Author: almakos

Alenaca për Shqiptart e Arben Taravarit akuzon se deklaratat e fundit të zëvendëskryeministrit Arben Fetai lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë përbëjnë një tjetër tentativë për të justifikuar paaftësinë dhe dështimet e qeverisë aktuale në raport me të drejtat e shqiptarëve. “Të thuash se “propozimi ka qenë që në kohën e qeverisë së kaluar”, ndërkohë që sot jeni ju ata që mbani pushtetin ekzekutiv, është jo vetëm shmangie nga përgjegjësia, por edhe një përpjekje për të relativizuar fajin tuaj politik. Kjo çështje nuk është temë për kalkulime politike apo për të ndërtuar skenarë destabilizimi, siç tentoi ta paraqesë z.…

Lexo më Shumë

Policia ka vendosur në pranga një 23-vjeçare, e cila në bashkëpunim me një 29-vjeçar, grabitën nën kërcënimin e armës shoferin e një taksi dhe punonjësin e një karburanti. 23-vjeçarja nga Kruja dhe i shpalluri në kërkim me iniciale E. N., banues në Mamurras (i shpallur në kërkim), më 30 maj 2025, në fshatin Fushë Mamurras, i kanë vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë ku ishte pasagjere e reja duke e kërcënuar me armë. Gjithashtu më datë 10 Maj dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe në…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Kombeve të Bashkuara votuan me shumicë dërrmuese për një rezolutë që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe akses të pakufizuar për të shpërndarë ushqimin e nevojshëm urgjentisht për dy milionë palestinezë që jetojnë në kushte të tmerrshme për shkak të agresionit izraelit, raportoi gazeta pariziene “Le Monde”. Votimi në Asamblenë e Përgjithshme me 193 anëtarë përfundoi me 149 vota “pro”, 12 “kundër” dhe 19 abstenime, përfshirë Maqedoninë e Veriut, e cila, së bashku me Shqipërinë, ishin të vetmit vend në rajon që nuk votuan “pro” rezolutës. Rezultati…

Lexo më Shumë

Femrat shqiptare kryesojnë në botë për nivelin e lartë të barazisë në paga me meshkujt. Renditja është bërë nga Forumi Ekonomik Global, në kuadër të raportit për barazinë gjinore të vitit 2025. Shqipëria renditet e para në botë për nën-treguesin “Barazia në paga për punë të ngjashme”, që është pjesë e tregtuesi “Pjesëmarrja Ekonomike dhe Mundësitë”, një prej katër grupeve kryesore që matin indeksin e barazisë gjinore, së bashku me “Arsimin”, “Shëndetin dhe Mbrojtjen”, dhe “Fuqizimin Politik”. Sipas raportit, Shqipëria mbyll 93.1% të hendekut gjinor për barazinë në paga, që do të thotë se gratë marrin mesatarisht 93.1% të asaj…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut sot i shprehu ngushëllime Indisë me rastin e tragjedisë së madhe në aeroportin e qytetit Ahmedabadi, ku mbi 130 persona humbën jetën në një aksident ajror. “Me trishtim të thellë mbajmë zi për aksidentin tragjik të fluturimit AI171 të Air India nga Ahmedabad në Londër. I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta Qeverisë së Indisë, Ministrit të Punëve të Jashtme, S. Jaishankar, si dhe familjeve dhe të dashurve të të gjithë atyre që u prekën nga kjo ngjarje e dhimbshme dhe tragjike”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të MPJ-së. MARKETING

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 43 vjeçar është rrëzuar në banesë ndërsa ka humbur jetën. Ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes por e ka konstatuar pa shenja jete. Trupi ndodhet në morg për ekspertizën mjeko ligjore ndërsa policia po merr në pyetje familjarët për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Një ndërprerje e madhe teknologjike ka goditur disa nga platformat më të përdorura në botë, duke përfshirë Google, Discord, Spotify, Amazon, Snapchat dhe të tjera. Përdorues nga vende të ndryshme të botës kanë raportuar probleme serioze në qasjen ose funksionimin e shërbimeve që ofrohen nga këto kompani. Ndërprerjet kanë shkaktuar shqetësim të gjerë, dhe ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të ketë pasoja të gjera për shumë përdorues dhe biznese. Raportet fillestare tregojnë se shumë përdorues nuk janë në gjendje të kryejnë kërkime në Google, të komunikojnë përmes Discord, të dëgjojnë muzikë në Spotify, të blejnë në Amazon ose të përdorin…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Montrealit, Kanada, ku një nënë 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar kanë humbur jetën tragjikisht në një pishinë private. Viktimat janë identifikuar si Elzina Halit Ramosaj dhe djali i saj i vogël, Eloni. Lajmi e konfirmuar vet kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht në pishinën e shtëpisë ku jetonte familja. E ëma ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht të dy kanë humbur jetën. Autoritetet kanadeze kanë konfirmuar vdekjen e nënës dhe fëmijës në vendin e ngjarjes.…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e trishtë ka tronditur Deçanin, ku një nënë e re bashkë me djalin e saj humbën jetën në një incident tragjik në Kanada. Dyshohet se ata u mbytën në pishinën e shtëpisë së tyre, një skenë që lë të gjithëve me zemër të thyer. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, shpalli lajmin e dhimbshëm për vdekjen e Elzinës dhe Elonit, duke shprehur trishtimin e tij të thellë për humbjen e papritur. “Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjes sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe djalit tënd Elon,” deklaroi Ramosaj, duke theksuar pasojat emocionale…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë. Burime për News 24 bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona nga një familje, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Për arsye ende të paditura automjeti i përfshirë në aksident ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fushë-Gjorem, ndërsa të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër do të presë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijarto, i cili po vjen për një vizitë pune në Maqedoni, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Fokusi i bisedimeve do të jetë në mundësitë për promovimin e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve, të cilat kanë arritur bashkëpunim intensiv dhe të frytshëm në periudhën e kaluar, si dhe miqësinë tredekadëshe dhe rritjen e vazhdueshme të shkëmbimit tregtar”, njoftojnë nga MPJ. Në kuadër të vizitës, pritet nënshkrimi i: një marrëveshjeje për bashkëpunim strategjik midis Qeverisë së…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Kanada. Mësohet se një 34-vjeçare nga Deçani dhe i biri i saj 3-vjeç kanë humbur jetën në një pishinë në Kanada. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ai ka thënë për mediat në Kosovë se dyshimet janë që fëmija ka rënë në pishinën e shtëpisë ku ka jetuar familja, dhe më pas e ëma nuk ka arritur ta shpëtojë dhe të dy për fat të keq kanë humbur jetën.

Lexo më Shumë