetëdije bullgare në Kushtetutë, por se problemi është identiteti i veçantë maqedonas dhe gjuha maqedonase. “Shumica e eurodeputetëve, ata që me të vërtetë përfaqësojnë…

Lexo më Shumë