Një 32-vjeçar nga Tetova është arrestuar në Durrës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Ermir Sadiki kërkohet nga drejtësia në Maqedoninë e Veriut, pasi është dënuar nga Gjykata e Tetovës me 12 vite burg, për vjedhje me dhunë. Në shkurtin e 2023-shit, Sadiki ka hyrë në një banesë gjatë natës në fshatin Prshovcë të Tetovës duke sulmuar fizikisht të zotin e shtëpisë dhe duke i marrë një shumë parash. Sakaq, vijojnë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi në kuadër të rrjetit ENFAST, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve…
Author: almakos
Presidenti PL-Së, Ilir Meta, kërkon të lirohet nga burgu, pas më shumë se 8 muajsh i ndaluar në masën e arrestit me burg. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka dorëzuar në GJKKO një kërkesë zyrtare për zëvendësimin e masës së sigurisë. “Verifikimi kushteve të masës sigurimit personal të arrestit me burg për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” “Fallsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” Pastrimit produkteve te veprës penale Zevendësimin e masës sigurimit personal të arrestit me burg, në një masë tjetër nga ato që parashikon kodi procedurës penale”, shkruhet në…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se nesër fillojnë regjistrimet nëpër shkollat e mesme për vitin shkollor 2025-2026. Regjistrimi është elektronik dhe realizohet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë e tyre personale të përdoruesit në schools.mk. Paraqitja e parë e regjistrimit zgjat prej më 14 deri më 17 qershor, ndërsa paraqitja e dytë është më 30 qershor. Rang- listat përfundimtare pas dy paraqitjeve, shkollat do t’i shpallin më 2 korrik. Ashtu sikurse gjatë viteve të kaluara shkollore, nxënësit do të duhet të dorëzojnë dokumente në letër në shkolla ndërsa po bëhen përpjekje nga viti i ardhshëm procesi të…
Lek Ndreshaj, me banim në Torovicë të Lezhës, prej 4 ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. 78-vjeçari mësohet se në datën 9 qershor ka marrë pjesë në një varrim në Malësinë e Madhe dhe prej orës 13:07 minuta të asaj dite nuk është parë më. Djali i tij, Gëzim Leka ka ngritur alarmin për humbjen e të atit, teksa shprehet se i moshuari nuk ka pasur probleme me askënd. Raportohet se gjatë varrimit ka shfaqur shenja lodhje, ndërsa sjellja e tij ka qenë normale. Sipas të afërmeve të tij, gjithashtu se nuk ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Djali i…
ASH e Taravarit i është kundërpërgjigjur VLEN-it duke e akuzuar për propagandë dhe përpjekje për të larguar vëmendjen nga dështimet politike e administrative. Sipas ASH, punësimet në Drejtorinë e Librave Amë po paraqiten në mënyrë të ekzagjeruar, ndërkohë që në institucione të tjera vazhdon, sipas tyre, diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve, raporton SHENJA. Ndiqni të plotë reagimin e ASH-së: Me pompozitet dhe për të larguar vëmendjen nga dështimet e mëdha politike dhe administrative, koalicioni VLEN njoftoi për disa punësime në Drejtorinë e Librave Amë. Këto lajme serviren si suksese për të mbuluar realitetin e hidhur në terren: diskriminimin sistematik dhe spastrimin…
SPAK do të raportojë sot (13 Maj) në GJKKO lidhur me ecurinë e hetimeve dy mujore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Prokuroria e Posaçme do të raportojë në orën 12:30, ndërkohë kjo është hera e dytë që paraqet një raport të detajuar mbi dosjen për të cilën Erion Veliaj po hetohet. Në raport do të pasqyrohen të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë dy muajve të fundit lidhur me kryebashkiakun, i cili ndodhej në qeli prej datës 10 shkurt nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Në përfundim të raportimit, SPAK pritet të shprehet nëse masa e sigurisë “arrest me…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shënoi 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës duke theksuar se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s ishin ata që e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë, duke sjellë dritë pas një periudhe të errët. Kjo ditë historike shënoi një rikthim të lirisë që e kishte pritur me padurim populli shqiptar. Disa dekada përpara, Kosova ishte në mesin e një krize të thellë, ku dhuna dhe lufta kishin lënë pasoja të papara. Tani, pas 26 vitesh, Osmani ka theksuar se kjo histori e çlirimit është një testament i forcës dhe qëndresës…
10:53 – 13.06.25 gsh Togat e zeza të Apelit të Posaçëm kanë vendosur të rrëzojnë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bixhdilit për t’u shfaqur në seancë pamjet filmike nga kompleksi “Golden Resort” i Altin Hajrit ku u filmua për herë të fundit trupi i Jan Prengës. Sipas SPAK, trupi i 49-vjeçarit që u rrëmbye 5 vite në parë në Kamzë dhe u zhduk pa asnjë gjurmë, u transportua në garazhin e resortit nga njëra makinë në tjetrën. Prokurori i çështjes pretendon se Fesatim Bexhdili ishte prezent dhe është larguar së bashku me personat e tjerë. Ndërsa avokati Ilir Murati…
Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra 3 punonjës policie të Forcës së Posaçme Shqiponja. Këta policë, më datën 8 maj 2025 kanë dhunuar shoferin e një automjeti, duke e bërë për spital. E.T., D.G., dhe E.N., sipas AMP-së kanë kanë kaluar në veprime arbitrare pasi kanë ndaluar shoferin e makinës, duke e dhunuar, shtetasin R.Z., i cili u dërgua te spitali i Traumës për trajtim mjekësor. Urdhërin për pezullimin nga puna të 3 policëve e dha Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, për veprën penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”. [embedded content]Njoftimi i AMP-së: AMP pezullon…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se sot zyrtarisht do të lëshohet në përdorim rruga magjistrale Ohër – Shën Naum me një gjatësi prej 24,3 kilometrash. “Vlera e projektit për rikonstruksionin e kësaj rruge ishte 11.7 milionë euro. Kjo do të thotë se pas gati 4 dekadash, jo vetëm banorët e Ohrit, por edhe një numër i madh qytetarësh nga i gjithë shteti, si dhe turistë, do të mund të udhëtojnë nga Ohri deri te kompleksi manastiror i Shën Naumit, por edhe deri në Republikën fqinje të Shqipërisë, në aks rrugor të ri. Këto projekte kapitale nuk e përmirësojnë vetëm…
Ish-deputeti Halit Valteri është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meces, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2019 pranë Shkozetit në Durrës, ku mbetën të plagosur Ndoja dhe shoferi i tij Andi Maloku (i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë). Ish-prokurori Ndoja shoqërohej në makinë edhe me Aleksandër Laho, apo i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Valteri, në kohën kur ndodhi atentati, bëri disa deklarata publike, si dhe publikoi pamje që, sipas tij, nxirrnin në pah detaje të rëndësishme për hetimin e atentatit. Videon, ish-deputeti e…
Alenaca për Shqiptart e Arben Taravarit akuzon se deklaratat e fundit të zëvendëskryeministrit Arben Fetai lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë përbëjnë një tjetër tentativë për të justifikuar paaftësinë dhe dështimet e qeverisë aktuale në raport me të drejtat e shqiptarëve. “Të thuash se “propozimi ka qenë që në kohën e qeverisë së kaluar”, ndërkohë që sot jeni ju ata që mbani pushtetin ekzekutiv, është jo vetëm shmangie nga përgjegjësia, por edhe një përpjekje për të relativizuar fajin tuaj politik. Kjo çështje nuk është temë për kalkulime politike apo për të ndërtuar skenarë destabilizimi, siç tentoi ta paraqesë z.…

