Author: almakos

EMISIONI VETTING Çdo skandal i zbuluar është një hap drejt llogaridhënies dhe transparencës. Largimi i gazetarëve të News24 nga forcat e shtetit është një pasqyrë e marrëdhënies së vështirë mes pushtetit dhe medias. 9 gushti 2025. Ora 07:00 e mëngjesit. Në zemër të kryeqytetit, një media kombëtare, më e madhja informative në vend, u mbyll dhunshëm nga shteti shqiptar, që aspiron për t’u futur në Bashkimin Europian. [embedded content] Gazetarët e News24 u nxorën jashtë si armiq, ndërsa policia dhe ushtria rrethuan godinën e tyre të punës. Në zyrat e braktisura mbetën kompjuterë, dosje hetimore dhe kujtimet e një redaksie që për 25…

Lexo më Shumë

Pas një periudhe tensioni politik, Lëvizja Vetëvendosje po përgatitet për një mbledhje të rëndësishme të Këshillit të Përgjithshëm, e cila do të mbahet të dielën. Ky takim do të vendosë për kandidatin e ri për kryeministër, një hap kyç në formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është gjithashtu kryeministër në detyrë, ka konfirmuar se mbledhja do të zhvillohet siç është planifikuar. Ai theksoi se vendimet do të merren pas diskutimeve të thella brenda partisë, duke u përqendruar në nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve. Kurti, në përgjigje të pyetjeve nga gazetarët,…

Lexo më Shumë

Në një situatë të papritur, Policia kufitare e Kosovës ka ndaluar një shtetas serb dhe një franceze në afërsi të kompleksit të dëshmorëve të UÇK-së në Koshare. Ky incident ka ngjallur shqetësim dhe kuriozitet mes banorëve dhe autoriteteve, duke e bërë këtë rast një temë diskutimi të nxehtë. Kosharja, një zonë me histori të pasur dhe ngjarje të rëndësishme gjatë luftës, vazhdon të tërheqë vëmendjen e shtetasve serbë, të cilët shpesh vizitojnë këtë vend. Pavarësisht se ndodhet në kufi me Shqipërinë, kjo zonë mbetet një destinacion i lakmuar për ata që kanë lidhje me të kaluarën e saj të trazuar.…

Lexo më Shumë

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar dosjen me hetimet ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. McGonigal është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së mbi të cilin rëndojnë dy akuza, mes të tjerash, për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan. Në konkluzionet e dosjes hetimore të publikuar nga DASH thuhet se: “Veprimet e McGonigal, ndërsa shërbente si zyrtar i lartë i FBI-së i ngarkuar me mbikëqyrjen e çështjeve të ndjeshme të kundërzbulimit dhe kriminalitetit, ishin të…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikave ka informuar sot se prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur për 3,4 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, rritje më e lartë është vërejtur në sektorët: Ndërtimtari nga 7,3 për qind, Tregti me shumicë dhe pakicë: riparim i automjeteve dhe motoçikletave: Transport dhe magazinim: Aktivitete akomodimi dhe shërbimi ushqimor nga 6,0 për qind dhe Miniera dhe gurore; Prodhim industrial: Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar; Furnizim me ujë; trajtim i ujërave të zeza, menaxhim…

Lexo më Shumë

Pas akuzave të “takimit” mes Bujar Osmanit dhe Nikolla Gruevskit në Hungari, sot nga partia e Ali Ahmetit – BDI, kanë pyetur lidhur me një takim eventual në muajin shkurt mes zv.kryeministrit Izet Mexhiti dhe Aleksandar Vulin në Kumanovë. Nga BDI thonë që takimi mes Mexhitit dhe Vulin, ka ndodhur në kabinetin e kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ku prezent ka qenë edhe zëvendëskryeminstri serb i qeverisë së RMV-së, Ivan Stoikoliç, ndërsa temë e bisedës mes tyre ka qenë investimi serb “Bitolska Banka” në vend. Kumtesa e plotë e BDI-së: A ka pasur në shkurt 2025 në Kumanovë një takim…

Lexo më Shumë

Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, ka dënuar sulmin verbal që mbrëmë ka ndodhur ndaj dy të rinjve shqiptarë në Tetovë. Sipas Llogës, kjo që ndodh në këtë shtet nga kjo qeveri, është e papranueshme dhe më e rrezikshme se vet dhuna. Postimi i plotë i Krenar Llogës nga ASH: Kjo që ndodh nuk mund të bëhet normalitet në Maqedoni.Dhuna fizike dhe verbale kundër shqiptarëve po instalohet nga shkallët e sallave dhe stadiumeve në rrugë e sheshe. Fryma e qeverisë dhe pandëshkueshmëria e këtyre ndodhive është akoma më e rrezikshme se vetë dhuna. Si prind, ndjej…

Lexo më Shumë

Kur teknologjia bëhet aleate në luftën kundër krimit, historia e Daniel Scott është një shembull i shkëlqyer. Ai arriti të rikuperojë valixhen e tij të vjedhur falë një pajisjeje të vogël, AirTag, që ofron një ndihmë të jashtëzakonshme në situata të tilla. Por si ndodhi e gjithë kjo? Daniel Scott, një banor i Salt Lake City, kishte planifikuar një fluturim të rëndësishëm për në Los Angeles. Gjatë udhëtimit, ai e kuptoi se valixhja e tij ishte zhdukur. Ky incident e detyroi atë të fillonte një gjueti intensive për të rikuperuar pronën e tij të çmuar. Pasi kaloi disa minuta duke…

Lexo më Shumë

Çështja e dyshimeve për përgjime të kryeministrit Hristijan Mickoski ka vazhduar edhe sot me akuza të ashpra, përplasje dhe debat në mes pushtetit dhe opozitës. Nga LSDM sot kanë deklaruar se arsyetimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare se për deklasifikimin e dokumenteve të klasifikuara duhet vendim gjyqësor është gënjeshtër. Deputetja e kësaj partie Sllavjanka Petrovska shpalosi disa nene të ligjit për dokumentet e klasifikuara për të cilat tha se sipas tyre ASK-ja është institucioni i vetëm i cili ka të drejtë t’i deklasifikojë informacionet e klasifikuara sepse ato i deklasifikon vetë ai që i ka klasifikuar, prandaj siç tha ajo…

Lexo më Shumë

Katërmbëdhjetë vëzhgues të misionit të ODIHR-it do t’i monitorojnë Zgjedhjet Lokale të vitit 2025. Kërkesat e tyre për akreditime për të vëzhguar Zgjedhjet Lokale u miratuan unanimisht nga anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 133-të. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se nesër zyrtarisht do të kenë takimin e parë me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-it, me ç’rast zyrtarisht do të fillojnë punën e tyre. “Informojmë publikun se nga nesër  zyrtarisht do të kemi takim me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-it dhe duke filluar nga nesër do të fillojë puna e tyre…

Lexo më Shumë

Me tone të ashpra dhe akuza të drejtpërdrejta, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka sulmuar sot politikisht Izet Mexhitin, duke e cilësuar si simbol të korrupsionit, nepotizmit dhe tradhtisë politike gjatë dy dekadave të fundit në Komunën e Çairit. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i BDI-së, Bekim Berisha, deklaroi se Izet Mexhiti ka keqpërdorur pushtetin lokal për përfitime personale dhe familjare, duke e kthyer Çairin në një shembull të mjerimit urban dhe administrativ. “Izet Mexhiti për 20 vite e përdori Çairin si bankomat personal dhe trampolinë për pushtet. Tenderë të manipuluar, kontrata me firma të lidhura me familjarët dhe…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj incidentit të ndodhur në Tetovë, ku dy nxënës shqiptarë u sulmuan nga persona të lidhur me tifogrupin “Vojvodët”. Në një deklaratë publike, VLEN e cilësoi rastin si një përpjekje të rrezikshme për të ringjallur tensionet ndëretnike në prag të zgjedhjeve. “Rastet e tilla janë kujtim i keq nga e kaluara që po ringjallen para zgjedhjeve dhe po keqpërdoren për të nxitur tensione ndëretnike,” thuhet në reagimin e tyre. VLEN përshëndeti reagimin e shpejtë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, që identifikoi dhe arrestoi disa nga të dyshuarit brenda një kohe të shkurtër.…

Lexo më Shumë